E Martë, 01.28.2020, 11:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NË 20 VITET E FUNDIT JANË VRARË NË KUFI MBI 600 SHQIPTARË
E Djelë, 11.21.2010, 04:08pm (GMT+1)

Të varfër deri në mjerim, shpesh me shenja dhune nga rrahjet e policisë, pa asnjë kokërr leku në xhep, pasi dhe ato që kishin fituar ua kishin marrë me forcë. Fytyra të pashpresa, trupa shqiptarësh që gjendeshin të vdekur nga plumbat dhe ushtrimi i dhunës, të djegur e të masakruar, mbytur... të zhdukur. Kështu i kujtojmë pas 20 vitesh, ngjarjet e kalimit ilegal të kufijve nga shqiptarët, të cilët rendnin matanë për një jetë më të mirë. Nuk ekziston një shifër e saktë e vrasjeve në kufi, por autoritetet shqiptare thonë se janë mbi 600 shqiptarë që kanë humbur jetën duke kaluar ilegalisht kufirin e ish-republikës jugosllave, Maqedoninë, Greqinë e Italinë duke përjashtuar kohën nga viti '44 deri më 1990. Sot shqiptarët kanë mundësinë të lëvizin në Evropë pa viza, e pikërisht për të kujtuar atë çfarë ka ndodhur në këto 20 vjet, do t'i rikthehemi me foto-rubrikën 'Shqipëria në Tranzicion', historive të trishta të kthimit të refugjatëve, keqtrajtimit të tyre, dhe vrasjeve të tmerrshme në kufi.


Kthimi i refugjatëve


Në fotografinë e parë shihen dhjetëra emigrantë shqiptarë të varfër, që po kthehen në Rinas nga Italia. Pjesa më e madhe e tyre janë lakuriq ndërsa të tjerë janë kthyer vetëm me rrobat e trupit. Foto është shkrepur në gushtin e vitit 1991, ku avionët italianë kanë bërë transportin e emigrantëve të kapur ilegalisht në shtetin fqinj. Disa muaj më parë më 12 mars të vitit 1991, Partia Demokratike i dërgoi një notë lutjeje kryeministrit italian Xhulio Andreoti për trajtimin human të emigrantëve, duke i thënë që Italia duhet të vlerësojë motivin e vetë, largimit të tyre. Megjithatë shteti italian duke parë tentativat e shumta të shqiptarëve për emigracion ilegal, nxori ligjin për kthimin e emigrantëve që nuk kishin dokumente te rregullta.


Keqtrajtimet


Një fotografi tjetër të dhimbshme që po botojmë sot, lidhet me keqtrajtimin e refugjatëve shqiptar në Greqi. Në këtë foto të datës 12 janar 1992, ky emigrant shqiptar është djegur me napalm nga policia greke. Ai kishte tentuar kalimin ilegal të kufirit, por i kapur nga policia ishte rrahur keq e madje policët i kishin hedhur lëndë djegëse në trup, duke i shkaktuar këto plagë që shihen qartë edhe në fotografi. Ngjarja e janarit të vitit 1992, ku grekët sollën në postën kufitare të Vidohovës 6 shqiptarë prej të cilëve 2 të vdekur e 4 të plagosur rëndë, shkaktoi reagimin e ministrisë sonë të Jashtme, ndërsa u kërkua që fajtorët të viheshin para drejtësisë.

Ditar

Për të krijuar një atmosferë reale të atyre viteve po botojmë në formën e ditarit ngjarjet më kryesore të kthimeve në kufi të refugjatëve shqiptarë dhe vrasjeve të qindra qytetarëve, në kërkim të një jete më të mirë.

