VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BE kundër mësimit me ndërresa mbi baza etnike në Strugë
E Djelë, 02.22.2009, 06:31pm (GMT1)

Voal-online Bashkimi Evropian është kundër mësimit me ndërresa mbi baza etnike në gjimnazin "Niko Nestor" në Strugë. Ky veprim, i kryer nga pushteti lokal, ka gjetur mbështetje të plotë edhe nga qeveria dhe ministria e Arsimit. "Ndarja etnike nuk është një zgjidhje e këtij problemi, ajo çfarë duhet bërë është gjetja e një zgjidhje afatgjatë që të sigurojë bashkëpunim mes nxënësve të të gjitha komuniteteve sepse vetëm në këtë mënyrë fryma e marrëveshjes së Ohrit respektohet. Për ne, ajo çfarë është e rëndësishme, kur flasim për arsimimin e fëmijëve, politika të mos përzihet sepse ne flasim për të ardhmen e fëmijëve dhe është e rëndësishme që të bëhet gjithçka për të ndihmuar në rikthimin e bashkëjetesës së nxënësve, gjë që kontribuon në arsimimin në baza multietnike", ka theksuar Ervan Fuere. Ai ka shprehurgatishmërinë e tij dhe të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e këtij problemi. Ky veprim që krijon precedent tejet negativ është ndeshur edhe në reagimet e përfaqësuesit e OSBE-së në Maqedoni.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.