E Martë, 04.23.2024, 02:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Agim Çeku: Malazezët e Kosovës të njihen si komunitet më vete
E Martë, 06.16.2009, 11:00am
Kryetari i PSD së Agim Ceku ka pasur një takim pune me kryetarin e Partisë Demokratike Malazeze të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, parti e posaformuar. Në këtë takim u bisedua për modalietet dhe rrugët e bashkëpunimit të dy partive në të ardhmen, per çka ekziston vullneti dhe gatishmeria e plotë nga të dyja palët. Kryetari i PSD së përgezoi liderin e komunitetit malazez të Kosovës për nismën dhe e vlerësoi atë si një rrugë shumë të mirë në shërbim të mbrojtjes dhe afirmimit të identitetit të komunitetit malazez në Kosovë. Edhe në këtë takim Çeku rikonfirmoi qëndrimin e partisë së tij se është në interes të Kosovës që komuniteti malalez i Kosovës te njihet dhe pranohet si komunitet në vete. Ky komunitet do t'i shërbente forcimit të marrëdhenive midis Kosovës dhe Malit të Zi dhe do te ishte një ure afrie dhe bashkëpunimi mes dy popujve dhe vendeve tona fqinje.
Kryeministri fton socialistët t'i bashkohen projektit të Shqipërisë evropiane
E Martë, 06.16.2009, 08:00am

Berisha, pritje madhështore në Tropojë e Kukës, mesazhi i fitores nga veriu në jug

Kryeministri Berisha u prit dje me një atmosferë madhështore në qytetin e Bajram Currit, ku përveç hapjes së fushatës përuroi edhe disa vepra të rëndësishme publike për zonën. Dhjetramijëra qytetarë janë mbledhur të hënën paradite në qendër të qytetit të Bajram Currit për të marrë pjesë në mitingun e Partisë Demokratike, ku Kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kryetari i kësaj force poltike, Sali Berisha mbajti fjalën përshëndetëse. Flamuri amerikan, ai i Bashkimit Evropian, ai kombëtar dhe i PD-së dhe muzika e këngës "Shqipëria po ndryshon", tashmë e kthyer në një himn, prej orëve të para të mëngjesit kanë mbushur sheshin kryesor të qytetit verilindor të Bajram Currit. Nuk mungojnë në këtë ambient festiv dhe grupet e valleve, të veshur me kostumin tradicional të zonës. Mitingu i PD-së është hapur me një koncert festiv të këngëtarëve të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. E para është ngjitur në skenën e improvizuar në qendër të qytetit Çiljeta, për të vijuar më pas me grupin nga Tetova "Elita 5", Soni Malaj, Elvana Gjata, etj. Bajram Curri është një qytet alpin i Shqipërisë, qyteti më verior ndërtuar në vend të fshatit të dikurshëm me emrin Kolgecaj.

Berisha në Greqi i ftuar në përurimin e muzeut të ri të Akropolit
E Hënë, 06.15.2009, 02:30pm

Kryeministri Sali Berisha, në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare në vend, gjatë fundjavës do të jetë në Athinë për një vizitë zyrtare, bëjnë të ditur për korrespondentin e agjencisë NOA, burime zyrtare në kryeqytetin grek.

Berisha, do të marrë pjesë në ceremoninë për prerjen e shiritit të përurimit të muzeut i cili për publikun, në mënyrë të kufizuar do të hapet pas datës 21 qershor dhe disa ditë më pas, për të gjithë publikun. Më 20 qershor, gjatë ceremonisë përuruese, përveç kryeministrit shqiptar do të jenë të pranishëm edhe presidenti i Qipros D. Kristofias, ai Egjiptit Hosni Mubarak, kryeministri i Francës François Figion, ai i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, i Bullgarisë, Sergei Stanisef, Ministri i Jashtëm i Italisë Franko Fratini etj.

Ndërkohë, jehona e çeljes së muzeut të famshëm, pritet të marrë përmasa të gjera globale në mbulimin nga media që e ka marrë përsipër ta menaxhojë dhe spërndajë ERT, rrjeti shtetëror radioteleviziv grek.

