VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ashpërsohet skajshëm lufta politike midis PS dhe LSI

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 11:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Ashpërsohet skajshëm lufta politike midis PS dhe LSI
E Mërkurë, 03.04.2009, 09:18am (GMT+1)

Kryetari i LSI, Ilir Meta, sulmoi dje më fort se asnjëherë kryetarin e PS, Edi Rama. Në një takim me anëtarë e simpatizantë të LSI në Shkodër, Ilir Meta hodhi një sërë akuzash në drejtim të Edi Ramës, që nisin me "korrupsionin në qeverinë socialiste, me korrupsionin në bashki, me qëndrimin kundër ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës" dhe deri tek akuza e fortë dhe direkte "pervers". Meta e akuzon Ramën ndër të tjera edhe për përpjekje për të "blerë" zyrtarë apo anëtarë të LSI, duke përdorur pushtetin e tij si kryetar bashkie. Meta thotë se Rama po shkatërron PS duke i kujtuar Ramës se në të shkuarën e tij kishte sulmuar ashpër Partinë Socialiste duke kërkuar nxjerrjen jashtë ligji të kësaj partie. Sulmi i djeshëm i Metës drejtuar Ramës nga Shkodra pritet të pasohet nga sulme të zyrtarëve të lartë të PS drejtuar Ilir Metës dhe zyrtarëve të partisë së tij. Ndërkohë që beteja e PS për të marrë anëtarë të LSI dhe anasjelltas vazhdon. Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga dita e zgjedhjeve, duket se beteja më e fortë politike do të përqendrohet midis partive të majta, duke lënë mënjanë luftën e tyre të përbashkët opozitare përballë mazhorancës demokrate.

 

Deklarata

 

"Sa turp për Edi Ramën, të cilin, ne, socialistët, e morëm nga Franca, e bëmë ministër, e bëmë kryetar bashkie, e mbrojtëm, edhe kur Esmeralda Uruçi, si ministre e Kulturës, e çoi në prokurori për vjedhje dhe e dini mirë të gjithë ju dhe e dinë mirë të gjithë atje! Sa turp për Edi Ramën që e mbrojtëm në 2007, kur Sali Berisha e nxori lakuriq përpara gjithë shqiptarëve, jo se mbrojtëm perversitetin e tij, po se nuk donim që Sali Berisha të fitonte Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Durrësit, Bashkinë e Elbasanit dhe kështu me radhë! Me lejet e ndërtimit dhe me ato 15 milionë eurot që nuk do t'i deklarojë, kujton se do blejë LSI. Ky mjeran që nuk ka kuptuar asgjë nga politika, që nuk ka kuptuar asgjë nga shpirti dhe nga dinjiteti i popullit të Shkodrës dhe i popullit të Shqipërisë! Është ky hipokrit i pashembullt që, në vend të kërkojë falje për firmat që ka hedhur daja e tij, anëtar i Byrosë Politike dhe babai i tij, anëtar i Komitetit Qendror dhe Presidiumit të Kuvendit Popullor, për ekzekutimin e shumë artistëve e shumë shqiptarëve, bën si i persekutuar nga regjimi komunist. Është po ky hipokrit i pashembullt, i cili bën sikur i qan zemra për të majtën, por që e ka përçarë të majtën për ambiciet e tij për pará, dhe për pushtet. Që vjen dhe bën sikur qan, kur takon veteranët, por që nuk iu ka kërkuar falje akoma që në librin e tij "Refleksione" e cilëson LANÇ si luftë civile dhe kërkonte nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Socialiste, dhe ai po e nxjerr nga ligji Partinë Socialiste, se i ka shuar të gjitha vlerat e saj pozitive, i ka hequr edhe flamurin dhe e ka zëvendësuar me ato xhufkat e ylberit. Por ai nuk shuan dot alternativën socialiste dhe progresiste në Shqipëri. Jeni ju, janë dy, socialistët e progresistët që po bashkohen me LSI dhe koalicionin tonë fitues. Ndaj unë këtë dhunues të medias dhe të informacionit, këtë dhunues të biznesit dhe sipërmarrjes së lirë, se sikurse ka shumë këtu që i është kërkuar të marrin ndonjë leje ndërtimi për veten apo njerëzit e afërt, vetëm që të bëjnë ndonjë deklaratë kundër Ilir Metës, këtu është edhe një miku im shkodran që e njeh edhe Sokol Axhemi shumë mirë, të cilit vetëm se nuk ka shitur Ilir Metën dhe LSI i kanë prishur në mënyrë të turpshme dhe të dhunshme lokalin në Tiranë. Ky është Edi Rama, një hakmarrës, një pervers, një njeri që nuk ka asnjë lloj integriteti. Një njeri, i cili ka përçarë partinë e tij, një njeri, i cili nuk ka asnjë respekt për traditën tonë kombëtare, një njeri, i cili urren rrugën më të rëndësishme që do të lidhë shqiptarët, vetëm për një arsye, se ai nuk ka asnjë lloj kontributi në atë vepër të rëndësishme, por i cili nuk e di që ajo rrugë ka filluar prej kohësh, i cili nuk e di që ka qenë e majta ajo që, kur Sali Berisha akuzonte UÇK si bashkëpunëtore të Beogradit, e majta e mbronte UÇK dhe mbrojti dhe strehoi një milion kosovarë. Ajo rrugë është shpresë për bashkimin e gjithë shqiptarëve, ndaj dua të mos merrem shumë me të, se ai nuk ka asnjë lloj stature për të marrë kohën tonë, po meqenëse ka kapur dhe ka blerë shumë nga televizionet që manipulojnë opinionin publik, unë e ftoj që t'i thotë zëdhënëses së tij në bashki që ajo t'i thotë burrit të saj që të dalim në një debat televiziv dhe të marri kë të dojë me vete. Që të gjithë shqiptarët të kuptojnë se kush e ka përçarë dhe e do të përçajë të majtën, për të hir të një pushteti të korruptuar. Të gjithë shqiptarët të kuptojnë se kë ka nën kontroll Sali Berisha, ka nën kontroll, Edi Ramën apo ka nën kontroll Ilir Metën? Të kuptojnë se ndaj kujt ka material shtrëngues Sali Berisha, që sa herë bërtet, o i merr Kodin, o i merr ligjin për prokurorinë, o i merr ligjin për gjykatat, i merr çfarë të dojë. Të jeni të bindur se beteja jonë është në kulmin e saj të fitores dhe ndaj jeni gati në Shkodër e për të fituar", - tha dje Meta.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shihet krijimi i aleancave të reja politike (03.03.2009)
Ramush Haradinaj: Ndërmjetësimi në Ugandë ndihmesë për Kosovën (02.26.2009)
Shkaqet e përçarjes së faktorit politik shqiptar në Mal të Zi (02.24.2009)
BE kundër mësimit me ndërresa mbi baza etnike në Strugë (02.22.2009)
Shqipëria ka nevojë për një ligj lustracioni ku çdo qytetar të gëzojë të drejtën e informimit për dosjet e Sigurimit e të kaluarën (02.22.2009)
Uidhërs: Pas dy muajsh Shqipëria është pjesë e NATO-s (02.21.2009)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit (02.21.2009)
Kur do të plotësohet shërbimi diplomatik? (02.20.2009)
Ramush Haradinaj: Kosovës i duhen më shumë njohje (02.18.2009)
Berisha i ankohet Koker për vendimin e Kushtetueses për Dosjet (02.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]