VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shembja e murit të ndarjes, ngjarja më e madhe për njerëzimin në shekullin e 20të

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 01:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Shembja e murit të ndarjes, ngjarja më e madhe për njerëzimin në shekullin e 20të
E Enjte, 03.19.2009, 11:15am (GMT+1)

Berisha: Rënia e Murit të Berlinit hapi portat e lirisë për 400 milion qytetarë

 

I ftuar special nga Fondacioni "Konrad Adenauer", për të marrë pjesë në konferencën me temë "Vitet 1989/1990: era e ndryshimit në Shqipëri", kryeministri Berisha ka shpalosur përpara personaliteteve më të larta të Gjermanisë, eksperiencën e shtetit shqiptar në rrëzimin e rregjimit diktatorial të Enver Hoxhës dhe rindërtimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë, të cilat tashmë do të kurorëzohen me anëtarëimin e Shqipërisë në NATO. Fillimisht, kryeministri Berisha është ndalur pikërisht në vitin 1989, vit i cili shënon në historinë e Gjermanisë, por edhe të botës, rënien e Murit të Berlinit, duke e konsideruar këtë ngjarje si historinë më të madhe të njerëzimit për shekullin e 20-të, pas Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri ka theksuar se, rënia e Murit të Berlinit shënoi hapjen e portës së mbyllur të lirisë për mbi 400 milion qytetarë europianë dhe të Azisë Qendrore, fitimin e dinjitetit njerëzor të munguar. Rënia e Murit të Berlinit, mur që shtrihej nga detrat e Veriut, në Kanalin e Korfuzit, shënoi fundin e rrethimit të lirisë në Europë dhe botë, si edhe fundin e shpejtë të sistemit më tragjik, më çnjerëzor që kohërat kanë njohur. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit shqiptar ka nënvizuar se rënia e Murit të Berlinit ishte rezultat i një seri faktorëve, ndër të cilët si përcaktues do të veçoja, para së gjithash, krijimin e NATO-s dhe konsolidimit të saj si aleancë që frenoi me sukses të madh ekspansionin sovjetik në Europë. Në këtë kontekst, kryeministri Berisha ka theksuar se, pa themelimin dhe konsolidimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, paranoja ekspansioniste e Kremlinit të kuq dhe satelitëve të tij, nuk do të kishte të ndalur. Fatin e Çekosllovakisë, pushtimi i së cilës erdhi vetëm e vetëm se ajo tentoi të hapej dhe të lidhej me Perëndimin, Kremlini do të donte t'ua rezervonte edhe shumë vendeve të tjera në perëndim, në veri dhe në jug të kontinentit. Kështu, kryeministri ka vlerësuar se NATO ka qenë faktori më madhor, që frenoi me sukses të plotë sovjetizimin e Europës nga Kremlini dhe bëri të mundur, që perdja e hekurt, Muri i Berlinit, të shndërrohej në fund, në një mur apo perde kashte. Duke u kthyer në ngjarjet e Shqipërisë gjatë asaj kohe, kryeministri ka theksuar se për shqiptarët që përjetonin izolimin më të thellë në tërë historinë e tyre, Papa Gjon Pali i Dytë do të mbetet përgjithmonë miku i madh dhe i shquar i tyre, që nuk i harroi ata edhe kur të tjerë i kishin harruar, apo më mirë të themi kur ishin zhytur në vet'harresën më të thellë të historisë