VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Me një ceremoni madhështore në Pallatin e Kongreseve kryeministri ua uroi arsimtarëve 7 Marsin
E Shtunë, 03.07.2009, 04:40pm (GMT1)

Voal-online Siç ishte paralajmëruar, sot, me një ceremoni madhështore në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, kryeministri Sali Berisha i ka uruar sot të gjithë arsimtarët shqiptarë me rastin e 7 Marsit. Një atmosferë e veçantë u krijua nga lidhja me video-konferencë me arsimtarët e Fushë-Arrëzit, në një shkollë krejtësisht të re. Berisha dhe 4500 mësuesit e pedagogët e pranishëm u shoqëruan nga një dekor festiv, që shoqërohej prej këngëve më hit të kohërave, çka krijoi një situatë të gëzueshme festive. Kryeministri tha se arsimtarët kanë ndikuar në ngritjen e kulturës dhe formimin dijes së fëmijëve shqiptarë. "Ndryshimi arrihet përmes dijes dhe gara për dijen është promotor i qeverisë sime. Kemi humbur kohë më shumë se çdo komb tjetër dhe prandaj ndryshimi i shpejtë është përcaktues për të ardhmen tonë", deklaroi Berisha. "Ne u zotuam këtu para katër vitesh për forcën e madhe të arsimit se do t'i ndihmonim mësuesit për kushtet e tyre dhe e mbajtëm fjalën. U angazhuam se në mandatin tonë të parë do të rrisnim rrogat e 44 mijë mësuesve dhe pedagogëve të vendit, ishte një angazhim i vështirë dhe jo pak prej tyre ishin skeptikë për mbajtjen e këtij premtimim por ne treguam se ditëm ta mbajmë fjalën", tha ai.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.