E Enjte, 03.28.2024, 07:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Berisha: Shqipëria është shndërruar në vend të besuar për biznesin
E Enjte, 06.04.2009, 02:57pm

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e portit të lëndëve djegëse në Porto-Romano, në Durrës. 

Porti, një investim tërësish i biznesit shqiptar me vlerë 50 milionë euro, garanton standardet më të mirë në trajtimin e lëndëve djegëse.

Berisha e konsideroi ndërtimin ndërtimin e portit në Porto Romano një pikëfillimi për shndërrimin e kësaj zone në një nga nyjet energjetike më të rëndësishme dhe më të fuqishme të rajonit.

"Ndërtimi i portit dhe parkut energjetik në Porto Romano përbë një pikëmbështetje shumë të fuqishme dhe jetike për zhvillimin e shpejtë të vendit, përbën një fillim të madh për shndërrimin  e këtij porti dhe zonës në një nga nyjet energjetike më të rëndësishme dhe më të fuqishme të të gjithë rajonit”, - u shpreh shefi i qeverisë.

Daci kritikon Prishtinën zyrtare për diplomaci të dobët
E Enjte, 06.04.2009, 12:37pm

Voal-online – Siç njoftojnë NOA-INA, kreu i LDD-së, Nexhat Daci lidhur me rastin e anulimit të vizitës së presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu në Maqedoni ka akuzuar qeverinë dhe presidencën e Kosovës për paaftësi në politikën e jashtme dhe në përgjithësi, në atë të brendshme.

 â€œTë gjitha sinjalet janë shumë të këqija. Unë e kam përshëndetur vetëm aktin e izoluar të respektimit të vetvetes dhe të Kosovës. Por si mund t’ju respektojë dikush nëse ju çdo javë dhe çdo ditë shkoni në vizita private për biznes privat ose diçka tjetër dhe jeni udhëheqës i Kosovës? Si mund t’ju respektojë dikush që presidenti i vendit në vazhdimësi komunikon me mediat, pse shkoi, pse nuk shkoi. A thua ka strukturë protokollare ky shtet? A thua ka individ që dinë me udhëheq politikën dhe që porosit të shkojnë në kanale diplomatike, sepse kur bëhen skandalet në nivel të presidentëve, pastaj e vuan ekonomia e vuajnë qytetarët”, deklaroi akademiku Daci në një intervistë.

Kryeministri inauguron terminalin e depozitimit të karburanteve, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milionë euro
E Enjte, 06.04.2009, 07:16am

Berisha: Vlora dhe Shqipëria me terminalin më modern në Mesdhe

 

Një vepër e rëndësishme publike i shtohet synimit të qeverisë për ta shndërruar Shqipërinë në një superfuqi të vërtetë energjetike në rajon. Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e inaugurimit të terminalit të depozitimit të karburanteve, i ndërtuar nga Petrolifiera Italo-Albaneze, në Pyllin e Sodës, në Vlorë, një investim me vlerë 57 milion euro.  Me inaugurimin e kësaj vepre, kryeministri Berisha vlerësoi se qyteti i Vlorës, por dhe Shqipëria, ka tashmë terminalin më të ri dhe më modern në të gjithë Mesdheun, standardet e të cilit janë nga më të lartat.

Programi elektoral i Polit të Lirisë
E Mërkurë, 06.03.2009, 08:47am

Nga Aleksandër Meksi

 

Këto zgjedhje që kundërvënë përballë njëri-tjetrit katër koalicione dhe dy parti janë të rëndësishme për fatin e vendit, i cili ndodhet në udhëkryqin ndërmjet së kaluarës dhe tranzicionit nga njëra anë, dhe integrimit në familjen evropiane nga ana tjetër. Gjatë këtyre viteve Shqipëria ka bërë ndryshime të mëdha në shumë aspekte ashtu si dhe është zvarritur në mjaft të tjera, moszgjidhja e të cilave ka ardhur kryesisht për mungesë të vullnetit politik dhe një sërë dukurish negative, moszgjidhja e të cilave pengon ecjen përpara, rritjen e mirëqenies dhe cilësinë e jetës sonë.

Liberation: Një vështrim nga Shqipëria
E Mërkurë, 06.03.2009, 07:37am

Nga Michel Godet, Profesor në Konservatorin Kombëtar të Arteve dhe mjeshtërive (CNAM)

 

dhe Francis Mer, Ish-ministër i Ekonomisë dhe i Financave

 

Evropa nuk dot të gjejë në Shqipëri vetëm interesa ekonomike dhe hapësira të mbrojtura por edhe modelin e një bashkëjetese dhe tolerance fetare për të cilën ajo ka shumë nevojë.

