E Shtunë, 05.30.2020, 03:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Kroacia do të liberalizojë së shpejti vizat me Shqipërinë
E Enjte, 05.21.2009, 08:10pm (GMT+1)



 "Kroacia do të liberalizojë shumë shpejt regjimin e vizave me Shqipërinë", garantoi sot Kryeministri kroat, Ivo Sanader, në takimin që pati me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Zagreb.
     Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u prit sot dhe pati një drekë punë me Kryeministrin kroat, Ivo Sanader.
     Kryeministri Sanader, vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve mike, të cilat tashmë janë aleate dhe partnere strategjike në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe shprehu vullnetin politik të qeverisë që ai drejton për shtimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve më të larta politike.
     Presidenti Topi cilësoi se anëtarësimi në NATO është një vlerësim tepër pozitiv për ecurinë e reformave rrënjësore në të dy vendet dhe për kontributin shumë të rëndësishëm që Shqipëria dhe Kroacia kanë dhënë dhe japin për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit, si dhe për praninë e tyre përkrah misioneve ushtarake të NATO-s, në Afganistan, Irak, Bosnjë-Hercegovinë".
     Ai theksoi nevojën për rritjen dhe intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ekonomik midis të dy vendeve, në mënyrë që këto marrëdhënie t’u përgjigjen edhe nivelit të shkëlqyer të dialogut politik.
     Të dy personalitetet e larta nënvizuan rëndësinë e shkëmbimit të takimeve dypalëshe, të zhvillimit të tryezave rajonale dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta që shërbejnë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si: ekonomia, energjetika, transportet, turizmi, kultura, etj. Përsa i takon bashkëpunimit në fushën e turizmit, një rol të madh do të luanin edhe vendosja e një linje direkte ajrore Zagreb-Tiranë dhe e një linje të mundshme detare Durrës-Rijeka apo përfundimi i Korridorit infrastrukturor Adriatiko-Jonian.
      Gjatë kësaj dreke pune u diskutua edhe për realitetin e ri gjeopolitik në Ballkan, pas krijimit të shtetit të ri të pavarur, demokratik e shumëetnik të Kosovës, ku orientimi i të gjitha vendeve të rajonit është stabiliteti i konsoliduar dhe zhvillimi i fuqishëm ekonomik, me lidhje të forta dhe partneriteti mes njëri-tjetrit dhe integrimi i plotë në strukturat euro-atlantike.ATSH/.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë (05.21.2009)
Mesiç dhe Topi kërkojnë bashkëpunim më të gjerë mes Kroacisë dhe Shqipërisë (05.20.2009)
Thaçi: Mikpritja për Xhoe Bajden do të jetë një protokoll shtetëror dhe mikpritje gjithëpopullore (05.20.2009)
Luçie Miloti, "bilbili" me zë kristalor (05.16.2009)
Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të EuropësNga Kerin Hope në Athinë (05.15.2009)
Homazh për këngëtarin e shquar lirik në 85 vjetorin e lindjes (05.14.2009)
U mbajt mbledhja përkujtimore me rastin e vdekjes së veprimtarit Smajl Haradinaj (05.13.2009)
Imzot Rrok Mirdita rizgjidhet president i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë të Shqipërisë (05.13.2009)
Prishtina: Raportet me Shkupin s'ndryshojnë (05.12.2009)
Tirana zyrtare kundër emërimit të ambasadores Glover në krye të ODIHR-it (05.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]