VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shqipëria thotë se nënshkrimi i një marrëveshjeje me Greqinë ka priroritet
E Hënë, 02.01.2010, 04:23pm (GMT1)

 

 

Shqipëria thotë se nenshkrimi i një marrëveshje detare me Greqinë fqinje është prioritet dhe një hap përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

Zyrtarët shqiptarë folën të dielën, ditë pasi Gjykata Kushtetuese anuloi marrëveshjen e një viti më parë me Greqinë që përcaktonte territoret në detin Jon.

 

Gjykata vendosi që marrëveshja binte dnesh me procedurat liigjire dhe një traktat të vitit 1982 të Kombeve të Bashkuara. Ende nuk ka publikuar arsyet për vendimin e saj.

 

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ilir Meta tha se qeveria e respekton vendimin e gjykatës edhe nëse nuk është dakord me të. Por ai theksoi se Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të NATo-s dhe se Greqia ka mbështetur fuqishëm kërkesën shqiptare për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Një zyrtar grek e përshkroi vendim e Shqipërisë si negativ, por tha se Athina nuk ka zgjidhje tjetër përveçse respektimit.

(http://www.voanews.com/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.