E Mërkurë, 01.29.2020, 12:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

DHJETË VJET NGA VRASJA E XHEMAJL MUSTAFËS

Nga SABEDIN HALITI


E Martë, 11.23.2010, 10:28am (GMT+1)

Xhemajl Mustafa ishte njeriu që urrejti dhunën dhe luftën. Ai e deshi me gjithë shpirt paqen dhe lirinë. E mbijetoi luftën dhe të gjitha tmerret e saj, por nuk e lanë ta gëzojë lirinë. Nesër (23 nëntor 2000) mbushen dhjetë vjet, kur një dorë kriminele ia shuajti jetën në lirinë aq shumë të ëndërruar, në moshën e pjekurisë, si njeri dhe krijues letrar, pas një veprimtarie shumë të frytshme politike e kombëtare. "Listat e vdekjes", të hartuara kush e di se nga kush, që kishin nisur të zbatoheshin para luftës, vazhduan dhe në liri. Në atentate të ndryshme, përveç Xhemajl Mustafës, u vranë edhe disa veprimtarë të tjerë të LDK së. Xhemajl Mustafa (23 gusht 1953- 23 nëntor 2000) u vra pabesisht, në orët e pasdites, në qendër të Prishtinës, në shkallët e ndërtesës ku banonte. Ai u nda nga jeta vetëm një muaj pasi LDK ja, një nga themeluesit e së cilës kishte qenë ai, shënoi një fitore të madhe (mbi 60 për qind) në zgjedhjet e para lokale në Kosovën e lirë. Mendjet e errëta nuk kishin mundur ta duronin fitoren e LDK së. Nga urrejtja e sëmurë për LDK në, ato kishin nxitur një dorë kriminele t'ia merrte jetën, ju kujtdo, por Xhemës, siç e quanim, njeriut më të dashur dhe të respektuar, për të cilin urrejtja ka qenë e huaj!

(Më kujtohet ajo ditë nëntori, me diell. Një orë më parë, në selinë e LDK së ishim përshëndetur me Xhemën, pasi e kishte shkruar një lajm për qëndrimin e Presidentit Ibrahim Rugova në Monako, në një samit ekonomik. Në orët e pasditës mora lajmin e trishtueshëm për vrasjen e Xhemës. Nuk mund t'i besoja atij lajmi aq mizor qe mora përmes telefonit. Prej asaj dite i urrej telefonatat e mbrëmjes. Edhe sot ato më trishtojnë). Xhemajl Mustafa i kishte tejkaluar me sukses traumat e pësuara gjatë luftës, duke u fshehur rreth tre muaj nga thika e kriminelëve serbë, nëpër banesa të ndryshme në Prishtinë, gjatë bombardimeve të NAT0 s. Ishte plot optimizëm dhe besim për Kosovën dhe të ardhmen e saj, në veçanti për Prishtinën, ku i kishte kaluar vitet më të bukura djaloshare, ku kishte arritur pjekurinë e plotë intelektuale e politike. Xhema rrezatonte butësi e mirësi me të gjithë. Ndonëse po merrej me politikë prej dhjetë vjetësh, ai e donte artin, mbi të gjitha letërsinë, të cilën e kishte vokacion jetësor. Më kujtohet si sot, ato ditë kemi diskutuar shumë për romanin e sapobotuar në shqip të Milan Kunderës "Identiteti", i cili dallonte shumë nga krijimtaria e tij e viteve '70 e '80, sikur edhe për veprën e Petro Markos "Intervistë me vetëveten". Xhemajl Mustafa shkruante për çdo javë recensione letrare për të përditshmen "Zëri" dhe shumë më pak merrej me politikë.

