VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Uidhërs: Pas dy muajsh Shqipëria është pjesë e NATO-s
E Shtunë, 02.21.2009, 05:23pm (GMT1)

TIRANE- Pavarësisht shqetësimeve të lindura në lidershipin e NATO-s për anëtarësimet e reja në samitin e prillit për shkak të Kroacisë, Ambasadori amerikan në Tiranë, Withers ka deklaruar fare qartë se Shqipëria do të bëhet pjesë e Aleancës. I ndodhur në një tryezë me politikanë të majtë e të djathtë, Withers ka përsëritur dy herë si për të dhënë garanci se në më pak se dy muaj, Shqipëria do të jetë pjesë e NATO-s me të drejta dhe privilegje të barabarta.
Deklarata e Withers vjen pak më shumë se një muaj përpara kohës kur pritet të mbahet dhe samiti i Strazburgut kur Shqipëria dhe Kroacia priten të bëhen anëtarë të Aleancës. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjatë një takimi në Poloni me ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës ka shprehur shqetësimin për Kroacinë pas përpjekjeve në Slloveni për të ndaluar këtë proces.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.