tyre. Në memorien e kombit shqiptar, kryeministri ka theksuar se, do të mbeten gjithmonë të paharruara thirrjet dhe mesazhet që ai ju drejtoi shqiptarëve nga Brindizi, në vitet 1980 dhe 1982, në mbrojtje të lirive të tyre. Duke u referuar ngjarjeve të Shqipërisë gjatë asaj kohe, kryeministri ka theksuar se shqiptarët në atë kohë përjetonin izolimin më të thellë në tërë historinë e tyre. Në këtë kuadër kryeministri ka theksuar se, ndër të gjitha vendet e Europës ish-komuniste, në Shqipëri sundonte forma më e egër, më totalitare e regjimit komunist. Duke e cilësuar figurën e dikatorit Enver Hoxha si Hitlerin e pasluftës, kryeministri theksoi se, për 45 vjet në Shqipëri u vendos forma më ekstreme e monizmit apo totalitarizmit më total. Kështu, kryeministri theksoi se, dora e hekurt e sistemit dikatorial në Shqipëri ndaloi me Kushtetutë dhe Ligj, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, asgjësoi pronën private, iu shtetëzoi qytetarëve shqiptarë çdo gjë, tokën, pasuritë gjer dhe trojet e shtëpive, dhe vendosi sistemin e hiperkolektivizmit apo të shndërrimit të njeriut në skllav të vërtetë të shtetit socialist. Në mënyrë të veçantë, kryeministri theksoi se, aktin e paprecedent në historinë shekullore të vendit, barbarinë kulturore të paparë ndonjëherë, duke rrënuar të gjitha kishat, xhamitë, teqetë e vendit, ndër më të bukurat dhe më të vjetrat e rajonit. Në këtë mënyrë, kryeministri theksoi se, egërsisht në Shqipëri u instalua ateizmi i imponuar. Duke vijuar më tej, kryeministri Berisha ka theksuar se, regjimi i Enver Hoxhës ekzekutoi me gjyq dhe pa gjyq qytetarët shqiptarë mbi dy herë më shumë se sa të gjithë klikat komuniste të Polonisë, Çekosllovakisë, Bullgarisë, Rumanisë, ish Jugosllavisë dhe Hungarisë (përveç kohës së revolucionit). Duke u kthyer në kohë, kryeministri theksoi se, në pranverën dhe verën e vitit '90, pasi regjimi hoqi nga Kodi Penal largimin nga vendi si tradhëti e lartë, qindra të rinj u ekzekutuan në kufijtë e saj, në tentativë për t'u larguar nga vendi dhe në disa raste trupat e tyre të vdekur u shëtitën në rrugët e qyteteve si: Shkodra, Saranda etj. E, ndërsa nënvizoi se gjendja e asaj kohe në Shqipëri ishte jashtë çdo imagjinate njerëzore, kryeministri theksoi se tek çdo shqiptar flladi i lirisë, pas rënies së Murit të Berlinit, nisi të ndjehet. Kryeministri nënvizoi revoltën e madhe studentore të vitit 1990, i cili sipas tij ishte një manifestim i kurajos qytetare të intelektualëve, të cilët kundër regjimit kërkonin fitoren e lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor. Kryeministri ka vënë në dukje gjithashtu, se pas përmbysjes se dikaturës Shqipëria do të ishte vendi i parë në Ballkan, që ai do të vizitonte më 23 prill 1993. Ndër të tjera, ai ka theksuar se më 22 mars, Shqipëria ishte në një kolaps të plotë ekonomik. Në këtë kontekst, kryeministri tha se, qeveria e dalë nga zgjedhjet procedoi me reforma të thella e të gjithanshme, të cilat bënë të mundur hedhjen e themeleve të rendit demokratik të bazuar në ekonominë e tregut.

