VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Raportuesit e Këshillit të Europës për ligjin e dosjeve
E Enjte, 02.12.2009, 03:53pm (GMT1)

Voal-online -Raportuesit e Asamblese parlamentare e Keshillit te Evropës deklaruan sot se do t'i kerkojne Komisionit te Venecias qe te rishqyrtoje ligjin e lustracionit te sapomiratuar ne Shqiperi. Dy raportuesit thane pas nje seri takimesh ne Tirane se ishin befasuar nga fakti qe qeveria shqiptare nuk shfaqi gadishmeri per te bashkepunuar.

Keshilli i Europes kërkoi sot që qeveria shqiptare të mos nisë zbatimin e ligjit të dosjeve pa u shprehur me parë Gjykata Kushtetuese. Në njoftimin publikuar nga zyra e shtypit të Këshillit të Europes citohen takimet qe dy raportuesit e këtij Këshilli, David Uilshire dhe Jako Lakso zhvilluan një ditë më parë në Tiranë. Sipas deklarates ata e nxitën Gjykatën Kushtetuese dhe qeverinë ta paraqisnin ligjin e dosjeve në Komisionin e Venecias për të qenë të sigurt për përputhjen e tij të plotë me detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Europës.
Sipas raportuesve një mënyrë për të shmangur një krizë të mundshme mund të ishte shtyrja e zbatimit të ligjit deri pas shpalljes së vendimit nga ana e gjykatës kushtetuese dhe dhe shqyrtimit të ligjit nga ana e Komisionit të Venecias.
Edhe dje ne një prononcim për shtyp, Uilishire dhe Lasko shprehen keqardhje për qeverinë shqiptare që nuk u konsultua për hartimin dhe miratimin e tij në Kuvend. Ata shprehën habinë që madje qeveria shqiptare nuk pranoi të bashkëpunojë për këtë cështje me Këshillin Europian. Në lidhje me ndryshimet në përbërjen e delegacionit shqiptar në KE, raporterët ritheksuan faktin që i takon secilit vend anëtar të marrë vendime në mënyrë të pavarur duke pasur gjithnjë parasysh përmbushjen e detyrimeve ndaj Këshillit të Europës dhe respektimin e rregullave të brendshme.
Ligji i hapjes së dosjeve u miratua në fund të dhjetorit të vitit të shkuar vetëm nga votat e deputetëve të partive në pushtet. Ligji është kundërshtuar ashpër nga të gjitha institucionet perëndimore dhe opozita shqiptare.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.