18 qershor 1991 u kthyen në Durrës me tragetin e linjës "Espresso Grecia" edhe 629-të refugjatë të tjerë, që u nisën para disa ditëve drejt Italisë. Ata ishin nga Fieri e Vlora dhe fshatrat rreth tyre.
12 janar 1992 në postën kufitare Vidohovë, ushtarë grek sollën në thellësi të territorit tonë 4 shqiptarë prej të cilëve 2 të vdekur e 4 të plagosur rëndë, si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tyre. Reagon ministria e Jashtme, fajtorët të vihen para përgjegjësisë.
14 janar 1992, operacioni 'Fshesa' largon 10 mijë shqiptarë nga Greqia nga 200 mijë të raportuar në total.
- 25 qershor 1992 ministria e Jashtme notë proteste për vrasjet në kufi me Jugosllavinë ku humbën jetën 6 të rinj.
29 qershor 1992 notë proteste e ministrisë së Jashtme për Maqedoninë, pas vrasjes së shqiptarit 28-vjeçarit në kufi.
19 gusht 1992, 200 refugjatë u kthyen në Kakavijë. Pamje e mjerueshme. Çdo ditë vijnë 3-4 autobusë me emigrantë të kapur në kufi. Refugjatët tregojnë se burgu i Janinës është tmerr. Ushtarët grek ngrenë çadra në pikat kyçe të kalimeve. Vorio-epirotët ndahen veçmas. Shqiptarët janë të keqtrajtuar.
5 tetor 1992, në afërsi të piramidës D-4 të Kukësit, vritet shqiptari, Gjin Ali Kovaci.
5 tetor 1992, 12 shqiptarë të nisur nga Saranda në Pulja humbën jetën.
28 janar 1993, një person i djegur gjysmë i vdekur u gjet në kodrat e Kapshticës 1 kilometër larg kufirit grek.
5 shkurt 1993, vriten në Morinë 3 shtetas shqiptarë nga patrulla serbe.
8 shkurt 1993 Berisha telefonon Micotaqisin: 'Ndërpritni operacionin e përzënies së shqiptarëve'.
15 shkurt 1993, dy ditët e fundit kthehen 888 emigrantë. Pazari ilegal për të shkuar në Greqi 25 mijë dhrahmi.
9 qershor 1993, vetëm sot grekët kthyen 638 refugjatë, prej të cilëve 70 të punësuar. Iu grisen edhe pasaportat me viza.
26 qershor 93, vritet një ushtarak i lartë shqiptar dhe plagoset një tjetër nga maqedonasit. Gjatë një viti janë vrarë 9 vetë dhe plagosur 13 në kufi me Maqedoninë.
30 qershor 1993, kthehen 3 mijë shqiptarë nga Greqia. Ushtarët grekë u thonë refugjatëve se: "Berisha është vrasës dhe se do të luftojë për Kosovën", "Ua ka bërë të keqen se ka njohur Maqedoninë", "Po ta merret Greqia, Shqipërinë deri në Shkumbin do të shpëtonit", "Berisha doli në TR me Rugovën"...
30 qershor 1993, Gjirokastër kthehen 2600 refugjatë, 500 me dokumente të rregullta. Korçë vijnë edhe 1000 të tjerë. Policia greke me altoparlant u sugjeron: "Shkoni përmbysni Berishën që të ktheheni këtu". Berisha në konferencë shtypi: Më aktin e dëbimit të qindra mijëra refugjatëve, grekët shkelin konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe Kartën e Parisit.
1 korrik 1993, Kakavijë për tri ditë kthehen 8215 refugjatë nga këto 326 me viza të rregullta. 66 janë rrahur dhe keqtrajtuar rëndë. Policia greke u ka marrë lekët dhe u thotë të nënshkruajnë një letër që i kanë dorëzuar me dëshirën e tyre. Kapshticë kthehen 7000 mijë refugjatë. Partitë politike dhe shoqatat dënojnë veprimet e qarqeve shoviniste greke. Grekët arrestojnë gazetarin dhe fotografin e Rojterit se po xhironin kthimet në kufi. Ministria e Punëve të Jashtme, i kërkon qeverisë greke të ndalojë mësymjen drejt shqiptarëve. Vetëm për 4 ditë u kthyen 14 mijë e 300 vetë. Kakavijë, vazhdon kthimi i emigrantëve deri në orën 2 të drekës janë kthyer 600 refugjatë, 40 me viza.
2 korrik 1993, kthehen edhe 2000 emigrantë të tjerë, reagon qeveria.
9 korrik 1993, vazhdon kthimi i emigrantëve.
10 gusht 93, Berisha reagim për incidentet në kufi me Jugosllavinë. Qysh nga fillimi i vitit 1992 janë vrarë 23 qytetarë dhe plagosur 4 të tjerë.
5 shtator 1993, policia greke dhunon 6 fshatarë minoritarë. 100 fshatarë të Kapshticës bëjnë protesta në kufi. Grekët s'po na kursejnë as ne. Ndër personat e dhunuar ishte dhe kryeplaku i fshatit, Stavri Lako. Ishin me dokumente të rregullta dhe punonin në një fshat kufitar.
28 shtator 1993, gjendet pranë Korfuzit një kufomë e një shqiptari 19 vjeç i mbytur gjatë tentativave për të kaluar me skaf ujërat për në Greqi. Në Ksamil u mbyt para disa muajsh skafi ku vdiqën 4 shqiptarë mes tyre dhe një fëmijë.
27 tetor, rifillon kthimi i shqiptarëve nga Greqia. 2150 shqiptarë të kthyer. Brenda 20 muajve kthimi i tretë masiv i shqiptarëve.
29 tetor 1993, rreth 5 mijë refugjatë kthehen, për 10 ditë nga Greqia.
13 nëntor 1993, mbërrin ministri i Jashtëm i Greqisë Karlos Papulias në Shqipëri. U diskutua për emigrantët dhe u ra dakord krijimi i një komisioni të përbashkët, për të diskutuar ligjërimin e tyre dhe statusin që më pas do miratohej nga parlamenti grek.

