VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mesiçi Tiranës: T'i shkurtojmë distancat mes nesh
E Mërkurë, 03.04.2009, 02:45pm (GMT1)

Voal-online T'i heqim vizat mes dy vendeve dhe t'i përdorim rrugët ajrore, detare, tokësore për t'u afruar mes nesh. Kjo ishte motoja e Stipe Mesiç, Presidentit të Kroacisë në takimin me delegacioni shqiptar të përbërë nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe dy bashkëkryetarët e komisionit ad-hoc për NATO-n, Ferdinand Xhaferri dhe Pandeli Majko ndodhen në kroaci për një vizitë zyrtare ku sot, u pritën nga Presidenti i Kroacisë. Stipe Mesiç tha se kjo vizitë është një nxitje konkrete e mëtejshme e marrëdhënieve mes dy vendeve. "Diplomacia tha ai ka marrë një dimension shumëplanësh ku përfshihen të gjitha institucionet dhe diplomacia parlamentare ka tashmë një karakter thelbësor. Shqipëria dhe Kroacia janë orientuar qartazi drejt NATO-s dhe BE-së dhe interesi ynë, është që e gjithë Evropa Juglindore të jetë sa më shpejt pjesë e strukturave Euro-Atlantike. Brenda këtij viti o të heqim edhe regjimin e vizave mes dy vendeve dhe duhet të shfrytëzojmë çdo mjet komunikimi tokësor, ajror dhe detar për të afruar edhe më shumë dy popujt, por edhe për të rritur shkëmbimet tregtare," tha Mesiç.

Në këtë kontekst, Presidenti Mesiç tha se nga ana e Kroacisë po punohet për përfundimin e autostradës Trans-Adriatike, që do të afrojë më shumë Evropës qendrore dhe atë Juglindore. Aty ku kalon autostrada aty është edhe zhvillimi i vendit, - theksoi Mesiç.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.