VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SIVA PARTNERS LLC DO TË NDËRTOJË NË SHQIPËRI NJË REZORT SUPER LUKSOZE ME VLERË $1,5 MILIARDË DOLLARËNga MIMOZA DAJÇI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 11:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

SIVA PARTNERS LLC DO TË NDËRTOJË NË SHQIPËRI NJË REZORT SUPER LUKSOZE ME VLERË $1,5 MILIARDË DOLLARË

Nga MIMOZA DAJÇI


E Djelë, 01.08.2012, 10:57am (GMT+1)

Në foto: VALENTIN GURRAJ

Viti 2012 sjell raporte jozyrtare se grupi ekzekutiv i SIVA Partners LLC me qendër në New York dhe me zyra në Tiranë, Vlorë e Sarandë do të shkojë këto ditë për të vizituar vendet e Ballkanit. SIVA Partners në planet e biznesit të saj ka investimin e miliarda dollarëve për projekte të shumta në Shqipëri, Kosovë si dhe vendet e tjera të Rajonit. Ne patëm rast të kishim një bashkëbisedim të shkurtër me një drejtues ekzekutiv të SIVA Parnters, i cili na konfirmoi që ky grup i fuqishëm investimi do të vizitojë këtë rajon dhe do të takohet me liderët e qeverive përkatëse si edhe me biznesmenë nga këto vende, ku edhe do eksplorojnë mundësitë e ndryshme për investime të fuqishme që ekzistojnë në këtë rajon.

SIVA Partners fillimisht u krijua nga z. Valentin Gurraj i cili është me origjinë nga Shqipëria. Me Valentinin kam patur rast të njihem që në Tiranë kur bashkëpunoja me median e shkruar pranë ish të persekutuarve politikë të Shqipërisë, e ai në median e djathtë elektronike. Eshtë një djalë plot pasion, inteligjent, me kuraojo e ambicje për të ecur përpara. Rrjedh nga një familje ish e persekutuar politike nga rregjimi diktatorial në Shqipëri. Si i ri e me dashuri të madhe për atdheun edhe këtu në emigracion punon e shfrytëzon mundësitë e njohjet e tij për zhvillimin e ndërtimin e vendit me standartet perëndimorë. Krahas studimeve të larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai punon, jo vetëm për veten e tij e familjen, por edhe zemra e mendja i rreh tek mëmëdheu ku u lind e u rrit. E ndërsa tani ka arritur që me punën e tij të palodhur të renditet në një ndër bisnesmenët e investitorët më të suksesshëm për vendin tonë.

Z. Gurraj beson se Shqipëria është gati për investime të mëdha dhe një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm mbas dekadave të shumta nën një rregjim komunist. Asnjë ndërtim i deritanishëm në Shqipëri e në rajon nuk mund të krahasohet me këtë master plan të vërtetë. Do të jetë një destinacion joshës, një projekt madhështor për Shqipërinë. Si i tillë, shumë shqiptarë në Shqipëri e jashtë saj kanë shprehur një entuziasëm tepër të madh për të qenë pjesë e këtij projekti. Ky projekt ka një mbështetje të konsiderueshme të qeverisë Shqiptare duke filluar nga Krymenistri Shqiptar Dr. Sali Berisha.

SIVA Partners janë duke planifikuar të investojnë mbi $10 miliard dollarë në vendet e Ballkanit në fusha të ndryshme si pasuritë e patundshme, shërbimet financiare, turizëm, teknologji, bujqësi dhe energji. Ky grup përfaqësues i SIVA Partners do të takohet me biznesmenë që kanë projekte të ndryshme dhe kanë nevojë për burime të sigurta financimesh dhe/ ose të hynë në partneritet me ata. SIVA Partners dëshiron të bashkëpunojë vetëm me individë me eksperiencë që kanë krijuar një emër në fushat e tyre përkatëse.

SIVA Partners u krijua në 2010 nga Valentin Gurraj dhe Simon Elyakim. Ata zbuluan një mundësi në marketet financiare për të arritur një fitim të konsiderueshëm të investimeve të klientëve të tyre dhe vendosën të sillnin, në këtë partneritet të sapokrijuar, individë të tjerë me eksperienca të ndryshme në fushën e pasurive të patundshme si dhe investimeve financiare për ti kombinuar aftësitë e tyre të çmuara në një organizatë të vetme: SIVA Partners.

Drejtuesit e SIVA Partners kanë një metodë tepër të avancuar në lidhje me mënyrën se si investojnë dhe janë të njohur për stabilitetin e tyre financiar, përdorimin e kujdesshëm të marrjes së huave si mjet financues i investimeve të tyre, si dhe marrëdhëniet e fuqishme me institucionet kreditore. Zoti Gurraj ka krijuar një "database" gjatë eksperiencës së tij në fushën e shitjeve të pasurive të patundshme komerciale. Gjithashtu, Z. Gurraj dhe drejtues të tjerë të SIVA Partners janë individë me një vlerë pasurish të konsiderueshme që besojnë tek ideja e distributimit të kapitalit tek investitorët e tyre.

Master plani i Projektit të SIVA Partners do të jetë në një gadishull të vogël të rrethuar nga deti Adriatik. Ky projekt do të ketë marinën më të madhe në Shqipëri e në Rajon me 800 vende për jahte ose objekte të tjera lundruse. Epiqendra e rezortit turistik do të jetë kazinoja dhe dy kulla 75 - katëshe me një arkitekturë moderne dhe madhështore e me një pamje fantastike të detit Adriatik si dhe të 3 fushave të golfit, dizenjuar nga projektues me famë botërore.