 

Helmut Kol, një nga ndihmësit më të mëdhenj të Shqipërisë

 

Pas përmbysjes se dikaturës, Shqipëria do të ishte vendi i parë në Ballkan që do të vizitohej nga Kancelari gjerman Helmut Kohl më 23 prill 1993. "Ndjehem krenar dhe i bekuar se, unë dhe bashkëqytetarët e mi, patëm mundësinë të dëshmonim me pritjen tonë dashurinë dhe mirënjohjen më të madhe", është shprehur kryeministri. Gjithashtu, ai ka kujtuar se pas themelimit të opozitës shqiptare, Helmut Kohl do të ishte kryeministri i parë i një vendi të madh të Europës që do të takonte si Lider i opozitës shqiptare në pranverën e vitit '91 dhe më pas, pas fitores së demokracisë, ai ishte burri i shtetit që kishte takuar më shpesh si President i Shqipërisë, dhe që kishte dhënë ndihmën e tij më shumë se kushdo tjetër për ndërtimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut në Shqipëri. Kryeministri Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për "burrin më të madh të tokës gjermane" pas Bismarkut, mikun e madh të kombit shqiptar, Kancelarin Helmut Kohl. Por, gjithashtu kryeministri Berisha e ka konsideruar pjesëmarrjen e tij në këtë konferencë si një rast i veçantë për të shprehur mirënjohjen e tij më të thellë mikut të madh të kombit shqiptar dhe të tij personal, Presidentit Bush, për shërbimin e madh që i bëri lirisë botërore, me qëndrimin e tij vizionar ndaj shembjes së Murit të Berlinit dhe ndihmën e madhe që i dha vendit tim dhe mua, në përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri. "Kam patur fatin ta takoj në Shtëpinë e Bardhë, ta pres dy herë në Shqipëri, pas largimit nga detyra, të dëshmoj mirënjohjen dhe ndjenjat më miqësore për kontributin e tij në lirinë e shqiptarëve, Europës dhe Botës. Ndër të gjitha vendet e Europës ish-komuniste, në Shqipëri, sundonte forma më e egër, më totalitare e regjimit komunist. 22 marsi 1992 shënon fillimin e ndërtimit të sistemit demokratik dhe ekonomisë së tregut në Shqipëri", është shprehur kryeministri. Ndër të tjera, ai ka vënë në dukje se më 22 mars, Shqipëria ishte në një kolaps të plotë ekonomik. Në këtë kontekst, kryeministri tha se, qeveria e dalë nga zgjedhjet procedoi me reforma të thella e të gjithanshme, të cilat bënë të mundur hedhjen e themeleve të rendit demokratik të bazuar në ekonominë e tregut.

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i fondacionit "Konrad Adenauer" vlerësoi kryeministrin Berisha si disidentin e parë të Shqipërisë

 

Thielen: Vendet e BE-së, besim tek reformat e qeverisë "Berisha"

 

