VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dy fjalë për nostalgjikët e komunizmit

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 10:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Dy fjalë për nostalgjikët e komunizmit
E Enjte, 03.26.2009, 07:53am (GMT+1)

Shqipëria mund të jetë vend i vetëm ish-komunist i cili nuk ka marrë masa serioze për të pastruar jetën e politikës nga "mbeturinat" e sistemit komunist, të cilat më shumë se kurrë, sot janë më të rrezikshme. Këto ditë, në disa televizione, 2 politikanë të së majtës, Pandeli Majko, dhe historiani i diktaturës komuniste, Paskal Milo, nostalgjikë dhe militantë e mbrojtës të komunizmit, duke shfrytëzuar hapësirat e mediave, që fatkeqësisht ju japin çdo deklaratë, pa i vrarë ndërgjegjja me një servilizëm të pështirë, pa asnjë moral në interes të shoqërisë, u hodhën me urrejtje ndaj shqiptarëve që u vranë për të drejtat dhe liritë e njeriut, që u vranë pabesisht nga ata shqiptarë që mbronin idealin e krimit komunist. Në unison me to u bashkuan dhe bashkëshortja e diktatorit, Zonja e zezë, duke përdorur mllefin dhe urrejtjen me shpifje ndaj së vërtetës historike, duke baltosur gjakun e derdhur nga ata shqiptarë që ishin kundër diktaturës komuniste, dhe faji i tyre ishte se ata dhanë dhe jetën që të denonconin diktaturën dhe të mbronin të drejtat dhe liritë e tyre.
Si aktivist i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe si Sekretar i Përgjithshëm i Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, ndoqa me shumë vëmendje se si do të reagonte politika dhe institucionet e shoqërisë civile e analistët për këto deklarata, sa antikombëtare, aq fyese e përçmuese për një shoqëri demokratike. Isha i mendimit dhe i bindur se analistet jo vetëm do të mbushnin faqet e gazetave, por do të analizonin me paanshmëri, dhe do të protestonin me forcën e fjalës kundër daljeve të këtyre politikanëve që treguan urrejtjen e tyre ndaj të përndjekurve politikë dhe mbrojtën luftën civile që zhvilloi diktatura komuniste në Shqipëri, që këtij populli i shkaktoi tragjedi njerëzore, që dhe sot pas një periudhe 18-vjeçare pluralizëm, mijëra familje shqiptare po i vuajnë. Mbi 4000 familje të fisnikëve shqiptarë, kërkojnë e kërkojnë me vite, eshtrat e prindërve, motrave e vëllezërve, që "kjo dhe vetëm kjo" ua shkaktoi shqiptarëve me ideologjinë e krimit, tragjedinë.
I kujtojmë historianit të komunizmit, Paskal Milos, se e vërteta e pushkatimit të fisnikëve shqiptarë që u vranë nga sadistët fondamental ortodoksë komunistë, nuk u vërtetua asnjëherë se ata ishin bashkëpunëtorë të fashizmit, nga asnjë institucion akademik historik kombëtare dhe ndërkombëtare. Ata nuk ishin të tillë, kjo shpifje është e komunistëve shqiptarë e Milos, dhe asnjëherë e institucioneve të besueshme historike.
I kujtojmë Milos se, mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore u krijua një gjykatë ndërkombëtare për të dënuar bashkëpunëtorët e fashizmit dhe të nazizmit, dhe fatkeqësisht për historianin dhe mbrojtësit e diktaturës, dhe fatmirësisht për kombin shqiptare, nuk është dënuar asnjë shqiptar si bashkëpunëtor i fashizmit e nazizmit. Në vitet '50, tre shqiptarë; ish-kryeministri Fiqiri Dine, komandant i Xhandarmerisë, Hysni Dema, dhe komandanti i Ushtrisë Kombëtare, Preng Previzi, që kishin qenë në këto poste në vitet '44, u akuzuan nga qeveria e diktatorit Hoxha dhe dolën në gjyq në Athinë dhe u gjykuan nga gjyqtarë britanikë, pjesë e gjykatës ndërkombëtare të dënimit për bashkëpunëtorë të nazizmit. Dhe, kur iu bë pyetja këtyre, se pse keni bashkëpunuar me nazizmin, përgjigja ishte; "˜ne ishim në shërbim të shtetit tonë të pushtuar nga nazizmi dhe u shërbenim qytetarëve të vendit tonë'. Gjykata i shpalli të pafajshëm, duke ju kërkuar ndjesë për akuzën. Kjo është e vërteta historike e bashkëpunëtorëve të nazizmit, zotërinj të shpifjeve dhe mllefit ndaj historisë dhe të vërtetës. Kjo tregon më së miri se ju i përkisni historisë së shpifjeve, dhe jo të së vërtetës. E vërteta juve ju trondit, prandaj shpifni.
I kujtojmë politikanëve përçmues se, plehra të historisë janë mbrojtësit e diktaturës komuniste, dhe jo ata që ndërtuan shtetin shqiptar dhe që për kombin dhe demokracinë nuk kursyen as jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.
Të përndjekurit politikë shqiptarë, pjesë e kësaj shoqërie, me një moral shumë të çmuar, në këtë periudhë tranzicioni, tregoi vlera të larta morale, duke mos bartur mllefin dhe urrejtjen për vuajtjet që i kishte shkaktuar diktatura. Manifestoi dhe promovoi dashuri dhe paqe, megjithëse vinte me një bilanc tragjik njerëzor.
Fakti që të gjithë të përndjekurit politikë, motrat dhe vëllezërit tanë, nuk u hodhën me urrejtje e marrëzi në fushën e hakmarrjes, tregoi pjekuri dhe moral. Kjo nuk do të thotë që ne të heshtim përpara shpifjeve të paskrupullta të historianëve dështakë të krimit komunist. Shpifjet dhe mllefin tuaj historia e ka hedhur dhe po e hedh çdo ditë në koshin e plehrave. Ky manifestim i fuqishëm moral nga ana e ish-të përndjekurve politikë, ka krijuar një superioritet moral e politik që nuk do të shuhet kurrë, dhe do të çmohet kurdoherë. Fakti që ne sot përbuzemi nga "oportunistët, historianët e klasës së dështuar politike në Shqipëri", nuk e ndryshon balancën. Prandaj, të drejtat tona marrin një karakter imponues dhe fitojnë një urgjencë që duhet të prekë çdo ndërgjegje të pastër shqiptare. Shqipëria ka nevojë për një rindërtim moral dhe institucional më shumë se kurrë. Dhe, jo për përçmim dhe urrejtje. Ky është mesazhi i mijëra familjeve fisnike shqiptare, mesazhi i paqes dhe jo e urrejtjes. Turp për ata që shpifin dhe urrejnë, paqja po fiton mbi urrejtjen


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ndërhyrja e NATOs ndryshoi historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit (03.25.2009)
Rama në Tropojë pavarësisht motit të keq (03.22.2009)
Blerim Kuçi u emërua Sekretar organizativ në AAK (03.20.2009)
Blerim Kuçi kalon nga LDK në AAK (03.20.2009)
Shembja e murit të ndarjes, ngjarja më e madhe për njerëzimin në shekullin e 20të (03.19.2009)
LSI kundër së majtës tjetër (03.17.2009)
Politikanët të ndarë në protestat (03.16.2009)
Legalistët: E majta po manipulon Gërdecin (03.15.2009)
Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e imunitetit për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (03.13.2009)
Opozita në Prishtinë kërkon qeveri teknike, pozita nuk pranon (03.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lartë]