VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Tirana dhe Roma marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve në Itali
E Hënë, 03.09.2009, 08:07am (GMT1)

Voal-online Gjatë takimit në Romë Ministri i drejtësisë Enklelejd Alibeaj dhe homologu italian Alfano kanë deklaruar zotimin e Romës dhe Tiranës për transferimin sa më të shpejtë të të dënuarve shqiptarë që vuajnë dënimin e tyre në Itali dhe ekstradimin e subjekteve kriminale në kërkim nga shteti italian. "Jemi në fazën e marrjes së produkteve të para konkrete, në rastin e transferimit të të dënuarve shqiptarë në Itali dhe në rastet e ekzekutimit të vendimeve penale të dhëna nga gjykatat italiane për shtetasit shqiptarë. Duke shndërruar një territor pa kufi , pa barriera, garant që emeton vetëm siguri dhe garanci për popullsinë shqiptare dhe atë italiane"- iu tha gazetarëve ministri Alibeaj.
Ministri italian i drejtësisë tha se ishte i gatshëm për ngritjen e një grupi pune midis dy institucioneve që do të bënte të mundur shkurtimin e procedurave të transferimit të të dënuarve shqiptarë në Itali. Tashmë mes dy vendeve nuk mund të flitet vetëm për marrëveshje transferimi të të dënuarve, por edhe për reforma në drejtësi, tha Alfano.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.