E Enjte, 04.25.2024, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 
Krimet e komunizmit hetohen nga ish të përndjekurit politikë dhe shoqëria civile
E Shtunë, 01.31.2009, 05:35pm
(Voal-online) Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit do të përbëhet nga 7 anëtarë: 3 zgjidhen nga Instituti i Integrimit të ish të burgosurve politikë, 2 nga Konferenca e Rektorëve, 1 nga shoqëria civile dhe 1 nga Akademia e Shkencave. Ky Institut do të studiojë dhe vlerësojë objektivisht periudhën e regjimit komunist dhe do të përcaktojë aktet ligjore e nënligjore, sekrete dhe josekrete, të përgatitura apo të miratuara nga të gjitha institucionet, organet dhe autoritetet shtetërore dhe kushtetuese, të cilat kanë shërbyer si bazë e organizimit dhe funksionimit të të gjithë aparatit represiv të sistemit komunist. Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit studion dhe vlerëson objektivisht ndërtimin dhe organizimin institucional, si dhe veprimtarinë antidemokratike dhe kriminale të strukturave shtetërore të regjimit komunist.
Hashim Thaçi: Fytyra e Serbisë në Kosovë është fytyrë e gjenocidit
E Martë, 01.27.2009, 05:49pm
Ai ka komentuar edhe rreth të ardhmes së qytetit të Mitrovicës, duke thënë se “integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm”, dhe se “askush nuk mund të prekë sovranitetin e Kosovës”. “Është e vërtetë se Beogradi po vepron në mënyrë shumë negative. Është koha të kuptohet se nuk do të ketë të ardhme europiane nëse pavarësia e një shteti të pavarur kërcënohet”, citohet të ketë thënë Kryeministri Thaçi. Kosova kurrë nuk ka qenë serbe. Për Serbinë nuk ka vend në Kosovë për shkak se ka ardhur këtu përmes përdorimit të dhunës.  Ata e patën pushtuar Kosovën dhe kanë kryer gjenocid. Është koha që Serbia të mendojë se çfarë ka bërë dhe t’u kërkojë falje qytetarëve të Kosovës. Fytyra e Serbisë në Kosovë është fytyrë e gjenocidit, as më pak, as më shumë”, ka thënë Thaçi.
Si Bush edhe Obama mik i madh i shqiptarëve
E Hënë, 01.26.2009, 03:41pm

Shqipëria nuk ka pasur mik më të mirë se sa Presidenti Xhorxh U. Bush.  Është një çast krenarie për një amerikan, cilindo amerikan, kur sheh një ngrohtësi dhe respekt të tillë për udhëheqësin e kombit tonë. Dhe, më duhet të them, Z. Kryeministër, marrëdhënia juaj me Presidentin Bush kishte rëndësi me ndikim në përparimin e kësaj miqësie dhe ngrohtësie. Prandaj, është e natyrshme që pikas pak trishtim tani që Presidenti Bush largohet nga presidenca dhe vazhdon një fazë tjetër të jetës së tij. Por, ju siguroj, siç kam siguruar të gjithë shqiptarët me të cilët kam biseduar, që Presidenti Obama do të jetë një mik i madh i Shqipërisë, sipas traditës së gjatë të presidentëve amerikanë dhe që shkon deri tek Presidenti Uillson. Nuk ka pse të keni kurrfarë dyshimi për këtë.

Berisha, Thaçi, Topi dhe Sejdiu i dërgojnë mesazhe urimi Presidentit Obama
E Enjte, 01.22.2009, 09:20am

Voal-online - Kryeministri dhe Presidenti i Shqipëris Sali Berisha dhe Bamir Topi, si dhe Kryeministri dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu i dërgojnë mesazhe urimi Obamës, ku seicili prej tyre shpreh mirënjohje të lartë ndaj Amerikës si aleate strategjike e shqiptarëve

 

Delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në ditën e betimit të Barak Obamës
E Hënë, 01.19.2009, 02:35pm

Voal-online - Një sërë personalitetesh shqiptare do të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet nesër në Uashington, ku Barak Obama, do të bëjë betimin si President i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ditën e sotme në drejtim të kryeqytetit amerikan janë nisur, kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Ajo udhëton bashkë me një delegacion. Me Topallin do të shkojë dhe kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj. Të pranishëm gjithashtu do të jetën dhe deputetit Aleksandër Biberaj, në cilësinë e zv/Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

AAK-ja paralajmëron padi ndaj Sejdiut, ankesë ndaj Feith ndërsa Ora e quan veprimin e Sejdiut antikushtetues
E Shtunë, 01.17.2009, 02:07pm

