E Martë, 03.19.2024, 07:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
POLITIKË
 

Parlamenti miratoi në tërësi ligjin për “Spiunët”
E Hënë, 12.22.2008, 09:07pm

Deputeti Nikollë Lesi kërkoi që ky ligj të kishte fuqi edhe për gazetarë që drejtojnë  mediat private

 

22 dhjetor, Voal-online – Kuvendi  miratola projektligjin e dërguar nga Këshilli i Ministrave për “Pastërtinë e Figurave”. Fillimisht u hap votimi për prezencën e deputetëve në sallë. Nga llogaritja rezultoi se të pranishëm në sallë ishin 77 ndër 140 deputetët. Përpara se të votohej Deputeti i PLDK-së, Nikollë Lesi kërkoi që në ligjin për “Pastërtinë e figurave të ish-zyrtarëve të lartë” të përfshihen edhe pronarët dhe kryeredaktorët e mediave. Sipas tij media është pushteti i katërt dhe nuk duhet të përjashtohet nga ky ligj. Nikollë Lesi me këtë rast përmendi njërin prej drejtuesave të televizioneve private me pseudonimin “Lapsi blu – Lapsi jeshil”, duke u bërë thirrje deputetëve që ta bëjnë publik emrin e këtij gazetari, duke nënvizuar se televizionet dhe gazetat private janë të mbushur me të tillë kontigjent.  Kryeministri Berisha replikoi duke aprovuar kërkesën e Lesit, por sipas tij neni për mediat është rrëzuar nga Kushtetuesja. “Dosja për mediat do të përdorej politikisht, prandaj dhe është përjashtuar”- tha Berisha. Ndërkohë gjatë votimit nen për nen, deputetët nuk e aprovuan nenin duke përfshirë kërkesën e Lesit, për kontroll të pronarëve të medias. Më tej u zhvillua votimi në parim, me elektronikë, ku morën pjesë të 77 deputetët. Ndër ta, 74 deputetë votuan pro, dy kundër dhe një deputet abstenoi.Pas votimit në parim, u shqyrtuan disa amendamente të këtij ligji të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Në procesin e votimit janë futur 45 nene të cila u miratuan nga të 77 deputetët, pa vota kundër apo abstenime. Në fund është bërë edhe votimi në tërësi i projektligjit ku morën pjesë gjithsej, 77 deputetë. Ndër ta, 74 votuan pro ligjit të ri, dy kundër dhe një ishte abstenim.

 

Presidenti Topi është “pro” hapjes së dosjeve


E Hënë, 12.22.2008, 01:33pm

22 Dhjetor /Voal-online-  Presidenti Bamir Topi është shprehur sot “pro” hapjes së dosjeve. Duke reaguar lidhur me debatin e fundit “për pastërtinë e figurave të zyrtarëve” kryetari i Shtetit theksoi se kushdo që dëshiron të bëjë karrierë, duhet të përmbushë disa detyrime morale. Topi kërkoi që çështja e dosjeve, të diskutohet me objektivitet, ndërsa si president i vendit, ai do ta thotë fjalën e tij, vetëm përmes dekreteve. Deklaratat e Topit u bënë sot, pas një takimi me të moshuar. "Kush do të bëj karrierë duhet të jetë i ndershëm dhe unë si president flas me anë të dekretit" u shpreh Topi. Presidenti Topi është shprehur gjithmonë pro hapjes së dosjeve duke e quajtur vonesën një demagogji të radhës dhe se duhen bërë hapa konkretë për hapjen e tyre.

Kryeministri Sali Berisha i vendosur për ligjin e “Spiunëve”&
E Hënë, 12.22.2008, 10:01am

Kryeministri Sali Berisha dha mbrëmjen e së Dielës një konferencë për shtyp të cilën e hapi me deklaratën e tij ku vuri në dukje se qeveria e tij konsideron si obligim, votimin nesër në Kuvend të ligjit për “Pastërtinë e Figurave”, duke siguruar njëkohësisht se nuk është një draft që synon hakmarrjen por “qetësimin e shpirtrave”.

“Me këtë ligj ne synojmë të vendosim sadopak balsam shoqëror në plagët e atyre qindra mijë njerëzve që u internuan, burgosën, ekzekutuan dhe torturuan gjatë viteve të diktaturës së komunizmit. Me ketë ligj, ne përpiqemi të lehtësojmë dheun mbi dhjetëra mijëra shpirtra të varrosur, që u ekzekutuan, u torturuan apo vdiqën nga uria, sëmundjet, barbaritë e tjera në burgjet dhe kampet e përqendrimit.

