E Enjte, 04.25.2024, 06:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Ndërhyrja e NATOs ndryshoi historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të rajonit
E Mërkurë, 03.25.2009, 08:48am

DW - Udhëheqësit politikë të shqiptarëve të Kosovës, thonë se ndërhyrja e NATO-s kundër caqeve serbe, ishte vendimtare për t'i dhënë fund luftës së armatosur dhe për të ndalur vrasjet e civileve shqiptarë nga forcat serbe. Në ditën e sotme, dhjetë vjet më parë Aleanca Veriatlantike filloi fushatën e bombardimeve kundër caqeve serbe. Bombardimet 78 ditëshe i dhanë fund luftës në Kosovë, pas dështimit të Konferencës së paqes së Rambujesë. Protagonistët e asaj konference dhjetë vjet pas, thonë se ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare, jo vetëm për t'i dhënë fund luftës së armatosur në Kosovë, por edhe për të hapur mundësinë e Kosovës, që të vendosë për fatin e saj, hap të cilin Kosova e bëri pothuajse një dekadë më pas, më 17 shkurt të vitit 2008.

Rama në Tropojë pavarësisht motit të keq
E Djelë, 03.22.2009, 10:44am

Voal-online – Në kuadrin e fushatës zgjedhore, e cila ka filluar në Shqipëri prej disa muajsh, Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ndonëse në mot të keq, e vizitoi Tropojën për të dytën herë në pothuajse dymbëdhjetë muaj. Rama është treguar i përmbajtur në fjalimet dhe në takimet që ka pasur me tropojanët. Nuk e ka zënë fare në gojë Sali Berishën. Kryetari socialist është përqëndruar më tej në tezën e tij për një politikë përtej së majtës dhe të djathtës dhe ka apeluar nevojën e bashkimit të tropojanëve përtej përkatësisë politike, socialist apo demokrat. Vizitat e Ramës në Tropojë, vendlindjen e Sali Berishës, shikohen nga socialistët si sfidë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, njëkohësisht kryeministër i vendit prej shtatorit 2005.

Blerim Kuçi u emërua Sekretar organizativ në AAK
E Premte, 03.20.2009, 08:38pm

 RTK - Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e zgjodhi sot ish zyrtarin e lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçin në postin e Sekretarit Organizativ të AAK-së. Kuçi deklaroi se kalimi në AAK nuk është hakmarrje ndaj LDK-së por vazhdim i angazhimit të tij për të mirën e Kosovës. Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ky vendim nuk dëmton raportet me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pasi muaj më parë u detyrua të japë dorëheqje nga posti i sekretarit ekzekutiv të LDK-së, Blerim Kuçi ka fituar të njëjtën pozitë në një parti tjetër, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së e votoi Kuçin në postin e sekretarit organizativ ndërkaq bashkëpunëtorin e tij Burim Ramadani në postin e Sekretarit të përgjithshëm.

Blerim Kuçi kalon nga LDK në AAK
E Premte, 03.20.2009, 12:29pm

Disa gazeta të sotme njoftojnë se Blerim Kuqi ka vendosur ta lëshojë LDK-në dhe se shumë shpejt do t’i bashkohet AAK-së. Lajmi nuk është mohuar nga Blerim Kuqi ndërsa LDK nuk ka komente lidhur me këtë. Blerim Kuçi ishte Kryeshef Ekzekutiv i Lidhjes Demokratike të Kosövës, ndërsa duket se nga ai post qe shkarkuar, në një zhvillim kontradiktor, nga vet kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu. RTK/Voal-online.

 

 

Shembja e murit të ndarjes, ngjarja më e madhe për njerëzimin në shekullin e 20të
E Enjte, 03.19.2009, 11:15am

Berisha: Rënia e Murit të Berlinit hapi portat e lirisë për 400 milion qytetarë

 

I ftuar special nga Fondacioni "Konrad Adenauer", për të marrë pjesë në konferencën me temë "Vitet 1989/1990: era e ndryshimit në Shqipëri", kryeministri Berisha ka shpalosur përpara personaliteteve më të larta të Gjermanisë, eksperiencën e shtetit shqiptar në rrëzimin e rregjimit diktatorial të Enver Hoxhës dhe rindërtimit të vlerave të lirisë dhe demokracisë, të cilat tashmë do të kurorëzohen me anëtarëimin e Shqipërisë në NATO.

LSI kundër së majtës tjetër
E Martë, 03.17.2009, 07:35am
Voal-online - Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet nënkryetarit të kësaj force, Pëllumb Xhufi, të nesërmen e mitingjeve të tyre, ka replikuar në distancë me kreun e Lëvizjes “G99” Erjon Veliaj. “Me qëndrimin ndaj krimit shtetëror të Gërdecit matet dhe integriteti i çdo force politike. Gërdeci nuk përballohet dhe nuk mund të përballohet as me politikën e vjetër, as me politikën e re të dashurisë”- tha Xhufi. Xhufi tha se dita e djeshme nuk meritonte të ishte një ditë e heshtur, nuk meritonte të ishte një ditë dashurie, por meritonte të ishte një ditë proteste e zhurmshme me zë të lartë. “Një protestë qytetare si ajo që organizuam në, kundër një qeverie e cila është e zhytur deri në fyt”, ka përfunduar Xhufi.
Politikanët të ndarë në protestat
E Hënë, 03.16.2009, 07:36am

