VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e imunitetit për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim
E Premte, 03.13.2009, 04:03pm (GMT1)

Voal-online - Nikollaq Neranxi akuzohet për kontrabandë mallrash. Prokuroria bëri të ditur sot se i është dërguar një shkresë Kuvendit për të kërkuar leje për ndjekje penale për deputetin Neranxi, që do e çojë Kuvendin në votim për heqjen e imunitetit të deputetit të LSI.  Akuza thotë se deputeti Neranxi ka bërë kontrabandë mallrash me vlerë më të madhe se 13 milionë lekë të reja. Deputeti ka një firmë private në sferën e lëndëve ushqimore.  Hetimet kanë nisur sapo Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë kallëzimin në muajin janar të këtij viti.
Është hera e katërt të kërkesave që Prokurorisë e Përgjithshme kërkon heqjen e imuniteti të deputetëve gjatë këtij mandati 4 vjeçar, të nisur me Ministrin Basha për abuzime në rrugën Durrës- Kukës, me ish ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit, kërkesën për Hajrulla Paturin të Republikaneve dhe së fundi për deputetin e LSI, Nikollaq Neranxi.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.