E Shtunë, 05.30.2020, 03:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Universitetet e huaja iu druhen skuadrave shqiptare në konkurset ndërkombëtare
E Shtunë, 05.23.2009, 08:49pm (GMT+1)

 

 

 

Univeristetet e huaja i druhen skuadrave shqiptare në konkurset ndërkombëtare; thotë në një intervistë për ATSH-në presidenti i SIFE Albania, z. Behar Male.
     

SIFE Albania është organizatore e konkursit kombëtar që po zhvillohet në Tiranë, ku më shumë se 300 studentë nga 9 skuadra të universiteteve të ndryshme të vendit po garojnë për vendin e parë, me projektet edukative të hartuara dhe të zbatuara prej tyre për të ndihmuar bizneset lokale dhe për edukimin dhe informimin e publikut mbi ekonominë e tregut, financat dhe etikën në biznes. Skuadra fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin botëror SIFE World Cup 2009, që do të mbahet në tetor në Berlin të Gjermanisë. 
     

Në ambientet e Hotel Sheratonit filloi paraditen e sotme konkurimi mes tre grupeve, sipas shorteut të hedhur dje, me nga tre universitete secili. Grupi i parë përbëhet nga Universiteti i Tiranës, Vlorës dhe Gjirokastrës, i dyti nga Univeristeti i Shkodrës,  Elbasanit dhe NY Tiranë, dhe i treti nga Universiteti i Korçës, Universiteti Bujqësor dhe ai Ushtarak.
     

Pas vlerësimit paraprak të jurive, që përbëhet nga ekspertë të kualifikuar nga fusha e biznesit, sistemit bankar dhe shoqatave të huaja në ndihmë të biznesit që operojnë në Shqipëri, do të shpallen 3 skuadrat finaliste, të cilat do të konkurojnë pasditen e sotme për vendin e parë, atë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në konkurimin botëro, në Berlin të Gjermanisë.
    

 SIFE (Students In Free Enterprise - Studentë në Sipërmarrje të Lirë), ku bënë pjesë dhe Shqipëria, është një rrjet ndërkombëtar studentësh, një organizatë jo-fitimprurëse që angazhohet për krijimin e një bote më të mirë me liderë më të mirë. Duke punuar në bashkëpunim me biznesin dhe institucionet e arsimit të lartë, SIFE angazhon anembanë botës studentë universitarë t'i përdorin dijet që fitojnë në shkollë në projekte konkrete në ndihmë të botës së biznesit dhe komuniteteve ku jetojnë. Studentët e SIFE-s krijojnë skuadra në shkollat e tyre dhe zhvillojnë projekte që u mësojnë të tjerëve mbi ekonominë e tregut, mbi sipërmarrjen, çështjet financiare, aftësitë e nevojshme për sukses në biznes, si dhe punojnë për përmirësimin e jetës në komunitetet e tyre.
    

 SIFE ka një aktivitet prej 40 vitesh dhe aktualisht numëron në radhët e saj 41 vende pjesëmarrëse nga e gjithë bota, me mbi 1300 skuadra universitetesh të ndryshme, që mbledhin në radhët e tyre mbi 34 mijë studentë.
     

Presidentin e SIFE Albania, z. Behar Male, që ndjek prej vitit 2004 konkurset në këtë drejtim, i konsideron ato si shumë frytdhënës sa i takon nxitjes së studentëve në hartimin e projekteve në ndihmë të biznesit dhe komuniteteve lokale, duke afirmuar njëkohësisht dhe aftësitë e tyre në fushën e sipërmarrjes së lirë.

     

ATSH: Z. Male, Çfarë përfaqëson ky aktivitet, konkursi i SIFE Albania

     Male: Është bërë tashmë traditë në Shqipëri që organizohet konkursi SIFE (Students in Free Enterprise - Studentë në Sipërmarrje të Lirë); është një traditë shumë e mirë. Studentët angazhohen në projekte, në punë të pavarura, për të ndihmuar komunitetin, për të dhënë ide të reja, për të ndihmuar bizneset, për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë të angazhohen, qoftë edhe të vetëpunësohen; dhe nëpërmjet këtyre projekteve - që janë nga më të larmishmet - ata ndihmojnë edhe veten, bëhen më të mirë edhe vetë.
 
     ATSH: Cila është perspektiva e aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të këtij programi?