Berisha bëri sot miting në Tropojë
E Hënë, 06.15.2009, 11:09am

Voal-online - Në mitingun e zhvilluar sot në Tropojë premtoi se do ta shndërrojë këtë rreth në zonë evropian, "ku nuk do të ketë asnjë rrugë të paasflatuar”. Kështu u shpreh sot kryeministri Berisha në Tropojë ku ndodhej për një miting në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare. Berisha në vendlindje bëri premtimesh për liberalizimi i vizave, forcimin e ekonomisë dhe rritje të mirëqenies. Berisha iu drejtua kundërshtarit të tij politik në këto zgjedhje, Edi Ramës, duke i bërëi thirrje ta vizitojë Tropojën sa herë të dëshirojë, por siç theksoi Berisha “para se të kërkosh votën e tropojanëve duhet të japësh dorëheqje nga Bashkia e Tiranës”.  Mitingu i Partisë Demokratike u zhvillua në qendër të qytetit të Bajram Currit të cilët ndoqën fjalën e kryeministrit, njëkohësisht edhe kryetar i kësaj partie. Mitingu i PD-së është hapur me një koncert festiv të këngëtarëve të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Në miting kryeministri u shoqërua edhe nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha.

Kryeministri Berisha kërkoi votën e qytetarëve të Kombinatit për horizontin e ri të integrimit
E Djelë, 06.14.2009, 07:42am

Kombinati i bashkohet projektit të PD për Shqipërinë europiane

 

Mijëra banorë të Kombinatit bashkohen me projektin e Partisë Demokratike për Shqipërinë europiane. Në një atmosferë entuziaste, kryeministri Berisha përshëndeti përzemërsisht banorët e Kombinatit, duke vlerësuar se Shqipëria këto katër vite ia doli me reforma të thella, të shtohet në vendin lider për investime të huaja, të dyfishojë rrogat dhe pensionet, të nxjerrë 400 mijë shqiptarë nga varfëria. Kryeministri shprehu nderimin e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme që banorët e Kombinatit i dhanë Partisë Demokratike katër vite më parë. Kryeministri Berisha theksoi se, ky besim dhe kjo votë u shndërrua në realizimin e njërit prej projekteve më madhore të të gjitha kohërave dhe të kombit shqiptar, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Berisha çon në këmbë qytetarinë shkodrane dhjetëramijë në shesh për vijimin e ndryshimit
E Premte, 06.12.2009, 11:49am

 Nis nga Shkodra festa e fitores së 28 qershorit

 

Dhjetramijëra qytetarë të Shkodrës pritën dje në një miting madhështor kryeministrin Berisha duke rikonfirmuar mbështetjen e padiskutueshme për përsëritjen e fitores së thellë të marsit të vitit 1992. Duke përshëndetur përzemërsisht të gjithë shkodranët, kryeministri Berisha u përcolli atyre mesazhin e fitores ndërsa i ftoi të bashkohen me projektin jetik për Shqipërinë europiane. Kryeministri shprehu bindjen se Shkodra, ashtu si dhe mbarë Shqipëria, nuk do të ndalin hapat e zhvillimit, pasi edhe katër vite projekte të tjera madhore dhe jetike presin realizimin e tyre nga kjo qeveri. Duke e cilësuar këtë miting si një nga mitingjet më madhështore të mbajtura në qytetin verior të Shkodrës, kryeministri Berisha ka shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë për të gjithë mbështetjen që qytetarët e Shkodrës i kanë dhënë Partisë Demokratike në vite. "Kam ardhur këtu me qindra herë, por ky është takimi më madhështor që ne zhvillojmë në këtë shesh. Ju sot nuk keni dalë për Sali Berishën, se ai është miku juaj, por keni dalë për Europën, për Shkodrën europiane, për Shqipërinë europiane, për vokacionin tuaj, për besimin tuaj", u shpreh kreu i ekzekutivit.

Bashkohen subjektet politike demokristiane
E Enjte, 06.11.2009, 08:47pm

Kreu i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Ton Marku dhe ai i Partisë Demokristane të Kosovës për Integrim, Zef Morina, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkimit të këtyre subjekteve politike. Partia do të thirret Demokristianët e Kosovës me akronimet PSHDK dhe PDKI deri në mbajtjen e kongresit dhe do të kryesohet nga dy kryetarët aktual.

 

Kreu i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Ton Marku dhe ai i Partisë Demokristiane të Kosovës për Integrim, Zef Morina, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkimit të këtyre dy subjekteve politike që do ta ketë emrin Demokristianët e Kosovës, me akronimet PSHDK dhe PDKI.