The Muslim News: Njiheni pavarësinë e Kosovës
E Martë, 06.02.2009, 05:33pm

Shkruan: Muhamet HAMITI

Populli i Kosovës, tani shtet i pavarur, i shpëtoi gjenocidit në vitin 1999, para dhjetë vitesh, kur operacioni 78 ditësh i NATO s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dha fund agresionit serb në Kosovë. 12 000 shqiptarë të Kosovës u masakruan (me mijëra janë të pagjetur), gjysma e popullsisë ishte deportuar me dhunë, ndërsa rreth 130.000 shtëpi ishin djegur apo rrafshuar me tokë nga makineria serbe e luftës. Mbas Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjës, kjo ishte lufta e katërt e agresionit që po bënte Serbia e Millosheviqit gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Autostrada Durrës-Kukës-Prishtinë, fitore kombëtare
E Martë, 06.02.2009, 07:27am
Nga Mark KRASNIQI

 

Shteti Shqiptar gjatë pavarësisë së tij njëqindvjeçare kurrë nuk ka pasur qeveri më të sukseshme, më demokratike dhe më atdhetare se qeverinë aktuale të kryeministrit të nderuar Dr. Sali Berisha, megjithëse edhe në të kaluarën historike Shqipëria ka pasur udhëheqës të ndershëm, patriotë e luftëtarë për lirinë e pavarësinë e saj. Sot, më 31 maj 2009, është një festë e madhe historike për Shqipërinë, për Kosovën, për të gjithë shqiptarët anemanë botës, sepse u përurua hapja e tunelit Kalimash, dëpërtuan rrezet e fuqishme të dritës anëmbanë bjeshkës, për ta ndriçuar përgjithmonë rrugën kombëtare dhe ballkanike Shqipëri – Kosovë.

Ne fituam lirinë nga krimi

Nga Arben IMAMI


E Shtunë, 05.30.2009, 12:30pm
Partia Demokratike ka si thesar politik, si arritje e sukses të madh, pikërisht zgjerimin e hapësirës së lirisë në këtë vend, në të gjitha momentet më kulmore të saj, si në vitin '90, në vitin '92, në vitin 2005. S'mund të harrojmë që në fushën e lirive politike, është kjo parti që me ardhjen e saj në ekzistencë e jetësoi, i dha frymë, e konkretizoi, e përsendëzoi pluralizmin politik dhe zhdukjen përfundimtare të monizmit në Shqipëri. Pas një viti e gjysëm lufte politike dhe parlamentare, ia doli mbanë që të fitojë zgjedhjet e marsit 1992 dhe ta orientojë përfundimisht Shqipërinë drejt një sistemi të hapur politik dhe ekonomik. Padyshim që, arritjet më të mëdha të mandatit të parë të PD ishin në fushën e ekonomisë; liberalizimi i çmimeve, ideja e privatizimit, institucionalizimi i tregut të lirë.
Audry Glover: Le të lemë faktet të flasin
E Shtunë, 05.30.2009, 07:26am

Intervistë me ambasadoren, Audry Glover, drejtuese e misionit vëzhgues të ODIHR-it në Shqipëri

Glover: Jemi të kënaqur të shohim që ka një Ligj të ri Elektoral, për të cilin të dyja palët kanë rënë dakort. Ky ligj parashikon pajisjen e qytetarëve me karta të reja identiteti, gjë që vlerësohet nga misioni ynë si një zhvillim shume pozitiv.ODIHR-i pat sugjeruar më parë gjetjen e mënyrave krejtësisht të besueshme për identifikimin e votuesve. Kartat e reja të identitetit dhe hartimi i listës elektronike të votuesve përbëjnë një bazë të mirë për zgjedhjet parlamentare, që po afrojnë.

600 turistë nga Izraeli do ta vizitojnë Veriun e Shqipërisë gjatë verës 2009
E Premte, 05.29.2009, 12:48pm
Veriu i Shqipërisë është kthyer në destinacionin turistik të edicionit të 11 të turit turistik të grupeve nga Izraeli. Për gjatë gjithë verës rreth 600 turistë izraelitë pritet të vizitojnë vendin tonë, kryesisht pjesën veriore. Në një konferencë për shtyp të zhvilluar ditën e djeshme në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për prezantimin e këtij turi, drejtori i Turizmit në MTKRS, Elton Noti, u shpreh se "përzgjedhja e Shqipërisë në edicionin e 11 të këtij turi, është për t`u vlerësuar". Sipas tij, "potencialet e shumta kulturore dhe turistike që ka Shqipëria kanë bërë që vitet e fundit, turizmi kulturor në vendin tonë të ketë tendenca në rritje, kjo jo vetëm gjatë periudhës së verës, por dhe në dimër". Që prej ditës së djeshme, vendi ynë është duke u vizituar nga një grup test prej 42 personash.
  » Topalli ftesë grave për t'u bërë pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon
  » Bruno Vespa vlerësime pozitive për gazetarinë artin dhe kulturën shqiptare
  » Rama: Për mua pushteti nuk ka kuptim pa realizuar qëllimet e përbashkëta
  » PS çel sot në mbrëmje fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit
  » Mjedis politik shumë i polarizuar
  » Së bashku për të vazhduar ndryshimin
  » Programi elektoral i PDsë program i horizontit të ri që do të kapë Shqipëria në turravrapin e saj
  » Ramush Haradinaj propozon 25 tetorin për zgjedhjet lokale
  » Katër koalicione garojnë më 28 qershor
  » Sot mblidhet Kongresi Elektoral i PD



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart�]