     Male: SIFE në botë ka një traditë rreth 40 vjeçare. Qëllimi është që studentët të nxisin për të ndihmuar komunitetet, për t'u ndihmuar vetë, ndërkohë që promovojnë veten dhe ftojnë kompanitë për të bërë zgjedhjet e duhura të punësimit në të ardhmen. Sipas të dhënave botërore të aktiviteteve që janë zhvilluar prej SIFE, nga studentët që kanë marrë pjesë në këto konkurse kanë dalë liderë të ekonomisë, politikës, biznesit. Dhe kompanitë kryesore kanë shansin më të mirë të shikojnë për të zgjedhur burimet më të mira njerëzore. Kemi parasysh që këtu, nga 9 universitete, marrin pjesë të paktën rreth 300 studentë, që janë nga më të mirët.
Dhe prezantimin e bëjnë akoma më të mirë. Pra, është një shans për kompanitë të shohin se ç'bëhet realisht nëpër shkolla, sa arrijnë këta studentë të implementojnë programe të ndryshme, si dhe kanë mundësinë për të bërë zgjedhjet e duhura. Pra, ky është një qëllim goxha i mirë. Në të njëjtën kohë, ka edhe një nxitje të brendshme në vetë universitetet që të rrisin pjesëmarrjen. Kini parasysh që ne sot pretendojmë se kemi nivel të ulët të shkollës. Mendo të arrish të bësh një projekt, ta prezantosh atë në anglisht dhe të konkurrosh; është një nivel goxha i lartë që i stimulon këta studentë për t'u marrë me arsimin, me shkollën, dhe ky është një qëllim shumë i mirë.
 
     ATSH: Studentët shqiptarë kanë fituar çmime ndër të parët në rang evropian dhe botëror.
Me cilat projekte?

     Male: Parvjet studentët e Universitetit të Tiranës dolën në vend të tretë. Kishin disa projekte interesante. Njëri prej tyre kishte të bënte me Lazaratin, me mundësitë se si ky komunitet - të cilin në njëfarë mënyrë e kanë paragjykuar dhe përfolur negativisht për kultivim bimësh narkotike - të angazhohen në punë më të frytshme, përveç projekteve të tjera.
Zakonisht grupet paraqesin 10 projekte. Duhet të keni parasysh që nuk bëhet fjalë për projekte gjigande, por për projekte reale të cilat kanë impakt direkt tek njerëzit. Kjo është arsyeja pse SIFE ka mbijetuar 40 vjet dhe do të vazhdojë të mbijetojë edhe në të ardhmen. Kurse para tre vjetësh, në Francë, studentët tanë kanë dalë kampionë Evrope. Vërtet, ka një klimë në rritjen e universiteteve që përfshihen në SIFE - janë mbi 3 mijë të tillë në të gjithë botën, në mos gaboj - dhe ata njohin gjithçka që ndodh në SIFE, sepse e marrin informacionin "online". Në të gjitha këto konkurse, të gjitha shtetet i frikësohen rënies në të njëjtin grup me Shqipërinë. Unë kam qenë prezent në të gjitha konkurset që janë zhvilluar prej vitit 2004, dhe ekziston një frymë që skuadrat e huaja tremben të bien në një grup me Shqipërinë. E konsiderojnë Shqipërinë një ekip shumë të fortë. Dhe realisht studentët tanë janë goxha të mirë, shumë të përgatitur dhe kanë pasur goxha sukses.

 

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
7 "V" të personalitetit Sali Berisha (05.22.2009)
Kroacia do të liberalizojë së shpejti vizat me Shqipërinë (05.21.2009)
Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë (05.21.2009)
Mesiç dhe Topi kërkojnë bashkëpunim më të gjerë mes Kroacisë dhe Shqipërisë (05.20.2009)
Thaçi: Mikpritja për Xhoe Bajden do të jetë një protokoll shtetëror dhe mikpritje gjithëpopullore (05.20.2009)
Luçie Miloti, "bilbili" me zë kristalor (05.16.2009)
Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të EuropësNga Kerin Hope në Athinë (05.15.2009)
Homazh për këngëtarin e shquar lirik në 85 vjetorin e lindjes (05.14.2009)
U mbajt mbledhja përkujtimore me rastin e vdekjes së veprimtarit Smajl Haradinaj (05.13.2009)
Imzot Rrok Mirdita rizgjidhet president i Konferencës së Ipeshkëve Katolikë të Shqipërisë (05.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2020  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]