E Premte, 03.29.2024, 11:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Presidenti Topi: Kërkohet më shumë nga organet parandaluese të krimit
E Hënë, 02.09.2009, 03:26pm (GMT+1)

Voal-online -Pasi i bëri vizitë në spital anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, Presidenti i Republikës Bamir Topi duke reaguar për ngjarjen e rëndë të agresionit me armë zjarri ndaj gjyqtarit kritikoi organet e policisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror pasi nuk kanë arritur të parandalojnë ngjarjen. "Këto struktura- thuhet në deklaratën e kreut të shtetit- nuk duhet të mjaftohen vetëm me bilance të situatës por të parandalojnë akte të tilla në mënyrë që jeta e gjyqtarëve dhe e gjithë qytetarëve të jetë më e sigurt".

Edhe Kryeministri Berisha dënoi me ashpërsi "aktin e shëmtuar kriminal" të atentatit ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Prof.Dr. Ardian Nuni duke e cilësuar atë edhe si një sulm kriminal kundër drejtësisë. Në një deklaratë për shtyp të kryeministrisë thuhet se "Kryeministri Berisha ka kërkuar nga autoritetet kompetente të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për të gjetur dhe vënë përpara ligjit të autorit të këtij akti tejet kriminal". Kryeministri Berisha vizitoi mbrëmë pas mesnate gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, i cili ndodhet i shtruar në spital Ushtarak. Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha shoqërohej edhe nga Ministria e Shëndetësisë, zonja Anila Godo

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë reagoi duke e dënuar ashpër sulmin agresiv me armë zjarri ndaj njërit prej gjyqtarëve të saj, Ardian Nuni. "Sulmi daj gjyqtarit Nuni, përbën një atentat të rënde jo vetëm kundër Gjykatës së Lartë, por edhe kundër pushtetit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Kjo ngjarje, por edhe disa të tjera që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit ndaj gjyqtarëve, personelit të gjykatave, familjarëve dhe pronës së tyre, përbëjnë një shqetësim të madh jo vetëm për gjyqtarët por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare, e interesuar aq shumë për funksionimin normal të shtetit të së drejtës"- thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga Gjykata e Lartë.
"Duke marre shkas nga kjo ngjarje shume e rende, kerkojme zbatimin me korrektesi dhe pergjegjshmeri te dispozitave ligjore per mbrojtjen dhe garantimin e jetes, shendetit dhe integritetit te gjyqtareve. Prekja e nje gjyqtari perben ne vetvete nje kercenim serioz per shoqerine, rendin, demokracine dhe shtetin e se drejtes. Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kene te qarte se gjykatat jane institucione ne sherbim te qytetareve e te shoqerise. Gjykatat, si institucionet qe japin drejtesi dhe mbrojne te drejtat e paleve ne gjykim nepermjet zbatimit te ligjit, duhet t'u garantohen masa te plota sigurie. Askush nuk duhet te guxoje, te kercenoje jeten apo te denigroje autoritetin dhe integritetin e cdo gjyqtari te Republikes"- vazhdon më tej deklarata.  
Gjyqtarët konstatojnë se sulmi është në vijimësi të fushatës politike dhe mediatike si dhe sulmet ndaj gjyqesorit ne teresi, pervec presionit, të cilat ndikojnë negativisht në deformimin e perceptimit te publikut mbi dhenien e drejtesise dhe gjykatave, dhe njekohesisht nuk i sherbejne ne asnje rast ruajtjes se figures dhe autoritetit te gjyqtarit dhe gjyqesorit.
Më pas gjyqtarët kërkojnë fuqishëm nga organet kompetentet të merren masa të menjëhershme ligjore, institucional, jo vetëm për zbardhjen e ngjarjes dhe venies para përgjegjësisë ligjore të fajtorëve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore në funksion të sigurisë së gjyqtareve dhe te gjykatave, për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. 
"Ngjarje te tilla kerkojne reflektim te thelle nga te gjithe. Nga ana tjeter, garantojme opinionin publik se Gjykata e Larte dhe gjyqtaret ne teresi, do te vazhdojne dhe njekohesisht te thellojne angazhimin e tyre ne te ardhmen, per ushtrimin me korrektesi te misionit te tyre ne dhenien e drejtesise se barabarte dhe per te gjithe, duke zbatuar vetem Kushtetuten dhe ligjin"- mbyllin deklaraten gjyqtaret e Gjykates se Larte. 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), dënoi sot aktin e rëndë kriminal ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, duke e cilësuar ngjarjen si presion që i bëhet jo vetëm individëve të veçantë, por edhe Gjykatave në tërësi.
"Kjo ngjarje është një sinjal që tregon nevojën për të marrë në mbrojtje efektive, sidomos gjyqtarët që ndihen të kërcënuar, për të rritur sigurinë në gjykatat që japin drejtësi dhe në organet e tjera të specializuara në luftën kundër kriminalitetit. Rritja e sigurisë së tyre i shërben rritjes së pavarësisë, forcimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të shtetasve", thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat nga KSHH.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkoi përmes kësaj deklarate nga organet kopetente zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të saj.
Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në hetim atentatin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, i cili mbeti i plagosur pas një sulmi me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.
Ardian Nuni iu nënshtrua sot në mëngjes një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe mjekët konfirmuan për median se gjëndja e tij shëndetësore është e mirë. Fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur organet jetike të gjyqtarit. Ne vendgjarje jane sekuestruar 4 gëzhoja pistolete.
Ende nuk dihen autoret dhe motivet e këtij atentati.  

