VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton numrin e deputetëve për çdo qark
E Enjte, 02.12.2009, 05:42pm (GMT1)

Voal-online Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar sot numrin e deputetëve që do të ketë çdo qark, emrat e të cilëve do të dalin nga zgjedhjet e 28 qershorit. Numri i deputetëve është përllogaritur në varësi të popullsisë aktuale të çdo qarku.
KQZ ka marrë vendimin për të caktuar 32 deputetë në qarkun e Tiranës, 16 në Fier, 14 në Elbasan, dhe 13 në Durrës. Ndërkohë qarku i Beratit do të ketë vetëm 8 deputetë ndërsa për Dibrën janë vendosur 6. Korça do të ketë 12 dhe Gjirokastra 5 deputetë , ndërkohë në qarkun e Lezhës janë caktuar 7, në Shkodër 11, në Kukës 4, në Vlorë 12 deputetë.
Gjatë marrjes së vendimit ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Armand Teliti i cili ka bërë të ditur se regjistri elektronik është i pastër, ndërkohë që prej tij janë hequr rreth 50 mijë dublime. Teliti ka theksuar se personat mbi 18 vjeç të cilët pritet të votojnë janë 3 133 248.
Projektvendimi për ndarjen e mandateve në rang qarku tashmë i miratuar nga KQZ-ja do t'i dërgohet Kuvendit i cili do të duhet ta miratojë deri më datën 2 mars.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.