E Enjte, 03.28.2024, 04:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha i ankohet Koker për vendimin e Kushtetueses për Dosjet
E Mërkurë, 02.18.2009, 10:20am (GMT+1)

Kryeministri Sali Berisha priti në takim Ministrin e Shtetit të Britanisë së Madhe përgjegjës për Policinë, Krimin dhe Sigurinë, z. Vernon Coaker (Koker), të cilit i ka parashtruar "ngjarjen e rëndë të ndodhur dje me Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa Berisha u ankua tek Koker për vendimin vezullues të ligjit për Dosjet, duke siguruar se do ta zbatojë vendimin, nga ana e britanikut, duket se nuk ka gjetur mbështetje të vetme veç asaj, të përgëzimit që "qeveria shqiptare ka vendosur ta trajtojë atë në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor".

Takimi mes dy palëve u zhvillua në Kryeministri. Gjatë takimit, Ministri Coaker u interesua për ligjin e lustracionit. Kryeministri i bëri me dije se "me numrin e dënimeve, ekzekutimeve pa gjyq dhe me gjyqe të sajuara, me gulagët dhe rastet e urisë, Shqipëria renditet me dy herë më shumë raste krimesh kundër njerëzimit, sesa të gjithë vendet e ish bllokut socialist të marra së bashku, përjashtuar Bashkimin Sovjetik".

Në vitet '88, u shpreh Kryeministri, - në Shqipëri janë varur poetë në lulen e rinisë, vetëm se kanë përmendur në vargjet e tyre shprehjen "të drejtat e njeriut", ndërsa në vitet '90, trupa të rinjsh janë tërhequr zvarrë në sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë. Ligji i lustracionit, theksoi Berisha, "synon ndarjen nga kjo e kaluar e dhimbshme, por dje ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë".

Kurse shtoi: "Me kërkesë të kryetarit të opozitës dhe grupimeve të tjera, të cilët janë tërësisht në konflikt të hapur interesi me këtë ligj, për shkak të lidhjeve të tyre personale dhe familjare me krimet kundër njerëzimit, të kryera gjatë regjimit totalitar komunist në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, përmes disa gjyqtarëve tërësisht në konflikt të hapur interesi që i përjashton nga procesi i rishikimit të ligjit, ka pezulluar zbatimin e ligjit, duke vendosur një standard të paprecedent në historinë e vendeve të lirë".

Sidoqoftë, theksoi Kryeministri, qeveria, e cila është angazhuar për një lustracion bazuar tërësisht mbi parimet e shtetit ligjor, e njohu këtë vendim, megjithëse e konsideron atë, një vendim jashtë çdo standardi të shtetit të së drejtës.

Në këtë pikë, Ministri Coaker iu përgjigj Berishës se "është në nderin e qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit që, megjithëse ligji synon të rivendosë integritetin e moralit shoqëror, ka vendosur ta trajtojë atë në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor".



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FJALIMET E PLOTA TË LIDERËVE TË KOSOVËS (02.17.2009)
VITI I MBARË I DËSHMIMIT (02.16.2009)
Axhenda e kremtimit të 1 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (02.15.2009)
Buxheti i Tiranës miratohet fshehtazi (02.14.2009)
Javën tjetër Kuvendi nis procedurën e Protokollimit të Anëtarësimit në NATO (02.14.2009)
Ligjvënësit opozitarë akuzojnë presidentin Sejdiu për shkelje të Kushtetutës (02.13.2009)
Topalli për ish-Spiunët : Do të zbatojmë ligjin (02.13.2009)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton numrin e deputetëve për çdo qark (02.12.2009)
Raportuesit e Këshillit të Europës për ligjin e dosjeve (02.12.2009)
Luksemburgu po Shqipërisë në NATO (02.11.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]