E Shtunë, 09.26.2020, 03:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NJOHJA DHE ÇERTIFIKIMI I PRODUKTEVE SHQIPTARE ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE
E Djelë, 11.21.2010, 12:07pm (GMT+1)

ISO 9001 Logo

Përqafimi i standarteve në produkte e shërbime sipas organizmave europiane në këtë fushë është dhe njëri prej kushteve në Marrëveshjen e Stabilizmim-Asociimit, që Shqipëria ka me BE-në.

Autoritetet nxisin procesin e njohjes dhe të çertifikimit të produkteve shqiptare me standartet ndërkombëtare, veçanërisht për ato, që janë të destinuara për eksport në vendet e rajonit, të BE-së, apo dhe më tej. Për adoptimin e standarteve sipas Organizatës Ndërkombëtare të Standarteve, ISO, të Komitetit Europian për Standartizimet, CEN, apo organizmave të tjerë të njohur në këtë fushë, Shqipëria ka një bashkëpunim të ngushtë me vendet e tjera të rajonit, apo me vende të tjera europiane.

Për biznesmenët shqiptarë është rritur interesimi që malli, që ofrojnë, të jetë i standartizuar

Sa herë që flitet për produktet shqiptare, që kërkojnë të jenë pjesë e tregjeve jashtë vendit argumenti, që përsëritet nga ekspertët, është plotësimi i standarteve. Por ky koncept nuk përfshin më vetëm produktet për eksport, por dhe atë, që destinohet për tregun vendas. Globalizmi i ekonomisë siguron një fluks të jashtëzakonshëm mallrash dhe shërbimesh, që e bëjnë konkurencën dhe ndarjen e tregut gjithnjë e më dinamik. Për biznesmenët shqiptarë është rritur interesimi që aktiviteti dhe malli, që ofrojnë, të jetë i standartizuar. Kjo sipas Bashkim Muçës, që është në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Standartizimeve të Shqipërisë, nuk është një proces i lehtë, që e kryen në një kohë të shkurtër. Muça thotë për DW se kërkesa e tregut vendas për standarte është në rritje.

"Ne kemi deri tani të adaptuara rreth 95 përqind të standarteve europiane dhe në këtë pikëpamje jemi më të avancuara se vendet e tjera të rajonit. Por kemi nevojë për çështje, që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteve administrative, pjesëmarrje në procesin e punës pranë organizatave ndërkombëtare, ku vendet e rajonit janë edhe më të përparuara".

Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimeve të Shqipërisë është anëtare korrespodente e ISO-s (Organizata Ndërkombëtare e Standartizimeve) dhe ka ambicie për të qenë me të drejta të plota në CEN (Komiteti Europian i Standartizimeve) dhe në CENELEC (Komiteti Europian për Standartizimin në Elektronikë).

Sipas Bashkim Muçës shitja e standartizimeve në tregun vendas ka rritje në afër 25 përqind, krahasur me një vit më parë. Sektorët më të interesuar sipas tij janë ndërtimi dhe infrastruktura si dhe fasonët. Ndërkohë që për tregun jashtë vendit shitjet më të mëdha të standarteve bëhen në Kosovë, thotë Muça për DW.

"Kosova është në ngritjen e trupës së standartizmit. Siç dihet edhe ajo është në një proces të integrimit europian dhe Shqipëria po e mbështet fuqishëm atë në këtë aspekt. Kemi dhe marrëveshje dypalëshe dhe me Maqedoninë, ndërkohë që jemi në negociata që marrëveshje të tilla t'i kemi dhe me Malin e Zi e me Serbinë."


Domosdoshmëri që produktet shqiptare të përqafojnë standartet europiane

Bardhi Sejdarasi, drejtor ekzekutiv në Dhomën kombëtare të punonjësve të prodhuesve të veshjeve dhe këpucëve, shprehet se tashmë nuk është vetëm nevojë, por domosdoshmëri që produktet shqiptare të përqafojnë standartet europiane. Kjo sipas tij vjen dhe nga trendi i një tregu të hapur dhe global, kur Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjet e tregtisë së lirë, ose marrëveshjet CEFTA-s, ku përfshihen vendet e rajonit, por dhe nga detyrimet, që lindin nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Kjo e rrit konkurueshmërinë për prodhimet dhe shërbimet, kjo rrit kërkesën për të rritur standartet, thotë Sejdarasi për DW.

