VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Axhenda e kremtimit të 1 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
E Djelë, 02.15.2009, 10:04am (GMT1)

Kremtimi i Pavaresise, ja axhenda e plote e 17 Shkurtit

 

Voal-online - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Hajredin Kuçi para kabinetit qeveritar prezantoi sot programin e festimit me 17 shkurt, bartëse të cilit janë Qeveria e Kosovës bashkërisht me Kuvendin dhe me Presidencën. Sipas z. Kuçi këto aktivitete do të fillojnë më datën 17 shkurt në orën 11 me një mbledhje solemne të Kuvendit të Republikës, ku do t'i adresohen Kuvendit dhe qytetarëve, presidenti, kryeministri, edhe kryeparlamentari. Po këtë ditë do të jetë një defilim për nxënësit dhe për të gjithë qytetarët, që është titulluar "Ecja në pavarësi".  Në orën 18 do të jetë koncerti i Filarmonisë së Republikës së Kosovës, që mbahet nën patronazhin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në orën 21 do të jetë një koncert madhështor në Prishtinë, por  edhe në qytete tjera të Kosovës. Në orën 22 është paraparë ndezja e fishek-zjarreve, edhe në Prishtinë, por edhe në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës. Gjithë ky organizim do të bëhet nën protokollin e shtetit  dhe një komisioni ndërministror të cilin e përbëjnë zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj, ministrat Enver Hoxha, Valton Beqiri, Ahmet Shala. Për mbulimin e këtyre aktiviteteve Qeveria e Kosovës sot ka ndarë një shumë prej 150 mijë euro.

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.