Me këtë ligj, ne synojmë të vendosim sadopak balsam shoqëror në plagët e rënda që rrodhën për 48 vjet gjak, lot, dhimbje, vuajtje, mjerim në qindra e mijëra shqiptarë. Ekzekutimet, varjet, pushkatimet, burgosjet dhe internimet në Shqipërinë e Enver Hoxhës, Hitlerit të pas luftës, siç do ta quanin në Konferencën e tyre 42 parti demokratike të Evropës, të mbledhura në Paris, në maj të vitit 1991, numerikisht ishin shumë më të mëdha, sesa në Hungari, Rumani, Çeki, Poloni të marra së bashku. Me këtë ligj, ne duhet të hedhim një themel për paqen sociale, kushti mes disa kushteve për një shoqëri të lirë.”, tha Kryeministri. Voal-on line boton të plotë deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, si dhe pyetjet e përgjigjet që u zhvilluan gjatë conferences për shtyp.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë gjatë seancës së nesërme plenare ligjin për hapjen e dosjeve


E Djelë, 12.21.2008, 09:05am

Deri në vitin 2005, mazhoranca socialiste mbrojti me fanatizëm të pashoq ish-agjentët dhe bashkëpunëtorët sigurimit të diktaturës, që tashmë mbanin poste shumë të larta në ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativ. Një rast shumë i pazakontë ishte drejtimi i Gjykatës Kushtetuese nga një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit që njihej publikisht për dhënien e verdiktit për varjen e intelektualit Havzi Nela në momentet kur themelet e diktaturës ishin në prag të shembjes. Fehmi Abdiu vazhdon të jetë ende anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Kodi i ri Zgjedhor ende peng i grindjeve PS-LSI<
E Mërkurë, 12.17.2008, 02:04pm
17 Dhjetor - Partia Demokratike e Shqipërisë, në emër të shumicës në pushtet, e ka ftuar edhe sot Partinë Socialiste (PS) të gjejë pajtim me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI). Partia Demokratike pranoi se ka pajtim të gjerë me Partinë Socialiste, por ajo deklaron se i përmbahet zgjerimit të këtij pajtimi, çka ajo ia lë dorë tani partisë më të madhe të opozitës.
Tema e Dosjeve<
E Mërkurë, 12.17.2008, 10:22am

Voal-online/Për të treguar vendosmërinë se do ta miratojë projektligjin për pastërtinë e figurës së zyrtarëve e të zgjedhurve, ose siç thirret projektligji për spiunët e regjimit komunist, mazhoranca ka hedhur edhe një hap tjetër konkret mesditën e së martës. Ka miratuar në komisionin e ligjeve disa amendime për këtë projekt, duke e bërë të gatshëm rishqyrtimin dhe votimin në seancë plenare ndoshta të hënën tjetër. Por PS ka shprehur kritika dhe kaparalajmëruar se në rast miratimi të projektligjit në parlament, ajo do ta ankimojë atë në Gjykatën Kushtetuese.

LIGJI I SPIUNËVE PËRSËRI PA PAJTIMIN E OPOZITË
E Hënë, 12.15.2008, 07:20pm

TIRANË, 15 dhjetor - Shumica kuvendore iu përmbajt sot gjatë gjithë seancës plenare parimit se miratimi i Ligjit për Pastërtinë e Figurës, i quajtur ndryshe Ligji i Dosjeve ose Ligji i Spiunëve, është i domosdoshëm dhe më nuk mund të shtyhet për më vonë. U theksua se me këtë ligj vihet në vend përfundimisht drejtësia ndaj një shtrese tejet të madhe të të burgosurve dhe të të përndjekurve politikë, e pashembullt në mbarë hapësirën e ish kampit socialist. Deputetët opozitarë thanë se ligji po miratohet për ta vënë në shërbim të interesave ditore të shumicës në pushtet. Ata thonë se ky ligj nuk prek askënd nga figurat e pozitës në Kuvend ose në qeveri.(voal)

Kuvendi i Shqipërisë riharton Kodin Zgjedhor, siç këshilloi Presidenti Topi


E Premte, 12.12.2008, 10:39pm
A do të shmangë dot Kodi i ri Zgjedhor dukurinë e Dushkut ?!



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KONFERENCË PËR SHTYP E KRYEMINISTRIT BERISHA DHE KRYEMINISTRIT BERLUSKONI
Berisha: Jemi Kina e vogël e Evropës, investoni (ANSA)
Dekorohen protagonistë të 20 shkurtit

 
VOAL
[Shko lart]