E Premte, 03.29.2024, 06:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Ramush Haradinaj: Kosovës i duhen më shumë njohje
E Mërkurë, 02.18.2009, 07:00pm (GMT+1)

Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i Kosovës, Ramush Hardinaj, në një intervistë për BBC-në ka thënë se Kosova akoma nuk e ka mbërritur një pozicion të duhur ndërkombëtar. Politika e dobët e saj e jashme, ka thënë Haradinaj, ka bërë që të ketë ngadalësim të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës. Intervistën me z. Haradinaj e ka realizuar kolegu Seladin Xhezairi.

 

BBC: Ku ndodhet Kosova një vit pas shpalljes së pavarësisë.

Haradinaj: Në njëvjetorin e pavarësisë Kosova gjendet përballë sfidave. Një pjesë të tyre të trashëguara, shumë të rënda, por edhe disa sfida të reja të cilat kanë lindur gjatë këtij viti të parë të qeverisjes. E them se nuk mund të themi se si Kosovë jemi mirë nëse kemi një gjendje dhe çfarë i kemi në vend.

 

BBC: Kur flisni për sfidat, cilat janë kryesoret?

Haradinaj: Të trashëguara kemi gjendjen e rëndë ekonomike dhe vështirësi në vendosjen e rendit dhe ligjit në gjithë Kosovën. Vështirësi të reja që i kanë dalë Kosovës është degradimi i gjendjes në veri, përkeqësimi i saj atje. Kemi një politikë jo të mirë të jashtme, jo të aftë, që do t'i sillte Kosovës më shumë njohje, dhe një pozicion më të mirë ndërkombëtar. Dhe, ajo që e quaj se është lajm i keq për Kosovën është cilësia e qeverisjes. Një qeveri pa plan me u përballë me sfidat në vend. Dhe një qeveri e zhytur në korrupsion.

 

BBC: Kur është fjala për këtë, ditët e fundit zoti Haradinaj, ju keni ngritur zërin duke u angazhuar për një luftë më të ashpër kundër korrupsionit dhe për sundimin e ligjit. Mendoni se në këtë rrafsh ka mundur të bëhet më shumë?

Haradinaj: Gjithsesi. Kusht i parë që të mos ketë korrupsion është që në të të mos përfshihet shefi i qeverisë apo zyrtarët më të lartë të shtetit. Korrupsioni nuk mund të luftohet vetëm me mekanizma represivë, sepse korrupsioni burimin e ka në përfshirje apo mospërfshirje.

 

BBC: Përmendët njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Çfarë mund të thoni, njohja prej 54 shteteve?

Haradinaj: Në radhë të parë, iu jemi mirënjohës vendeve që na kanë njohur. Gjithësesi kemi nevojë për njohje të reja. Dinamika e njohjeve të reja, sikurse po shohim, është ngadalësuar. Kosova ende nuk ka arritur të pozicionohet në nivel ndërkombëtar, në pozicionin e duhur për të cilin ka nevojë, dhe një ngecje në marrjen e njohjeve reflekton drejtpërdrejt negativisht në zhvillimet e brendshme në vend.

 

BBC: Kalojmë në një çështje tjetër. Serbët, të thuash, kanë mbetur jashtë pavarësisë. Ju mbroni tezën se kjo është rezultat i ofertës jo të mirë të Prishtinës zyrtare për ta. Mendoni se ka mund të bëhet më shumë?

Haradinaj: Gjithsesi se po. Kemi të bëjmë me tri pamje, them, kur punojmë me serbët. Njëra është Beogradi zyrtar. Me Beogradin zyrtar dhe me Serbinë ne duhet të vendosim reciprocitetin. Me serbët e Kosovës kemi serbët, qytetarë të Kosovës, një pjesë e të cilëve janë të gatshëm të integrohen dhe oferta iu është dashur t'ju dedikohet atyre që janë të gatshëm për integrim, që pranojnë jurisdiksionin e Kosovës dhe Kosovën shtet. Kemi edhe ekstremistët serbë me të cilët është më vështirë dhe ndaj të cilëve duhet të zbatohet rendi dhe ligji, sepse ata cënojnë sigurinë fizike dhe rendin publik në veri.

 

BBC: Kur është fjala për Mitrovicën, ka vlerësime se pjesa veriore e saj po shkon drejt ndarjes përfundimtare. Si e shikoni ju këtë mundësi?

Haradinaj: Jo. Veriu, Mitrovica do të integrohet. Janë disa veprime që duhet të ndërmerren. Duhet të kemi ofertën tonë për qytetarët serbë të cilët kërkojnë jetë normale dhe atë brenda rendit dhe ligjit të Kosovës. Duhet të vendosen edhe masat e rendit dhe të ligjit në veri. Unë i kam quajtur nënstacionet policore si pika të sigurisë të cilat do të siguronin edhe korridore të sigurta të komunikimit dhe qarkullimit të njerëzve dhe të cilat do të lidhnin pikat doganore përmes pikave të sigurisë dhe korridoreve të sigurisë në veri.

Me këtë rast të gjithë qytetarët serbë të veriut që dëshirojnë të jenë brenda kuadrit të rendit dhe ligjit nuk do të jenë të rrezikuar nga ekstremistët apo nga kushdo tjetër.

 

BBC: Dhe së fundi, z. Haradinaj, dua një vlerësim tuajin për zbatimin e Kushtetutës por dhe për ngritjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës, për të cilën këto kohët e fundit është folur shumë.

Haradinaj: Një nga vështirësitë që kemi pasur gjatë vitit që shkoi ka qenë edhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe intepretimi i kushtetutshmërisë së vendimeve dhe veprimeve të udhëheqësve institucionalë. Personalisht unë kam ngritur një çështje për mosrespektim të kushtetutshmërisë, por ka edhe raste të tjera. Sa i përket Forcës së Sigurisë të Kosovës, në radhë të parë them se jemi të gëzuar që ka filluar FSK-ja. Procesi nuk ka qenë perfekt.

Në radhë të parë defekte ka në mënyrën e interesimit nga pala vendore rreth FSK-së dhe së fundi në emërime. Mirëpo, ne nuk guxojmë asnjëherë të tërhiqemi nga rëndësia e kësaj force, jo vetëm për shkak të mandatit të sa, por edhe për shkak të interesimit të madh që kanë aktorë vendorë dhe ndërkombëtarë të sigurisë që të kemi FSK-në e cila është e nevojshme për Kosovën.          


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Berisha i ankohet Koker për vendimin e Kushtetueses për Dosjet (02.18.2009)
FJALIMET E PLOTA TË LIDERËVE TË KOSOVËS (02.17.2009)
VITI I MBARË I DËSHMIMIT (02.16.2009)
Axhenda e kremtimit të 1 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës (02.15.2009)
Buxheti i Tiranës miratohet fshehtazi (02.14.2009)
Javën tjetër Kuvendi nis procedurën e Protokollimit të Anëtarësimit në NATO (02.14.2009)
Ligjvënësit opozitarë akuzojnë presidentin Sejdiu për shkelje të Kushtetutës (02.13.2009)
Topalli për ish-Spiunët : Do të zbatojmë ligjin (02.13.2009)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton numrin e deputetëve për çdo qark (02.12.2009)
Raportuesit e Këshillit të Europës për ligjin e dosjeve (02.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]