VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mendimet e gazetarëve mbi sfidat e Kosovës

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 02:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Mendimet e gazetarëve mbi sfidat e Kosovës
E Shtunë, 03.07.2009, 09:17am (GMT+1)

Kosova festoi kohët e fundit një vjetorin e pavarësisë.  Dhe kur presidenti dhe kryeministri i Kosovës u takuan me Sekretaren e Shtetit Hillary Klinton në Uashington javën e kaluar, ajo ripohoi mbështetjen amerikane të miqësisë për demokracinë e re. Gazetarë shqiptarë, serbë dhe amerikanë në një bisedë të Zërit të Amerikës folën për sfidat me të cilat përballet ky vend ballkanik.

 

Zëri i Amerikës - Kosova u shkëput nga Serbia në shkurt të 2008-ës nëntë vjet pasi fushata ajrore e Natos i dha fund luftës mes forcave serbe dhe guerriljeve shqiptare, duke dëbuar forcat e Beogradit nga Kosova. Qysh atëherë 55 vende e kanë njohur Kosovën e pavarur. Kur presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi erdhën muajin e kaluar në Uashington, Sekretarja e Shtetit Klinton riafirmoi mbështetjen amerikane për shtetin e tyre demokratik shumetnik.

Por gazetari Dukagjin Gorani, drejtor i Insitutit për Gazetari dhe Komunikim në Prishtinë, thotë se Kosova ka ende rrugë të gjatë përpara.

"Kryeministri dhe presidenti shprehën angazhimin e tyre për ta bërë Kosovën një vend demokratik dhe shoqëri shumetnike. Megjithatë ka një numër problemesh në terren, nga ato ekonomike dhe sociale në ideologjike dhe politike. Kosova është ende një vend i varfër dhe duhet të ketë mbështetje të fuqishme ekonomike përsa i përket krijimit të vendeve të punës dhe investimeve. Kjo nuk është ndoshta koha më e përshtatshme po të kemi parasysh krizën financiare që ka mbërthyer shumicën e vendeve perendimore."

Z. Gorani thotë se problemet e Serbisë me një Kosovë të pavarur ndahen edhe nga vende të tjera në rajon dhe zgjerohet tek popullata e vogël serbe e Kosovës.

"Pavarësia e Kosovës shkakton trazira mes pakicës serbe që është shpesh shumë e lidhur me Beogradin dhe me atë që qeveria e Serbisë thotë për Kosovën. E gjithë kjo të le përshtypjen e një vendi që po përpiqet për qëndrueshmëri por që nuk e ka atë ende."

Gazetarja e pavarur serbe Ljiljana Smajloviç, ish redaktore e gazetës Politika në Beograd thotë se shumica e serbëve e ndjejnë se situata nuk është përmirësuar që nga shpallja e pavarësisë vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, thotë zonja Smajloviç, serbët e Kosovës që jetojnë në veri të kufirit me Serbinë, po ndjejnë efektet e krizës ekonomike globale pasi Serbia vetë po ndikohet prej saj.

"Vetëm disa muaj më parë, profesionistët serbë që jetonin në Kosovë subvencionoheshin nga shteti. Kjo pagë tani është ndërprerë. Kështu që mendoj se serbët e Kosovës do të kenë kohë edhe më të vështira sesa shqiptarët në Kosovë dhe më keq akoma sesa serbët në Serbi."

Por me gjithë vështirësitë ekonomike, sociale dhe politike, Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në vitin e saj të parë të pavarësisë. Kështu thotë analisti i politikave ndërkombëtare, Daniel Nelson.

"Bisedova me zyrtarët e Kosovës dhe të dy më thanë se edhe në Mitrovicë  duhet të ketë zbatim të ligjit. Ky është synimi kryesor i të dyja partive si e partisë së kryeministrit edhe asaj të presidentit për ta bërë Kosovën një vend të vërtetë evropian."

Dhe ndërsa thekson përparimin e bërë, ai shton se ka ende shumë probleme.

"Padyshim është problemi i pakicave jo vetëm serbët, por edhe të tjerë, të cilët janë një sfidë për çdo shtet shumë-etnik, veçanërisht një që nuk ka vepruar mbi baza demokratike më parë. Korrupsioni është një problem i madh në Kosovë. Dua të them jo vetëm shpërdorimin e atyre që kanë poste por edhe vjedhjen e fondeve të BE-së dhe gjëra të tjera që janë shqetësuese."

Përveç problemeve ekonomike Kosova ka një nivel papunësie prej gati 50 përqind sipas statistikave të Bankës Botërore. Analistët e Ballkanit pohojnë se mungesa e punës në Kosovë ka qënë problematike për vite. Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mesiçi Tiranës: T'i shkurtojmë distancat mes nesh (03.04.2009)
Ashpërsohet skajshëm lufta politike midis PS dhe LSI (03.04.2009)
Shihet krijimi i aleancave të reja politike (03.03.2009)
Ramush Haradinaj: Ndërmjetësimi në Ugandë ndihmesë për Kosovën (02.26.2009)
Shkaqet e përçarjes së faktorit politik shqiptar në Mal të Zi (02.24.2009)
BE kundër mësimit me ndërresa mbi baza etnike në Strugë (02.22.2009)
Shqipëria ka nevojë për një ligj lustracioni ku çdo qytetar të gëzojë të drejtën e informimit për dosjet e Sigurimit e të kaluarën (02.22.2009)
Uidhërs: Pas dy muajsh Shqipëria është pjesë e NATO-s (02.21.2009)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit (02.21.2009)
Kur do të plotësohet shërbimi diplomatik? (02.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]