BBC - Në Shqipëri u përkujtua të djelën një nga ngjarjet më të rënda të periudhës së tranzicionit shqiptar, tragjedia e Gërdecit, ku nga shpërthimi i një impianti çarmatimi humbën jetën 26 persona. Ndryshe nga sa ndodh në raste të tilla, forcat politike shqiptare janë ndarë jo vetëm midis kampeve, por edhe brenda tyre. Grupi më i madh i majtë, i udhëhequr nga Partia Socialiste, hodhi lule në vendin ku një vit më parë nisi tragjedia, ndërsa një marshim i heshtur nisi nga Gërdeci në drejtim të Tiranës. Një flamur gjigand me simbolin elektoral të socialistëve "Ndryshim" kaloi nëpër duart e pjesmarrësve të cilët ecën në autostradën Durres–Tiranë për të përfunduar në Sheshin "Skënderbej", dhe më pas para selisë së qeverisë ku ajo u cilësua përgjegjëse për këtë ngjarje.

Legalistët: E majta po manipulon Gërdecin
E Djelë, 03.15.2009, 01:57pm
Voal-online - Partia Lëvizja e Legalitetit ka denoncuar sot përpjekjet e opozitës së majtë dhe në veçanti të Partise Socialiste per të shfrytezuar shperthimin e Gerdecit dhe viktimat qe ai shkaktoi si dhe çdo përdorim tjetër per qellime dhe perfitime politike te kesaj ngjarjeje per aq kohe sa drejtesia nuk e ka thene ende fjalen e saj. Sulejman Gjana, sekretar politik i PLL, theksoi ne nje konference shtypi se "thirrjet per demonstrim ne rruget e Tiranes me rastin e njevjetorit te tragjedise se Gerdecit, deshmojne edhe nje here se Partia Socialiste, si trasheguese e Partise Punes dhe diktatures se saj komuniste, nuk heziton te bazoje strategjine e saj politike dhe elektorale mbi fatkeqesite dhe vdekjen. Kjo ndodh per arsyen se opozita e majte nuk eshte ne gjendje te prodhoje dhe te paraqese asnje alternative serioze per qeverisjen e vendit".
Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e imunitetit për deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim
E Premte, 03.13.2009, 04:03pm

Voal-online - Nikollaq Neranxi akuzohet për kontrabandë mallrash. Prokuroria bëri të ditur sot se i është dërguar një shkresë Kuvendit për të kërkuar leje për ndjekje penale për deputetin Neranxi, që do e çojë Kuvendin në votim për heqjen e imunitetit të deputetit të LSI.  Akuza thotë se deputeti Neranxi ka bërë kontrabandë mallrash me vlerë më të madhe se 13 milionë lekë të reja. Deputeti ka një firmë private në sferën e lëndëve ushqimore.  Hetimet kanë nisur sapo Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë kallëzimin në muajin janar të këtij viti. Është hera e katërt të kërkesave që Prokurorisë e Përgjithshme kërkon heqjen e imuniteti të deputetëve gjatë këtij mandati 4 vjeçar, të nisur me Ministrin Basha, me ish ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu, kërkesën për Hajrulla Paturin të Republikaneve dhe së fundi për deputetin e LSI, Nikollaq Neranxi.

Opozita në Prishtinë kërkon qeveri teknike, pozita nuk pranon


E Enjte, 03.12.2009, 04:14pm

Një pjesë e opozitës ka kërkuar që në Kosovë të formohet një qeveri teknike për të përballuar, siç u tha, krizën e rëndë ekonomike. Ndaj një kërkese të tillë ka reaguar Zyra e Kryeministrit të Kosovës, e cila e ka vlerësuar si të suksesshme punën e qeverisë aktuale duke e përjashtuar mundësinë e pranimit të kërkesës së opozitës. Lidhja Demokratike e Dardanisë, subjekt ky opozitar që ka 11 deputetë në Kuvend, ka kërkuar sot formimin e një qeverie teknike për të përballuar gjendjen e rëndë ekonomike. Mirëkuptim për këtë kërkesë ka shprehur edhe subjekti tjetër opozitar - Aleanca Kosova e Re, përderisa nga Qeveria e Kosovës është përjashtuar mundësia e formimit të një qeverie të tillë. Berim Ramosaj, nënkryetar i LDD-së, tha se kriza globale financiare dhe paaftësia e Qeverisë për t’iu përgjigjur këtyre trendeve, shton nevojën që Kosova ta ketë një qeveri teknike të ekspertëve.

  » Incidente të para në fushatën zgjedhore në Maqedoni
  » Berisha: Në qershor kandidatura për në BE
  » Tirana dhe Roma marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve në Itali
  » Kryeministri Thaçi fton oresidentin serb Boris Tadiç në Prishtinë
  » Me një ceremoni madhështore në Pallatin e Kongreseve kryeministri ua uroi arsimtarëve 7 Marsin
  » Mendimet e gazetarëve mbi sfidat e Kosovës
  » Mesiçi Tiranës: T'i shkurtojmë distancat mes nesh
  » Ashpërsohet skajshëm lufta politike midis PS dhe LSI
  » Shihet krijimi i aleancave të reja politike
  » Ramush Haradinaj: Ndërmjetësimi në Ugandë ndihmesë për Kosovën



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]