Z. Gurraj beson se të zhvillosh një projekt të kësaj madhësie në një treg që po fillon të rritet në Europë, do e pozicionojë SIVA Partners në hartë si sipërmarrësin primar dhe më të rëndësishëm të investimeve në rajon. Ndryshe nga projektet e tjera të cilat janë ndërprerë ose janë lënë përgjysëm për shkak të mungesës së financimeve, ky projekt nuk do jetë i varur nga borxhet apo kreditë bankare, por përkundrazi do jetë i financuar tërësisht me Kapital Privat. Aktualisht, master planet e këtij projekti janë duke u përfunduar nga katër kompani arkitekturale, dhe si përfundim skicat finale të dizenjuesve do të selektohen brenda 2 - 3 muajve të ardhshëm.

Krahas këtij projekti me një vlerë prej $1.5 miliard dollarësh, ne kemi mësuar qe SIVA Partners zotëron një bankë komerciale të quajtur Forefront Capital, e cila ka "asete" të konsiderueshme nën zotërim si dhe është e lidhur dhe ka interesa në shumë qendra të rregjistruara investimesh me një vlerë totale mbi $15 miliard dollarë "asete" nën menaxhim. Kjo bankë do të sigurojë burimet e nevojshme financiare për projektetet e SIVA Partners.

Sipas të dhënave e burimeve tona, SIVA Partners investon në SH.B.A. si dhe në shkallë internacionale në vende të tjera në Europë, Amerikën e Jugut, Arabi, Izrael dhe Brazil. Partnerët e ndryshëm të SIVA Partners kanë në zotërim pasuri të patundshme si hotele luksoze, ndërtesa zyrash dhe familjesh/banimi në zona të shtrenjta metropolitane, si dhe shumë objekte të tjera të rëndësishme nga pikëpamja ekonomike e financiare.

Kompania aksionere kryesore e SIVA Partners është akoma mister dhe ne nuk ishim në gjendje të gjenim shumë informacion rreth tyre. Ka pasur disa thashetheme të publikuara nëpër mediat e ndryshme elektronike që kanë deklaruar se bisnesmeni i fuqishëm amerikan Donald Trump do të jetë partner me SIVA Partners në këtë projekt. Ne nuk kemi mundur ta vërtetojmë një fakt të tillë me SIVA Partners. E vetmja gjë e sigurtë është se SIVA Partners do të ndërtojë një rezort që nuk është parë më përpara në Europë.

Gjithashtu kemi mundur të zbulojmë se SIVA Partners ka përfaqësues në Shqipëri e Kosovë. Përfaqësuesi në Kosovë është Z. Blerim Grainca, i cili është gjithashtu dhe përgjegjësi kryesor i investimeve në Ballkan. Përfaqësusi i SIVA Partners në Shqipëri është: Z. Sam Dardha, Drejtor Menaxhimi për Shqipërinë, Vasal Cutaj: Drejtor kryesor i SIVA Partners SH.P.K, Ilir Konomi: Direktor i Investimeve në Shqipëri, Rezart Sina: Përgjegjës i Informacionit për Rajonin e Ballkanit. SIVA Partners përfaqësohet nga 3 zyra në Shqipëri: Tiranë, Vlorë dhe në Sarandë.

Në një nga takimet e tyre zyrtare ku pata mundësi të asistoj edhe unë ishin gjithashtu të pranishëm kandidati për Senator Z. Petër Lumaj, Presidenti i Fondacionit Shqiptaro Amerikan Z. Esad Rizai dhe përkthyesi i njohur i komunitetit tonë Z. Sokol Kongoli.

Gjatë këtyre ditëve, ne mundëm të siguronim edhe një listë të emrave të individëve që janë të përfshirë në vizitën në Shqipëri më datën 15 Janar 2012, për tu takuar me Kryeministrin e Shqipërisë Dr. Sali Berisha për të shprehur interesin e investimit në Shqipëri:

Simon Elyakim Presidenti i SIVA Partners

Mohammad Ali Drejtori Menaxhues

Bradley Reifler Presidenti i Forefront Capital Bank under SIVA Partners

David Wasitowski Pergjegjesi Kryesor i Financave te Forefront Capital Bank

George Frangaj Partner

Marcello Rodriguez Arkitekti Kryesor i Projektit

Antonio Marques Inxhinier i SIVA Partners

 

 

 

 

 

 

 

 

MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOZAIKU ME KOKRRA KAFEJE HYRI NË LIBRIN GUINESS (01.07.2012)
MAQEDONI, KRESHNIK SPAHIU, PERSONALITET I VITIT 2011 (01.06.2012)
KËRKIMET PËR NAFTË NË DETIN JON, ZBULOHEN HARTAT E QEVERISË GREKENga THIMI SAMARXHIU (01.06.2012)
SHQIPTARËT PA POZITA UDHËHEQËSE (01.04.2012)
E VËRTETA RRETH ÇËSHTJES SË BASHKIMIT KOMBËTARNga ABAS FEJZULLAHIThënie: " E vërteta, liria, virtyti, tri gjëra të vetme, për të cilat duhet ta duam jetën." (01.03.2012)
Fjalimi i Nënë Terezës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, 25 tetor 1985JEMI FËMIJË TË ZOTIT, VËLLEZËR, MOTRA (12.31.2011)
REALIZOHET VIDEO-PRODUKSIONI MULTIMEDIAL "BARESHA" (12.30.2011)
"HESHTJE" E PAFALSHME…65 VJETORI I PUSHKATIMIT TË AT ANTON HARAPIT …Nga FRITZ RADOVANI (12.30.2011)
AT GJERGJ FISHTA - SHQIPTARI I MADHNga AT ANTON HARAPI (12.30.2011)
Një kontribut gramatikor i Hahnit për dialektin jugor shqiptar J. G. HAN, NJË NDËR THEMELUESIT E ALBANOLOGJISËNga MARTIN MATO (12.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]