VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vazhdojnë reagimet për qendrën e ShkupitNga Zërijeta Hajro Jajaga

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Vazhdojnë reagimet për qendrën e Shkupit

Nga Zërijeta Hajro Jajaga


E Martë, 02.09.2010, 12:51pm (GMT+1)

 

 

Lëvizja qytetare "Zgjohu" dhe organizatat tjera joqeveritare, duke përshëndetur gatishmërinë e ministres së Kulturës, Elisabeta Kamçevska-Milevska, kërkojnë që në projektin "Shkupi 2014", të përfshihen monumente shqiptare në sheshin e Shkupit, në mënyrë që ky shesh të rrezatojë frymë shumetnike, shumë-fetare, që e karakterizojnë këtë shtet.


"Lëvizja qytetare "˜Zgjohu' kërkon nga Ministria e Kulturës të ndërtojë shtëpinë e "Nënë Terezës" në formë autoktone në vendin, ku aktualisht gjendet vetëm një pllakë përkujtimore".

"Këmbëngulim që të ndërtohet "˜Burmali xhamia', në vendin ku ka ekzistuar ajo para se të rrënohet; dhe e treta, kërkojmë të ndërtohen monumente dhe përmendore të figurave të ndritura të historisë shqiptare", thekson Bekim Hoxha nga Lëvizja qytetare "Zgjohu".

Ndërkohë, partitë politike shqiptare vlerësojnë se përjashtimi i identitetit shqiptar, në ndërtimet e reja, që tashmë kanë filluar të ndërtohen në kryeqendër, është i rrezikshëm dhe tensionon raportet ndëretnike në vend.

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrime, si pjesë e Qeverisë, Ermira Mehmeti, thotë se esenca e projektit "Shkupi 2014", është shkaktimi i përçarjeve në shoqërinë e Maqedonisë.

"Element tjetër shumë alarmant është fakti se partia më e madhe maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, përpiqet të përçojë një mesazh që në esencë ka të bëjë me natyrën e shtetit dhe organizimin e tij".

"Në fakt, ideja është që të tregohet se cili është këtu populli dominues. Qasja e këtillë është tejet shqetësuese për perspektivat për të ndërtuar dhe ruajtur shtetin e përbashkët", thotë deputetja Ermira Mehmeti.

Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare e udhëhequr nga Menduh Thaçi vlerëson se hovi i qeverisjes aktuale, e cila nuk lë hapësirë për realizimin e interesave të shqiptarëve, mund të ndalet, vetëm me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkohë, Demokracia e Re në opozitë vlerëson se realizimi i projekteve që identifikohen vetëm me kulturën dhe historinë maqedonase, tensionon raportet edhe ashtu të rënduara ndëretnike.

"Qytetarët e Maqedonisë çdo ditë e më shumë i ndiejnë pasojat e tendencës për të treguar se Maqedonia është shtet mono-etnik dhe mono-fetar".

"Çdo tentativë për të prishur këtë balancë të shtetit multi-etnik, nuk shkon në favor të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj", shprehet zëdhënësi i Demokracisë së Re, Arianit Hoxha.

Ndryshe, paralajmërimet për përkeqësimin e situatës ndëretnike dhe asaj politike përputhen edhe me porositë që gjithnjë e më shumë vijnë nga diplomatë të lartë evropianë.

Sipas tyre, Maqedonia mund të përfshihet në një periudhë jostabiliteti, nëse lidershipi i vendit nuk heq dorë nga investimi i projekteve antike dhe, përfundimisht, nuk fokusohet në zgjidhjen e çështjes së emrit, si dhe në debllokimin e procesit të integrimit në strukturat Euro-atlantike.

(http://www.evropaelire.org)

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GDN ia rikonfirmon Kosovës perspektivën evropianeNga Zijadin Gashi (02.08.2010)
Topi thërret nesër veç e veç Berishën e Ramën (02.07.2010)
I kujt është Shkupi?Nga Zërijeta Hajro Jajaga (02.05.2010)
Malli i dyshimtë sërish në qarkullimNga Lujeta Krasniqi (02.05.2010)
Plaks: Veriu mund të jetë faktor destabilitetiNga Edona Peci (02.03.2010)
Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është largNga Zijadin Gashi (02.03.2010)
LDK dhe LDD, bashkohen apo jo?Nga Zijadin Gashi (02.02.2010)
Shqipëria thotë se nënshkrimi i një marrëveshjeje me Greqinë ka priroritet (02.01.2010)
KQZ: Fitore e PDK në Prizren e LipjanNga Bekim Bislimi (02.01.2010)
KQZ shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë (02.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]