"Vendet anëtare të BE-së e kanë ratifikuar të gjitha MSA-në me vendin tuaj dhe kjo është një shenjë e besimit të palëkundur në faktin se kursi i reformave të vendit tuaj është me sukses të plotë dhe kjo do të vazhdojë. Kjo është e nevojshme për të çuar përpara perspektivën e përbashkët europiane të Shqipërisë". Me këto fjalë, Sekretari i Përgjithshëm i fondacionit "Konrad Adenauer", Micheal Thielen, ka përshëndetur dje kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani dhe mori pjesë në konferencën e organizuar nga Fondacioni "Konrad Adenaeur" në kuadër të aktiviteve të organizuara nga ky fondacion me rastin e 20-vjetorit të rënies së murit të Berlinit. I pritur në një sallë të mbushur me personalitete me njerëz të artit kulturës dhe politikës mbi 320 pjesëmarrës në audotiriuomin e fondacionit, kryeministri Berisha u prit miqësisht nga Sekretari i Përgjithshëm, Micheal Thielen. Duke e cilësuar vitin 2009 për Shqipërinë si një vit i rëndësishëm, Thielen ka vlerësuar maksimalisht duke shprehur kënaqësinë e tij për anëtarësimin e vendit me të drejta në NATO, si dhe përpjekjet e qeverisë për të fituar statusin e vendit kandidat të BE-së. Gjatë fjalës së tij, Thielen duke përshëndetur kryeministrin Berisha e konsideroi atë si disidentin e parë të Shqipërisë, që çoi përpara reformat në kuadër të integrimit të Shqipërisë. "Përshëndes kryeministrin si bashkëthemelues të Partisë Demokratike. Ju keni qenë në krye të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, ju keni qenë disidenti i parë i Shqipërisë. Gjatë kësaj kohe, ju keni çuar përpara reformat e vendit tuaj dhe keni përkrahur hapjen e Shqipërisë me botën e jashtme" u shpreh Thielen. Më pas ai ka vlerësuar se pas ardhjes sërish në pushtet në vitin 2005, falë qeverisjes së kryeministrit Berisha, Shqipëria mori impulse të reja vendimtare në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO. "Pas disa vitesh në opozitë, me fitoren e partisë tuaj në 2005 ju morët postin e KM të Shqipërisë. Që atëherë ju i keni dhënë shumë impulse vendit tuaj, ju e keni çuar në mënyrë vendimtare përpara Shqipërinë në rrugën e integrimit euroatlantik", tha më tej Thielen. Gjithashtu, ai ka vlerësuar maksimalisht se reformat e iniciuara nga qeveria Berisha i sollën Shqipërisë vrullin e invetimeve të mëdha. "Reformat tuaja bënë që Shqipëria të merrte ftesën për anëtarësimin në NATO vitin që kaloi, ju keni hapur vendin tuaj ndaj botës për investime të mëdha ekonomike, ju keni zgjeruar marrëdhëniet e mira ekonomike të vendit tuaj me vendet e ballkanit", vijoi më tej Sekretari i Përgjithshëm i fondacionit "Adenauer". Gjithashtu, Thielen vlerësoi se që nga ardhja e të djathtës, qeveria e kryeministrit Berisha, falë reformave, ka çuar përpara luftën kundër korrupsionit, duke theksuar edhe reformat e rëndësishme në fushën e drejtësisë. "Zoti kryeministër, që nga marrja e këtij posti ju keni çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe qeveria juaj ka vënë në jetë reforma të rëndësishme në drejtësi dhe jemi të gjithë të të njëjtit mendim se pavarësia e drejtësisë duhet ruajtur dhe duhet forcuar dhe duhet të respektohen parimet e shtetit ligjor", vijoi më tej Thielen. Duke u ndalur tek ligji i lustracionit, Sekretari i Përgjithshëm i fondacionit "Adenauer", duke vlerësuar ligjin ka uruar arritjen e një konsensusi në mënyrë që Shqipëria t'i japë një impuls të fuqishëm sistemit shoqëror. "Ju keni vënë në rrugë një ligj të cilin personat zyrtar, ato që kanë poste të rëndësishme të kontrollohen përsa i përket lidhjeve të tyre me ish-sistemin totalitar. Ky ligj është diskutuar në mënyrë kontroverse si në vendin tuaj, si në botën e jashtme. Ne i urojmë Shqipërisë që ky diskutim të arrijë në një rezultat, në të cilin vendi juaj t'i japë një impuls të fuqishëm pajtimit shoqërorr në këtë vend", ka nënvizuar ndër të tjera Sekretari i fondacionit "Adenauer". RD/Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LSI kundër së majtës tjetër (03.17.2009)
Politikanët të ndarë në protestat (03.16.2009)
Legalistët: E majta po manipulon Gërdecin (03.15.2009)
Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e imunitetit për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (03.13.2009)
Opozita në Prishtinë kërkon qeveri teknike, pozita nuk pranon (03.12.2009)
Incidente të para në fushatën zgjedhore në Maqedoni (03.10.2009)
Berisha: Në qershor kandidatura për në BE (03.09.2009)
Tirana dhe Roma marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve në Itali (03.09.2009)
Kryeministri Thaçi fton oresidentin serb Boris Tadiç në Prishtinë (03.08.2009)
Me një ceremoni madhështore në Pallatin e Kongreseve kryeministri ua uroi arsimtarëve 7 Marsin (03.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]