VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Buxheti i Tiranës miratohet fshehtazi
E Shtunë, 02.14.2009, 09:41am (GMT1)

Voal-online - Lëvizja Socialiste për Integrim është tërhequr nga qëndrimi i saj, duke dhënë miratimin buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Vendimi "Për miratimin në parim të buxhetit", është firmosur ditën e enjte nga nënkryetari i Këshillit bashkiak, Petraq Simo, me autorizimin e kryetarit Sokol Dervishaj. Siç bëjnë të ditur mediat e atjeshme, në Prefekturën e Tiranës ky dokument ka shkuar ditën e premte, gjë që është konfirmuar nga prefekti Rruzhdi Keçi. "Ditën e premte, pranë prefektit Qarku Tiranë, ka ardhur sipas procedurës ligjore vendimi i Këshillit bashkiak për miratimin në parim të buxhetit. Ai ka ardhur me firmën e nënkryetarit të autorizuar me shkrim me firmën nënshkruar nga kryetari. Rrjedhimisht, unë nënkuptoj firmën e kryetarit të Këshillit në këtë vendim dhe nga pikëpamja proceduarale vendimi është pranuar në prefekturë", - tha Keçi. Tashmë me këtë vendim që ka marrë kryetari i Këshillit Dervishaj, njohja apo jo e miratimit të buxhetit mbetet në dorën e prefektit të Tiranës. Buxheti i vitit 2009 për Bashkinë e Tiranës u votua 2 herë më datë 3 shkurt dhe në fund nuk arriti të kalonte, megjithëse në votimin e parë kryebashkiaku Edi Rama numëroi 29 votat e nevoj-shme që nevojiten për kalimin e buxhetit, votim i cili u konsiderua si i pavlefshëm nga kryetari i Këshillit bashkiak, Sokol Dervishaj. Dervishaj e ka konsideruar të pavlefshëm votimin sepse votat nuk u numëruan nga sekretari i këshillit, por edhe pse procesi nuk përfundoi pasi nuk u dhanë votat kundër.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.