E Djelë, 06.16.2019, 07:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët
E Mërkurë, 05.27.2009, 01:59pm (GMT+1)

 

 

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, u ka përçuar porosinë shqiptarëve gjithandej, se koha është duke punuar për ta.

 

Për të ardhur deri te këto momente, Kadare ka lënë të kuptohet se nuk ka qenë e lehtë, meqë, siç thotë ai, jo gjithmonë është lehtë të mbrohet e drejta. Ai i ka bërë këto komente në Prishtinë, pas takimit që pati me presidentin Fatmir Sejdiu.

 

“Është kënaqësi që të shikoj se si këtu ka njerëz që punojnë për Kosovën, për interesat e saj, i mbrojnë ato interesa, ndonëse nuk është e lehtë që gjithnjë të mbrohen interesat e një populli. Ka një paragjykim, se të mbrosh të drejtën, është e lehtë. Të mbrosh të drejtën është disa herë tepër e vështirë, ashtu sikurse është e lehtë për shtete të tjera që mbrojnë të shtrembrën, mbrojnë mashtrimin. Për fat të keq, kjo ndodh, ne nuk mund të ndryshojmë zakonet e njerëzimit”, tha Kadare.

 

Por, e rëndësishme, sipas Kadaresë, është që koha është duke punuar për shqiptarët dhe Kosovën.

 

“Një gjë është e vërtetë, që Kosova ecën përpara, kombi shqiptar ecën përpara, koha punon për ta. Kur koha punon për një popull, jo të gjithë e kanë të lehtë ta kuptojnë që koha punon për ta. Madje, shpesh kujtojnë, kur koha punon për ta, kujtojnë ose u krijohet iluzioni se koha nuk punon për ta – ose e kundërta. Dhe, këtu ndodhin shpesh tragjedi. Kam kënaqësinë ta përsëris që koha punon për Kosovën, koha punon për shqiptarët”, u shpreh Kadare.

 

 

Në anën tjetër, presidenti Fatmir Sejdiu e ka quajtur Kadarenë ambasadorin më të mirë të prezantimit të identitetit shqiptar në Evropë.

“E falënderoj për mbështetjen e fuqishme dhe porositë e gjithmonshme në kohën e duhur për ecjet tona dhe përkushtimin në mbështetje të mëtejme për rolin që ka, pasi që është personalitet unikat, dhe duhet ta them misionar dhe ambasador më i mirë në kuptimin e prezantimit të identitetit shqiptar në Evropë. Njeriu që ka shpërthyer në 4 anët e globit në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha presidenti Sejdiu.

Ismail Kadare, lidhjen me Kosovën e ka shprehur në shumë nga librat dhe publikimet e tij, të cilët sensibilizuan opinionin evropian në kohën kur populli shqiptar i Kosovës kalonte nëpër periudha të vështira të mbijetesës.

 

Kadare e quan Kosovën gjënë themelore të kombit shqiptar. Ai është shprehur i kënaqur që ka gjetur gjuhë të përbashkët me presidentin Sejdiu për zhvillimet në Kosovë.

 

“S’është hera e parë që jemi takuar bashkë, nuk është hera e parë që jemi mirëkuptuar, nuk është hera e parë që kemi pasur mendime të njëjta për gjërat e Kosovës, që janë gjëra themelore të kombit shqiptar”, ka thënë Kadare.

 

I pyetur të komentojë për rëndësinë e rrugës Durrës - Kukës - Prishtinë, shkrimtari i madh shqiptar ka thënë se lidhjet mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë ekzistuar gjithmonë. Këto afrime, sipas tij, e kapërcejnë atë që mund të bëjë një rrugë.

 

“Afrimi i Shqipërisë me Kosovën ka qenë, mendoj unë, në trajta të ndryshme gjithmonë, pavarësisht sa është dukur dhe sa nuk është dukur, pavarësisht se sa është deklaruar e sa jo. Mendoj se e kapërcen dukshëm atë që ju thatë - çështja e një rruge, që është e rëndësishme dhe një lajm i gëzuar që do ta kemi së shpejti. Por, ajo e kapërcen këtë gjë, është diçka shumë e thellë, shumë e rëndësishme dhe shumë më e madhe”, tha Kadare.

 

Ismail Kadare jeton dhe vepron në Paris. Ai është shkrimtari shqiptar, librat e të cilit janë përkthyer më së shumti në dhjetëra gjuhë të botës.

Kadare është laureat i çmimit Man Booker International dhe disa herë kandidat i çmimit Nobel për letërsi.

e.l/a.i/NOA/RFE
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës: Konferenca Islamike miraton rezolutën për Kosovën (05.26.2009)
Lulzim Basha: Do të ketë një bum të njohjeve të reja për Kosovën (05.25.2009)
Universitetet e huaja iu druhen skuadrave shqiptare në konkurset ndërkombëtare (05.23.2009)
7 "V" të personalitetit Sali Berisha (05.22.2009)
Kroacia do të liberalizojë së shpejti vizat me Shqipërinë (05.21.2009)
Presidenti Topi nderohet me urdhrin më të lartë shtetëror të Kroacisë (05.21.2009)
Mesiç dhe Topi kërkojnë bashkëpunim më të gjerë mes Kroacisë dhe Shqipërisë (05.20.2009)
Thaçi: Mikpritja për Xhoe Bajden do të jetë një protokoll shtetëror dhe mikpritje gjithëpopullore (05.20.2009)
Luçie Miloti, "bilbili" me zë kristalor (05.16.2009)
Financial Times: Shqipëria, dritë në hartën e zezë ekonomike të EuropësNga Kerin Hope në Athinë (05.15.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2019  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]