E Shtunë, 08.17.2019, 05:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 

NË LUSHNJË NJË SHKOLLË 9 VJEÇARE MERR EMRIN "LEK PREVIZI"

Nga VILHELME VRANARI HAXHIRAJ


E Djelë, 03.18.2012, 05:12pm (GMT+1)

Këtë emër të nderuar mban sot shkolla 9 vjeçare e Plugut në rrethin e Lushnjes.

Lek Pervizi u lind në Skuraj të Kurbinit më 1929, në një familje artdhetare. Kreu shkollën fillore e të mesme në Itali, Romë, me drejtim artistik-letrar dhe vazhdoi Liceun Artistik në Tirané për pikturë. U dallua për talentin e tij artistik e letrar, dhe që në moshë fare të re merret me krijimtari poetike duke shkruar disa poezi e dy poema me tematikë legjendare që mjerisht kanë humbur (1949-50). Diktatura komuniste nuk i vlerësonte njerëzit e vlerave intelektuale, dhe e persekutoi atë familjarisht, e dënoi në burgje e kampe internirni gjatë gjithë periudhës 40-vjeçare, për arsye të babait të tij Gjeneral Prenk Pervizit, i arratisur politik jashtë shtetit.

I dënuar dhe i ndaluar të merrej me krijimtari të lirë, e kaloi jetën në rrathët e ferrit komunist, bashkë me mijëra viktima të tjera të pafajshme. Në ato kushte aq të vështira e të rrezikshme, me vullnet e vendosmëri të pamposhtur, mundi të krijojë e të ruajë në kujtesë, poezitë, Shembja e komunizmit i jep mundësi të fitojë liriné në Belgjikë, ku menjëherë nis të shkruajé mbresat e tij poetike, të cilat i ka botuar në tri gjuhë : shqip, frëngjisht dhe italisht, që përveç vlerës letrare, kanë edhe vlerën e një dokumenti denoncues ndaj sistemit kriminal të totalitarizmit komunist që në Shqipéri u zbatua me metodat më barbare e mizore. Edhe si piktor, mbeti pa mundësi krijimtarie, ndonëse i nivelit të larté. Mundi të shpëtojë disa vizatime e portrete të familjarëve e të disa bashkëvuajtësve të burgjeve e kampeve. Tani, përveç poezisë ai vazhdon të merret me shkrime në prozën si tregime, kujtime, biografi, histori, artikuj, publicistiké e tjera. Boton e drejton në Bruksel të Belgjikës që prej 15 vjet revistën kulturtore "Kuq e Zi" dhe angazhohet me veprimtari patriotike, duke përkrahur nismat që i përkushtohen çështjes sonë kombëtare. Gjatë kohës së kolerës komuniste, Lek Pervizi nuk reshti por atje në internim në Lushnje, i ndihmonte vocrrakët në fushën e arsimit, duke ushqyer tek ata dashurinë për arsimin dhe kulturën kombëtare.

Sot në këtë 7 mars 2012, një emër që koha e harroi, emrin e një të burgosuri dhe një të internuari nga diktaura hoxhiane, mer përmasat reale.Ky është Lek Pervizi. Komuna Golem (Lushnjë) e vlerësoi këtë personalitet, duke i dhënë emrin e tij: SHKOLLA 9 VJEÇARE " LEK PERVIZI"shkollës së fshatit Plug, e cila nga sot mban një emër të nderuar , të mësuesit të letërsisë dhe arteve . Uroj që nxënësit e kësaj shkolle ndër brezat që do të vijnë, ta nderojnë këtë emër të ndritur. Me këtë rast përgëzoj pushtetin vendor të Komunës Golem për këtë vendim sa të rëndësishëm dhe shumë domethënës. Ky emërim ka një rëndësi të madhe që brezat që do të kalojnë pragun e asaj shkolle, do të ndjekin shembullin e njeriut të vlerave.

I nderuar Z. Lek Pervizi, ju uroj me gjithë shpirt. Edhe pse nuk ju njoh nga afër, ky lajm më gëzoi, pasi i përkasim botës së mundimshme të mohimit. Me konsideratë të veçantë! Vilhelme Vranari Haxhiraj -Vlorë.

VILHELME VRANARI HAXHIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRMENDORET E JOSIF BAGERIT DHE PJETËR BOGDANIT MBETEN PEZULL NË SHKUP (03.17.2012)
SAGA DHE KTHIMI I SHPEND SHERIFITSkicimi i një portreti nga ZEQIR LUSHAJ (03.16.2012)
VATRA 100 VJET PAS KRIJIMIT NË BOSTON (03.14.2012)
PESË DELEGATË, PËRFAQËSUES TË MALËSISË SË GJAKOVËS…, NË VLONË, NË NANDOR 1912Nga RAMIZ LUSHAJ (03.14.2012)
'MEIN KAMPF' I HITLERIT NË SHQIPËRI (03.13.2012)
KUSH ËSHTË ISA BREÇANI?Përgatiti ZEQIR LUSHAJ (03.11.2012)
E ZONJA E SHTËPISË Nga LULJETA KRASNIQI - VESELI (03.08.2012)
AZEM HAJDARI SOT DO TË KISHTE 49 VJET!- Në kujtesën e kombit ka mbetur i ri, vetëm 27 vjeç, si atëherë në Dhjetor 1990-Nga BISLIM AHMETAJ (03.08.2012)
REDAN BUSHATI THOTË SE REFORMAT "MEMUSHISTE" DO TA SHKATËRROJNË ARSIMIN SHQIPTAR (03.07.2012)
VËLLEZËRIT GUCI (SOT USHTARË TË ZVICRËS)Nga ZEQIR LUSHAJ (03.07.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]