Në vitin 2000 ai e botoi një libër me ese e kritika, si edhe librin e njohur "Një lutje për Prishtinën", një ditar për 78 ditët e bombardimeve të NAT0 s, gjatë të cilave kishte mbajtur shënime të përditshme. Është kjo një vepër monumentale e dokumentaristikës sonë kushtuar Prishtinës së dashur. Janë këto, siç thotë Xhema, "ditët e vetmisë e të besimit, netët e gjata të frikës dhe shpresës dhe jo datat të cilat rëndom e nënkuptojnë vetëm në rrjedhë sukcesive të kohës". "Gjatë dy muaj e gjysmë sa qëndrova në një ekzil të brendshëm, nëpër tri katër apartamente në kaurtin Dardania të Prishtinës, me qindra herë isha lutur për fatin tim, për fatin e familjes, për fatin e miqve e të kolegëve, për fatin e qytetit e të gjithë Kosovës", do të shkruajë Xhema në shënimet e tij. Xhemajl Mustafa ka qenë njëri ndër nismëtarët dhe themeluesit e LDK së, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Kryetarit të LDK së dhe Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Dhjetë vjet ka qenë këshilltar për informim i Ibrahim Rugovës dhe ka punuar në Zyrën e Presidentit të Republikës. Një vit pas vdekjes së Xhemës, Ibrahim Rugova, i cili e kishte përjetuar rëndë vrasjen e Xhemës, e kishte përkujtuar me dhembje të thellë, por edhe me krenari të madhe, figurën dhe veprën e Xhemajl Mustafës. Duke folur me fjalët më të zgjedhura, ai kishte përkujtuar se Xhema e ka ngritur kulturën shtetëtore, duke sjellë frymë tolerante e bashkëpunimi në institucionet shtetërore të Kosovës dhe duke arritur të pajtonte "Raison d'Eta" me "Reaison d'Etre", që siç kishte thënë, është rast i rallë në historinë e shtetit dhe të jetës politike. Ndërkaq poeti Sabri Hamiti në poezinë "Xhema ynë" shkruan: Je Orfe në Vendenis,/ Kunorë përmbi plis/ Gjak i valë je për fis./ Xhema ynë ti mos vdis./ Ndonëse kanë kaluar dhjetë vrasja e Xhemajl Mustafës ende nuk është zbadhur. Madje organet e ndjekjes kurrë nuk kanë njoftuar as edhe një lajm të vetëm për hetimet që janë zhvilluar.

Prishtinë, 22 nëntor 2010

SABEDIN HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
102 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT (11.22.2010)
SA ËSHTË I SIGURTË AEROPORTI NDËRKOMBËTAR "NËNË TEREZA" NË TIRANË? (11.22.2010)
NË 20 VITET E FUNDIT JANË VRARË NË KUFI MBI 600 SHQIPTARË (11.21.2010)
GJUHËTARËT KUNDËR SHKRIMTARËVENga PRIMO SHLLAKU, Instituti i Promovimit të Vlerave në Gjuhë Shqipe (11.21.2010)
NJOHJA DHE ÇERTIFIKIMI I PRODUKTEVE SHQIPTARE ME STANDARTET NDËRKOMBËTARE (11.21.2010)
MË NJEH AMERIKA, MË NJEH JAPONIA, NUK MË NJEH QEVERIANga AGIM VATOVCI, President i Shoqatës së Personave me Hendicep dhe Aftësi të Kufizuara të Kosovës (11.20.2010)
REQUIEM PËR PROFESOR BEDRI DEDENBotuar në librin "Bedri Dedja në kujtesën tonë..." me rastin e tetëdhjetëvjetorit të lindjesNga KËZE KOZETA ZYLO (11.19.2010)
Me rastin e 80 vjetorit të lindjesNË ELBASAN ME BEDRI DEDJENNga ALEKO LIKAJ (11.19.2010)
ANGELA VALENTI DURAZZO, GAZETARE DHE SHKRIMTARE, KA TREGUAR NË NJË LIBËR HISTORINË E PABESUESHMEDukët e Gjenovës me origjinë shqiptare (11.18.2010)
DËSHMIA E SË VËRTETËSNga At ZEF PLLUMI (11.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]