VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Haradinaj thotë se për 90 ditë do ta integronte Mitrovicën
E Hënë, 02.09.2009, 11:49am (GMT1)

QIK - Nën qeverisjen Haradinaj për 90 ditë do të ndodh integrimi i qytetit të ndarë të Mitrovicë dhe kthimi i rendit dhe ligjit atje, është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj këto komente i bëri gjatë një tubimi me banorët e fshatit Vllahi, në veri të Mitrovicës, ku edhe një herë kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në këtë vit. "Me qeverisjen Haradinaj që unë ia ofroj Kosovës, do të dihen bartësit dhe kam thënë se në periudhën 90 ditore do të ndodhë integrimi i veriut. Kushdo që më kritikon se kjo është pak dëshirë, ju them se ata nuk e kanë matur kohën kohën për ta analizuar veriun, ata flasin me bindje pa i njohtë rrethanat, pa e njohtë realitetin", tha Haradinaj. Sipas bindjes së Haradinajt, nuk janë të nevojshme as 90 ditë. "Ne me shpalljen e vetes shtet, me njohjet e fuqishme që kemi marrë, me kushtetutën që u njeh të drejtave serbëve, edhe atyre në veri ne kemi fituar të drejtën të vendosim rendin dhe ligjin në veri. Tjetër është që nuk e vendosim vetë", theksoi Haradinaj. Voal-online.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.