VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Sllovenia i thotë po Shqipërisë në NATO
E Hënë, 02.09.2009, 08:56pm (GMT1)

Voal-online -Pas shumë debatesh, parlamenti slloven miratoi sot protokollin e anëtarësimit të vendit tone në Aleancën e atlantikut të veriut. Kjo vjen pas një sërë debatesh brenda politikës së këtij vendi duke reniditur kështu Slloveninë në vendin e 21-të që miraton protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e madhe të Atlantikut të Veriut, mes vendeve anëtare të kësaj aleance. Kështu kanë mbetur ende 5 vende pa ratfikuar protokollin, si Islanda, Portugalia, Belgjika, Greqia dhe Holalnda.
Një javë më parë kuvendi slloven nuk miratoi protokollin për Shqipërinë dhe Kroacinë për shkak të kundërshtimit të Partisë Demokratike Sllovene, të Janez Janshës, i cili kërkonte deklarimin lidhur me raportin financiar për vitin 2007. Mosmiratimi i protokollit kishte lidhje dhe me kontestimin kufitar midis Sllovenisë dhe Kroacisë, si dy ish-republika jugosllave.
Nëse çështja e ratifikimit të protokolleve do të shkonte në referendum popullor, atëherë mund të pritej një surprizë e hidhur për Shqipërinë nga Sllovenia. Menjëherë pas votimit të sotëm kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli ka shprehur falënderime për kryetarin e parlamentit slloven, Pavel Gantar.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.