Emigrantët mund të kthehen për votimet
E Enjte, 06.11.2009, 10:35am
Ministria e Brendshme greke ka publikuar vendimin e zëvendësministrit për rendin publik, i cili u mundëson emigrantëve pa dokumenta që të shkojnë në atdhe e të kthehen në Greqi pa problem.

Kjo mundësi u ofrohet emigrantëve për periudhën 19 qershor deri 30 shtator.

Ndryshe nga herët e tjera që është ofruar kjo mundësi, kur mund të udhëtonin vetëm një herë, emigrantët tashmë kanë të drejtën e dy kalimeve për në vendin e tyre.

Sipas vendimit, kjo bëhet për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit në Shqipëri.

Kryeministri inauguron fillimin e rrugës Divjakë-Pushimi i Shoferit në Lushnjë
E Enjte, 06.11.2009, 09:08am

Berisha: Rama drejt humbjes së turpshme po kërkon koalicion për bojkotim

 

Kryeministri Berisha garantoi dje qytetarët e Myzeqesë se, brenda vitit 2010 e gjithë ultësira bregdetare, përfshi dhe Korçën nuk do të kenë asnjë rrugë të paasfaltuar në fshatra dhe qytete. Kreu i qeverisë inauguroi fillimin e punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Divjakë-Pushimi i Shoferit në Lushnjë dhe më pas zhvilloi një takim me qytetarët e Divjakës. Rruga me gjatësi 27 kilometra kap një vlerë prej 1.1 miliard lekësh. Projekti i rrugës është i konceptuar me të gjithë elementët e një rruge të standardeve më moderne. Duke shprehur bindjen për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit, Berisha u tha qytetarëve të Divjakës se, kurrë nuk është takuar më krenar dhe më ballëlart me ta se sa sot, duke e vënë theksin në realizimin e premtimeve të dhëna katër vite më parë.

LDK në proces të reformimit të gjithanshëm
E Mërkurë, 06.10.2009, 10:25am
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar dje një konferencë me moton "Vlera të dëshmuara, vizon i ri" mbi orientimet strategjike në këtë parti. Konferenca kishte për qëllim shpalosjen e vizionit të ri të LDK së dhe identifikimin e shtyllave themelore të programit të ri të saj. Në një komunikatë të lëshuar mbrëmë pas përfundimit të punimeve theksohet se kjo konferencë është organizuar si pjesë e procesit të ripërtëritjes së programit të LDK së dhe të fuqizimit të strukturave të saj organizative. Sekretari i Përgjithshëm i LDK së, Ramë Manaj, në fjalimin hyrës të konferencës theksoi se "kjo konferencë përkon me shënimin e 20 vjetorit të LDK së dhe është një hap i rëndësishëm për t?u përballur me sfidat e ardhshme të Kosovës". Ai theksoi se konferenca e sotme synon që të përcaktojë qartë orientimet tona strategjike për të ardhmen, duke iu referuar në vazhdimësi verave tradicionale të LDK së, të cilat kanë qenë vlera dhe parime udhëheqëse të qytetarit të Kosovës.
  » Kryeministri Berisha tha dje në Peqin se vendet e reja të punës janë kryefjala e programit elektoral të PD
  » Opozita bashkohet rreth datës së zgjedhjeve
  » Ramë Manaj: LDK do të vazhdojë të jetë artikuluese e fuqishme e interesave të popullit
  » LDK mbetet pasqyrë e një elite të përgjegjshme politike në Kosovë
  » Sot në Prishtinë i zhvillon punimet Konferenca njëditore e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi orinetimet strategjike të kësaj partie
  » Kryeministri Berisha pret shiritin e fillimit të punimeve për projektin më të madh hidroenergjitik në Evropë
  » Është prezantuar koalicioni i vëzhguesve vendës
  » Berati i bashkohet marshimit të fitores: Boshti i Jugut, projekti infrastrukturor madhoir i mandatit të dytë
  » Lëvizja e lirë, punësimi, infrastruktura, fshati, arsimi, pagat, pensionet dhe shëndetësia, prioritetet e PD
  » Komisioni Amerikan i Helsinkit: Zgjedhjet test për në BE, kartat problem



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]