VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Legalistët: E majta po manipulon Gërdecin
E Djelë, 03.15.2009, 01:57pm (GMT1)

Voal-online - Partia Lëvizja e Legalitetit ka denoncuar sot përpjekjet e opozitës së majtë dhe në veçanti të Partise Socialiste per të shfrytezuar shperthimin e Gerdecit dhe viktimat qe ai shkaktoi si dhe çdo përdorim tjetër per qellime dhe perfitime politike te kesaj ngjarjeje per aq kohe sa drejtesia nuk e ka thene ende fjalen e saj.
Sulejman Gjana, sekretar politik i PLL, theksoi ne nje konference shtypi se "thirrjet per demonstrim ne rruget e Tiranes me rastin e njevjetorit te tragjedise se Gerdecit, deshmojne edhe nje here se Partia Socialiste, si trasheguese e Partise Punes dhe diktatures se saj komuniste, nuk heziton te bazoje strategjine e saj politike dhe elektorale mbi fatkeqesite dhe vdekjen. Kjo ndodh per arsyen se opozita e majte nuk eshte ne gjendje te prodhoje dhe te paraqese asnje alternative serioze per qeverisjen e vendit".

                       


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.