VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KQZ shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë
E Hënë, 02.01.2010, 11:16am (GMT1)

 

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar pas mesnatës rezultatet paraprake të zgjedhjeve për dy komuna të Kosovës, ku dje u mbajtën për të tretën herë me radhë votimet për postet e kryetarëve. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Demokratike e kryeministrit Hashim Thaçi ka fituar në të dyja komuna kundrejt Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh partnere e saj në koalicionin qeverisës.

 

Kanddiati i Partisë Demokratike në Prizren, ka fituar 53.2 për qind të votave, ndërsa ai në Lipjan 53.7 për qind të votave. Ende nuk janë numëruar edhe të ështëquajturat vota me kusht, por duket se ato nuk do të mund të ushtrojnë ndikim në rezultatin përfundimtar. Zgjedhjet e djeshme në këto dy komuna kaluan pa incidente të mëdha dhe me një pjesëmarrje të konsiderueshme të votuesve.

 

Votimet në Prizren dhe Lipjan u përsëritën për shkak të paregullsive të shfaqura në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 13 dhjetor të vitit të kaluar. Por, votimet e djeshme nuk e kanë përmbyllur ende procesin e zgjedhjeve për pushtetin lokal. Ende nuk është marrë ndonjë vendim për komunën e Gjilanit, nëse do të ketë apo jo rivotim, ndërsa brenda 45 ditësh zgjedhjet duhet të mbahen në komunën e Istogut në Kosovën perëndimore, meqenëse kryetari i kësaj komune Fadil Ferati ndërroi jetë dy ditë me parë.

(http://www.vaonews.com)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.