VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Kuvendi i Shqipërisë riharton Kodin Zgjedhor, siç këshilloi Presidenti Topi E Premte, 12.12.2008, 10:39pm (GMT1) 12 Dhjetor/ Kuvendi i Shqipërisë pranoi sot të rihartojë Kodin Zgjedhor përgatitur prej tij për zgjedhjet e vitit 2009, por që nuk mori firmën e Presidentit të Republikës. Z. Topi e riktheu Kodin si jokushtetues, ngaqë nuk i jepte atij hapësirë të shpallë zgjedhjet pa shkelur Kushtetutën. Kodi ishte miratuar në mirëkuptim të plotë midis pozitës dhe opozitës, duke e konsideruar atë si një përkryerje të ligjshmërisë europiane. Kodi i rihartuar pritet të shmangë kundërthëniet e brendshme të përmbajtjes së tij, por nuk do të ndryshojë thelbin. Pra, Kodi Zgjedhor do të jetë i bazuar në proporcianilitetin rajonal, një përshtatje e modelit spnajoll në përputhje me kushtet e Shqipërisë. Përafërsisht një model të tillë e ka përdorur Kosova në zgjedhjet e tetë viteve të fundit. Përparësia e këtij ligji është ndër të tjera se shmang të ashtuquajturën dukurinë e Dushkut, konsoliduar në periudhën e qeverisjes socialiste, duke mbyllur kështu shumë hapësirën ligjore për trafikimin e votës. Ligji shmang edhe sistemin pluralist parazitar të mbingarkuar me parti të vogla, të cilat kanë përfituar padrejtësisht nga kaosi i tranzicionit të tejzgjatur. Pikërisht kjo risi ka në themel përkrahjen që i kanë dhënë Bashkimi Europian dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian (OSBE) këtij ligji./Voal-online/ |
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |