VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LSI kundër së majtës tjetër
E Martë, 03.17.2009, 07:35am (GMT1)

Voal-online - Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet nënkryetarit të kësaj force, Pëllumb Xhufi, të nesërmen e mitingjeve të tyre, ka replikuar në distancë me kreun e Lëvizjes "G99" Erjon Veliaj. "Me qëndrimin ndaj krimit shtetëror të Gërdecit matet dhe integriteti i çdo force politike. Gërdeci nuk përballohet dhe nuk mund të përballohet as me politikën e vjetër, as me politikën e re të dashurisë"- tha Xhufi. Xhufi tha se dita e djeshme nuk meritonte të ishte një ditë e heshtur, nuk meritonte të ishte një ditë dashurie, por meritonte të ishte një ditë proteste e zhurmshme me zë të lartë. "Një protestë qytetare si ajo që organizuam në, kundër një qeverie e cila është e zhytur deri në fyt", ka përfunduar Xhufi.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.