Voal-online - Pas deklarimit të Sejdiut se vjeshta e vitit 2011 do të jetë  viti i zgjedhjeve nacionale në Kosovë, kanë dalë reagimet e para. Haradinaj ka paralajmëruar inicimin e padisë ndaj kryetarit Sejdiu pranë Gjykatës Kushtetuese në momentin e formimit të saj, ndërkohë ndaj shefit të ICO-së, Feith, do të paraqitet ankesa pranë Grupit Drejtues Ndërkombëtar. Nënkryetari i Parë i kësaj partie Blerim Shala, e ka quajtur këtë si “ditë të keqe për Kosovën”. AAK-ja paralajmëron padi ndaj Sejdiut, ankesë ndaj Feithit ndërsa ORA e konsideron veprimin e Sejdiut antikushtetues.

Kanadaja ratifikon Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO
E Enjte, 01.15.2009, 05:10pm

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përshëndet vendimin Kanadasë për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Kanadaja bëhet kështu vendi i 18-të anëtar që ka ratifikuar protokollin e aderimit të Shqipërisë në Aleancë. Vendet anëtare të NATO-s kanë shprehur në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s të mbajtur në data 2-3 dhjetor 2008 në Bruksel, vullnetin e tyre për të përfunduar sa më shpejtë ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë, me qëllim që këto dy vende të anëtarësohen para Samitit të Strasburg – Kehlit që do të mbahet në prill 2009. /Voal-online

Topi dekreton datën e zgjedhjve që do të jetë 28 Qershori
E Enjte, 01.15.2009, 08:18am

Topi: Zgjedhjet e qershorit janë fundi i tranzicionit

 

15 janar (Voal-online) - Pak orë pas dekretimit të dates së zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, presidenti Bamir Topi, tha se keto zgjedhje jane mundesia me e mire qe Shqiperia te shkeputet perfundimisht nga tranzicioni. Gjate nje pritje te organizuar ne pallatin e brigadave me perfaqesuesit diplomatik te akredituar ne tirane, kreu i shtetit shprehu besimin se zgjedhjet e 28 qershorit do te zhvillohen sipas standarteve.

Presidenti Topi vendos sot që është edhe afati i fundit për dekretimin ose jo të ligjit të Dosjeve por nëse nuk firmos ligji hyn automatikisht në fuqi
E Mërkurë, 01.14.2009, 08:25am

Voal-online - Shumica e popullit shqiptar kërkon hapjen e Dosjeve. Studentë dhe shoqatat e të përndjekurve këtyre ditëve i kanë kërkuar presidentit të Shqipërisë të dekretojë ligjin e Spiunëve, për të ndarë të shkuarën nga e sotmja dhe e ardhmja. Dhe pikërisht sot është afati i fundit kushtetues në dispozicion të Presidentit Topi për ta dekretuar apo për ta kthyer ligjin e dosjeve. Në dalejet më të fundit nëpër mediat e Shqipërisë Topi duket se do ta firmosë ligjin, por këtë do ta shohim më mirë në orët e pastajme të ditës.

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e heqjes së vizave - Thaçi dhe Babaxhan: Kosova dhe Turqia krahëpërkrah në proceset Euroatlantike
E Martë, 01.13.2009, 03:28pm

13 janar (Voal-online) –  Bëhet e ditur nga Prishtina se Kryeministri Hashim Thaçi ka pritur sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë Ali Babaxhana, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare këtu. Në emër të qeverisë dhe të popullit të Kosovës kryeministri është shprehur mirënjohës e falënderues ndaj Qeverisë së Turqisë, kryeministrit Erdogan, presidentit Gyl, ministrit të Jashtëm Babaxhan, për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë popullit dhe shtetit të ri të Kosovës. Pas asnjë ngurim, Turqia është prej vendeve të para që e ka njohur Kosovën shtet i pavarur".

  » Islam Lauka, emri i Ambasadorit të Republikës të Shqipërisë në Prishtinë - Propozimi tek Topi
  » Adem Demaçi: Të hapen dosjet e spiunëve edhe në Kosovë
  » Topi: Ich bin ein Prishtinas - Prishtina shpejt një kryeqytet evropian
  » Thaçi : Nuk do të lejojohet ndarje etnike qoftë në kuptimin qytatar apo territorial
  » Presidenti Topi: Ambasadori tashmë i emëruar do të jetë shumë shpejt në krye të detyrës në Prishtinë
  » Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi të enjten në Prishtinë
  » Presidenti Topi dekreton Kodin e Ri Zgjedhor
  » Parlamenti miraton ligjin për Kodin Zgjedhor dhe Prokurorinë
  » Turp që deputetët e PDK nuk e votuan ligjin
  » Presidenti Topi pret mediat



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]