Sot paradite Kryetarja e Parlamentit Josefina Topalli dhe ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj, dhe ajo e Shëndetësisë Anila Godo vizituan sot paradite gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, i cili ndodhet i shtruar në Spital Ushtarak.
"Një ngjarje të rëndë" e cilësoi kryeparlamentarja Topalli atentatin që iu bë mbrëmë gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni. Një person ende i paidentifikuar qëlloi me pistoletë në drejtim të gjyqtarit sapo ai kishte dalë nga makina pranë hyrjes së pallatit ku banonte në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë.
Ministri i Drejtësisë e cilësoi një ngjarje të shëmtuar dhe që "godet sistemin e drejtësisë".
"Akte të tilla na shqetësojnë dhe janë goditje për sistemin e drejtësisë. Përgjegjësit duhet të dalin sa më shpejt para ligjit"- tha ministri i Drejtësisë Enkeled Alibeaj. Gjyqtari Ardian Nuni është vizituar në Spital Ushtarak edhe nga ministrja e Shëndetësisë Anila Godo. 

Bëhet e ditur se 15 persona janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre mbi ngjarjen, por mes tyre mund të ketë dhe persona të dyshuar si autorë të këtij atentati. Një ekip i specializuar hetimor nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Departamenti i Hetimit të krimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po heton për zbardhjen e ngjarjes. Policia thotë se atentati ndodhi në hyrje të pallatit ku banonte gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Nuni, rreth orës 23. 20 minuta të mbrëmjes së të dielës. Sipas dëshmitarëve, një person i pamaskuar ka pritur në hyrje të pallatit që gjyqtari të zbriste nga makina dhe më pas ka qëllur 2 herë me pistoletë. Mjekët e spitalit Ushtarak thonë se plumbat kanë prekur gjyqtarin në krah dhe shpinë, por nuk kanë prekur organet jetësore.
Gazetari i tv NEWS24 thotë se falë përshkrimeve të dëshmitarëve që kanë parë skenën e atentatit, policia ka arritur të sigurojë një përshkrim të autorit të ngjarjes. Mendohet se në momentin e atentatit autori mund të ketë qenë vetëm, por më pas është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë e Tiranës sqarojnë  detajet e sulmit ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni. Ngjarja ndodhi rreth orës 11.30 minuta të natës së të dielës, në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë ku dhe banonte. Nuni kishte qenë duke zbritur nga makina kur është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.  Dy plumba kanë prekur gjyqtarin Ardian Nuni, një në krah dhe një në këmbë. Menjëherë Nuni është dërguar në spital Ushtarak ku mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën. Një grup specialist të hetimit kanë shkuar në vendngjarje për të mbledhur provat si dhe janë marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë reagoi sot në mëngjes për atentanin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Nuni. Duke e cilësuar Ardian Nuni, si simbol të drejtësisë, Spahiu tha për NEWS24 se "atentati është goditje për drejtësinë". Më pas Spahiu deklaroi se "Mafia po sulmon ashpër gjyqësorin" dhe ka bërë thirrje "Të hiqet dorë nga agresioni ndaj gjyqtarit".

 

Biografia: 

Ardian Nuni, anëtar i Gjykatës së Lartë, ka lindur në Korçë më 01 janar 1969. Është i martuar dhe ka një fëmijë. Është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1991. Në vitin 1997 ka marrë gradën shkencore "Doktor i Shkencave Juridike" dhe në vitin 2004 titullin "Profesor i Asociuar" . Z. Nuni është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Korçë në vitin 1991, ndërsa në vitet 1992-1993 ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe pastaj zëvendëskryetar i Gjykatës së Rrethit Tiranë. Nga viti 1993 deri në vitin 2007 ka qenë pedagog i brendshëm në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku ka ushtruar funksionin e zëvendësdekanit të fakultetit (1993-1996 dhe 2003-2007) dhe funksionin e përgjegjësit të Departamentit të së Drejtës Civile (2002-2007). Z. Nuni ka kryer disa kualifikime pasuniversitare jashtë shtetit në fushën e së drejtës, ka qenë anëtar i senatit të Universitetit të Tiranës dhe i një vargu organizatash të tjera profesionale. Ai është autor dhe bashkautor i disa librave dhe monografive në fushën e të drejtës civile dhe ka dhënë mësim në programe universitare dhe pasuniversitare. Nga viti 1993 deri në vitin 2007 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë dhe nga viti 1998 e në vazhdim është pedagog i jashtëm i Shkollës së Magjistraturës. Me vendimin nr. 48, datë 13.07.2006 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë është emëruar anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, funksion nga i cili u largua me dorëheqje për shkak të emërimit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Me dekretin nr. 5252, datë 04.04.2007 të Presidentit të Republikës është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Haradinaj thotë se për 90 ditë do ta integronte Mitrovicën (02.09.2009)
Opozita kosovare kërkon mosshtyrje të zgjedhjeve (02.08.2009)
Sfidat përballë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (02.07.2009)
Berisha në Mëngjezin e Lutjeve mes 182 liderëve të botës (02.06.2009)
Kryeministri Berisha në Uashington për Mëngjesin e Lutjeve (02.05.2009)
Krimet e komunizmit hetohen nga ish të përndjekurit politikë dhe shoqëria civile (01.31.2009)
Hashim Thaçi: Fytyra e Serbisë në Kosovë është fytyrë e gjenocidit (01.27.2009)
Si Bush edhe Obama mik i madh i shqiptarëve (01.26.2009)
Berisha, Thaçi, Topi dhe Sejdiu i dërgojnë mesazhe urimi Presidentit Obama (01.22.2009)
Delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në ditën e betimit të Barak Obamës (01.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]