Vizita kthesë në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Pas situatave të tensionuara për vrasjet në kufi me Maqedoninë u rivendosen marrëdhëniet me shtetin fqinj.

28 mars 1997, rreth 115 shtetas shqiptarë u imbarkuan në anijen "Katri i Radës". Pas rreth 4 orësh lundrim në det ata mbërritën në kanalin e Otrantos, kur një goditje e fuqishme prej anijes luftarake italiane "Sibila" shkaktoi fundosjen. Dhjetëra gra e fëmijë ishin mes 81 viktimave, një pjesë e të cilëve nuk u gjetën kurrë.
23 shtator 2003, është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi, u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.
9 janarit 2004, 36 persona mes te cilëve gra dhe të mitur, do të tentonin një nga udhëtimet drejt ferrit të Otrantos, kurse trafikantet e pamëshirshëm do i ngjeshin në një mjet te vetëm lundrues. Mbingarkesa ka bërë që vetëm pak milje nga Karaburuni të lëshohej sinjali 'SOS'. Viktimat e 9 janarit: 1-Liza Martini, 35 vjeçe 2-Alfred Lleshi, 19 vjeç 3-Paulin Pushimaj, 21 vjeç 4-Tom Gjoni, 18 vjeç 5-Gëzim Fusha, 18 vjeç 6-Liza Prenga, 37 vjeçe 7-Arben Prenga, 24 vjeç 8-Rasim Miruku, 55 vjeç 9-Besmira Miruku (Dibrati), 16 vjeçe 10-Sadik Doci (Rakaj), 24 vjeç 11-Gezim Kurtaj, 33 vjeç 12-Oltion Jacaj, 23 vjeç 13-Ridvan Lumaj, 16 vjeç 14-Mark Ndou, 18 vjec, 15-Tonin Toka, 19 vjec 16-Marlen Mhillaj, 20 vjeç 17-Dritan Hetaj, 32 vjeç 18-Agron Markaj, 24 vjeç 19-Shpetim Dizdari, 34 vjeç 20-Skafisti nga Vlora. Viktimat që nuk iu gjenden trupat: 1- Ndue Sanaj, 21 vjeç 2- Artan Sagrini, 33 vjeç 3- Arian Gjilaj, 29 vjeç 4- Marjana Zajeti, 18 vjeçe 5- Kreshnik Bjeshka, 25 vjeç 6- Fahrije Mehemeti(Dizdari), 34 vjeçe 7- Gjin Grizha, 19 vjeç 8- Ermira Grizha(Nicaj), 16 vjeçe
Përgjatë periudhës së viteve 1990-2003, mësohet se në brezin kufitar janë vrarë nga pala maqedonase mbi 60 shqiptarë.
19 tetorit 2008, 12 shtetas shqiptarë po kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë, ku si rrugë kishin zgjedhur kanalin e Butrintit, por barka u përmbyt dhe humbën jetën, Elvira Jaho dhe e bija 3-vjeçare Klara Jaho, Festim Hoxha, Ndriçim Myftari dhe Amarildo Kuka. (http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJUHËTARËT KUNDËR SHKRIMTARËVENga PRIMO SHLLAKU, Instituti i Promovimit të Vlerave në Gjuhë Shqipe (11.21.2010)
NJOHJA DHE ÇERTIFIKIMI I PRODUKTEVE SHQIPTARE ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE (11.21.2010)
MË NJEH AMERIKA, MË NJEH JAPONIA, NUK MË NJEH QEVERIANga AGIM VATOVCI, President i Shoqatës së Personave me Hendicep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës (11.20.2010)
REQUIEM PËR PROFESOR BEDRI DEDENBotuar në librin "Bedri Dedja në kujtesën tonë..." me rastin e tetëdhjetëvjetorit të lindjesNga KËZE KOZETA ZYLO (11.19.2010)
Me rastin e 80 vjetorit të lindjesNË ELBASAN ME BEDRI DEDJENNga ALEKO LIKAJ (11.19.2010)
ANGELA VALENTI DURAZZO, GAZETARE DHE SHKRIMTARE, KA TREGUAR NË NJË LIBËR HISTORINË E PABESUESHMEDukët e Gjenovës me origjinë shqiptare (11.18.2010)
DËSHMIA E SË VËRTETËSNga At ZEF PLLUMI (11.17.2010)
ADEM DEMAÇI: VEPRAT E MIRA DUHET TË NDRIÇOHEN (11.17.2010)
KURBAN BAJRAMI FESTOHET NË MBARË HAPËSIRËN SHQIPTARE (11.17.2010)
Me akuzat e PDK-së do të merret drejtësia në Amerikë e Kosovë (11.16.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]