E Premte, 03.29.2024, 06:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Pacolli lobon në Lindjen e Mesme për njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës
E Premte, 03.27.2009, 09:02pm (GMT+1)

Radio Kosova - Kryetari i Partisë Aleanca Kosova e re, Behxhet Pacolli ka kërkuar që zgjedhjet lokale të mbahen më së largu në tetor të këtij viti, ndërkaq ato parlamentare, në tetor të viti të ardhshëm.Këto komente ai i bëri pas një takimi që pati dje me ambasadorin e OSBE-s, Varner Almhofer. Pacolli, paralajmëroi befasi sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, ku ka një listë prej 30 shteteve të Lindjes së Mesme, që është duke punuar me ta për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, në takim me shefin e OSBE-s paraqiti qëndrimin e tij rreth mbajtjes së zgjedhjeve që do të mbahen këtë vit, të paralajmëruara për në muajin nentor, duke kërkuar që ato të mbahen më së largu në muajin tetor.
"Ne si parti kemi vendos të kërkojmë dhe të ngrisim zërin që zgjedhjet lokale të ndodhin në tetor të këtij viti dhe zgjedhjet parlamentare në tetor të 2010", theksoi Pacolli.

Shefi i OSBE-së, ambasadori Varner Almhofer, shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen e procesit të ri zgjedhor.

"Bashkë me liderë politikë të Kosovës po shqyrtojmë se çfarë fusha duhet të mbulojë në terren, apo cilit do të jetë roli i OSBE-së. Do të shohim nëse do të ketë nevojë me përkrahjen e mëtutjeshme të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, apo ndoshta këtë mund ta bëjnë vetë. Ne ende jemi në fazën e diskutimeve se ku mund të participojmë, sepse siç e dini ne kemi trajnuar dhe kemi ndihmuar stafin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë", tha Almhofer.

Pacolli paralajmëroi se shumë shpejt do të sjell befasi sa i përket njohjes së Kosovës nga vendet islamike, pasi që ai sot do të udhëtoi për në Doha ku do të marrë pjesë në Konferencën e Ligës Arabe, në nivel të kryeministrave.Pacolli, tha se ka një listë prej 30 shteteve të Lindjes së Mesme, që është duke punuar për ta njohur pavarësinë e Kosovës


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dy fjalë për nostalgjikët e komunizmit (03.26.2009)
Ndërhyrja e NATOs ndryshoi historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit (03.25.2009)
Rama në Tropojë pavarësisht motit të keq (03.22.2009)
Blerim Kuçi u emërua Sekretar organizativ në AAK (03.20.2009)
Blerim Kuçi kalon nga LDK në AAK (03.20.2009)
Shembja e murit të ndarjes, ngjarja më e madhe për njerëzimin në shekullin e 20të (03.19.2009)
LSI kundër së majtës tjetër (03.17.2009)
Politikanët të ndarë në protestat (03.16.2009)
Legalistët: E majta po manipulon Gërdecin (03.15.2009)
Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e imunitetit për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (03.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]