"Mënyra e standartizmit të tyre është modifikimi i produkteve dhe shërbimeve sipas standarteve europiane. Sepse produktet, psh duhet të dalin nga qarku i mbyllur, që të mos jenë të destinuara vetëm për Shqipërinë, por në bazë të lehtësive, që krijojnë marrëveshjet e tregëtisë së lirë të dalin dhe në tregjet rajonale me një popullatë afër 60 milion janë vendet afër Shqipërisë, por dhe në tregjet e tjera europiane e deri përtej Atlantikut".

Për sektorin e regjimit të përpunimit aktiv, ose siç njihet ndryshme sektori i fasonëve, ku punohet me material porositësi, ka nisur në shkallë të gjerë vitet e fundit të bëhet standartizmi i produkteve të tyre. Sipas standartit ISO 9001, apo dhe me standarte të tjera të njohura ndërkombëtare në varësi të destinacionit dhe kërkesa, që ka konsumatori. Bardhi Sejdarasi i referohet një studimi të kohëve të fundit të një studioje private gjermane për nivelin, që ofrohet nga firmat dhe kompanitë shqiptare të sektorit të fasonëve.

"Rreth një e treta e kompanive të vëzhguara janë të gatshme të hyjnë që sot në tregun europian, sepse i plotësojnë kushtet. Një e treta e këtyre kompanive janë të gatshme që me përmirësime operacionale dhe disa investime të vogla teknologjike mund të jenë shumë shpejt pjesë e tregut europian dhe më gjerë. Dhe vetëm një e treta prej tyre kanë probleme, që lidhen me investimet, apo me diversikimin e procesve e produkteve që realizojnë.

Sipas ekspertëve ky është një sinjal pozitiv, që tregon se kompanitë shqiptare kanë shrytëzuar lehtësitë në treg, që ua jep pozicioni gjeografik. Por dhe për të amortizuar goditjet e krizës globale, që nisi nga fundi i vitit 2008. "Produktet e Fasonëve tani nuk janë të orintuara në dy fqinjët më të afërt, që janë anëtare të BE-së, Itali e Greqi, por dhe më tej akoma në Gjermani, Zvicër, Hollandë etj. Ky zgjerim i hartës së tregut të eksporteve nuk mund ta zgjerohet dhe diversifikohet pa garantuar standartin.", thotë për DW-në Bardhi Sejdarasi, drejtor ekzekutiv në Dhomën kombëtare të punonjësve të prodhuesve të veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MË NJEH AMERIKA, MË NJEH JAPONIA, NUK MË NJEH QEVERIANga AGIM VATOVCI, President i Shoqatës së Personave me Hendicep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës (11.20.2010)
REQUIEM PËR PROFESOR BEDRI DEDENBotuar në librin "Bedri Dedja në kujtesën tonë..." me rastin e tetëdhjetëvjetorit të lindjesNga KËZE KOZETA ZYLO (11.19.2010)
Me rastin e 80 vjetorit të lindjesNË ELBASAN ME BEDRI DEDJENNga ALEKO LIKAJ (11.19.2010)
ANGELA VALENTI DURAZZO, GAZETARE DHE SHKRIMTARE, KA TREGUAR NË NJË LIBËR HISTORINË E PABESUESHMEDukët e Gjenovës me origjinë shqiptare (11.18.2010)
DËSHMIA E SË VËRTETËSNga At ZEF PLLUMI (11.17.2010)
ADEM DEMAÇI: VEPRAT E MIRA DUHET TË NDRIÇOHEN (11.17.2010)
KURBAN BAJRAMI FESTOHET NË MBARË HAPËSIRËN SHQIPTARE (11.17.2010)
Me akuzat e PDK-së do të merret drejtësia në Amerikë e Kosovë (11.16.2010)
SONDAZH PËR UDHËTIMIN PA VIZA TË SHQIPTARËVE (11.16.2010)
TRADITA E LIDERIT (11.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Shtator 2020  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]