E Premte, 04.19.2024, 12:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PAIONËT E VARDARIT I GJEJMË KELMENDAS NË LUGINËN E DRINIT
Shtegëtimi i paionëve nga liqeni i Shkodrës në luginën e Vardarit
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Enjte, 04.25.2013, 02:58pm (GMT+1)



Autariati, siç na kallxon mitologjia, kishte një djalë të vetëm: Paionin,[1] i lindun diku ndërmjet brigjeve gjeo-strategjike e pjellore të liqenit të Shkodrës apo fushës së madhe e të mirë të Podgoricës.

Paioni, pasi e themelton e formaton fisin në rritje të paionëve ilir ndërmori një rrugëtim të gjatë deri në vijarrjedhën e Vardarit që burimon në Vrutok të Gostivarit e derdhet në detin Egje dhe shtrihet masivisht përgjatë kësaj ultine etnike shqiptare, e cila përban dy të tretat e shtetit të sotëm artificial të Maqedonisë (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë).

Paionët, siç e dokumenton"Historia e Popullit Shqiptar", sëbashku me Dardanët fqinjë, "në viset e Ballkanit Qëndror ishin dy fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire".[2]

Poeti i përjetshëm Homeri ishte i pari në historinë botërore që tek kryevepra e përbotshme epike "Iliada" i zdrit kombit shqiptar emnin dhe vendndodhjen e paionëve ilir; përcakton se jetnonin përgjatë rrjedhës së Vardarit dhe degëve të tij deri në derdhjen lumore deltore në detin Egje: "prej Aksit me rrjedhë të gjërë, me ujë shumë të mirë", në një trevë "pjellore dhe të largët", të madhe e të gjatë, me ngulime qytetëse e fortesa të shumta.

Në shekuj jete paionët ilirë u shtrinë deri kah lugina e Stymonit (lumë në Bullgarinë e sotme) në kufi me fiset thrake dhe deri tek fiset qëndrestare ilire: dardanët, penestët e dasaretët. Kur ushtria e perandorit Xerxi i Persisë (Kserki i Madh, v. 486-485 p.e.s) po marshonte nëpër Therma (Selaniku i sotëm) në dokumentohet se po "kalonte nëpër territorin e paionëve".[3] Amydon, ma e hershmja kryeqendër paione, përmendet tek "Iliada" e Homerit, ndoshta topografon ndokund përgjatë Vardarit nga Shkupi në Selanik. Gërmimet arkeologjike vlerësojnë se tjetri kryeqytet i mavonshëm, Velesi (Bylazora), është në rrjedhën e mesme të Vardarit, në afri të Shkupit të sotëm, kryeqytet i Vilajetit të Kosovës.

Qysh në shek. XIII p.e.s. paionët dokumentohen të bashkalidhun në një krahinë unike e të pushtetshme teksa shkojnë deri në "Luftën e Trojës", teksa themeluan federatë [4] (shek.VI-V p.e.s), teksa krijuan mbretërinë Paionia (shek.IV p.e.s.) tue nistue herët apo të paktën nga v. 358 p.e.s. me mbretin Agis dhe deri më 180 p.e.s. me mbretin Bastareus.[5]

Demosteni, orator e veprimtar politik i shquar, (v.345 p.e.s) deklaronte: "Paionët nuk janë mësuar të binden".

Kjo qëndresë vetmohuese e paionasve dëshmohet edhe tek pasardhësit e vet, tek kelmendasit luftarak, e cila kulmohet në Betejën e Fushë-Dardanisë (1389), në Luftën Austro-Otomane në Kosovë (1689-1690) dhe në Betejën e Nokshiqit (1879-1880).
Degë të fisit të Paionëve:

Tribalët, Skordiskët, Pelagonët...

Paionit, sipas mitologjisë, i lindën dy fëmijë: Tribali dhe Skordiski, që u banë dy fise të mëdha ilire, dy krahina të fuqishme, të cilat u shtrinë në Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë dhe deri në thellësi të Europës si në Austri, Sllovaki, Hungari, etj., po veçse i kthyen sytë e armët edhe nga jugu, drejt detit Egje, drejt drejt Paionisë, Maqedonisë antike, etj.

Tribalët (paionas ilirë u shtrinë në jug e në perëndim të lumit Morava (Angrus e Brongus) etj.[6] Skordiskët ilirë, [7]që formuen Skordiskinë e Madhe dhe Skordiskinë e Vogël, [8] e kanë emnin të prejardhun nga malet e Sharrit.

Ma përpara se Paionët kryen një shtegtim vertikal drejt Veriut ilirian ishin dy djemtë e Paionit: Skordisku dhe Tribali, të cilët krijuan zotërimet e tyne dhe ngritën shtetet e veta në territore etnike pellazgo-ilire. "Sa për fiset ilire, siç pohon Apiani, këta janë akoma tani të shumta dhe të dëgjuar, siç është e natyrshme në një vend aq të gjerë; këta banojnë ndër krahinat e gjera të skordiskëve edhe tribalëve, të cilët nga luftat që patën midis tyre u shkatërruan aq shumë, saqë nga tribalët mbeti një pakicë fare e vogël, e cila më në fund iku dhe vajti përtej Istrit në viset e gotëve; kështu pra ky fis që ishte në lulëzim gjer në kohët e Filipit dhe të Aleksandrit, tani është i shkretë dhe pa emër".[9]

Në ujëvaren homerike ylberojnë vargje për fisin legjendar Paioni "që lindi Pelagonin, shtizorin e përmendur".[10] Ky ishte një prijës i madh legjendar i fisit paionas, aqsa madhështia e tij ndër dekada ia dhÃ¥ emnin një fisi të ri e të fuqishëm: Pelagonët, të cilët formuen një krahinë epokale e me epope: Pelagonia,[11] si pjesë gjeopolitike e krahinës, federatës, mbretërisë Paionia.
Mitologjia e lashtë ilire, etj. e paraqet Pelagonin, prijësin e madh të paionëve dijetar e luftarak, si "Perëndia e Vardarit". Etimologjia e Pelagonit dhe e Vardarit kanë kuptim të njëjtë: "në ecje tuj punue". Pelagoni në ecje si kalorës luftëtar i rrallë dhe Vardari (Aks) në ujërrjedhën e vet natyrore. Në shekuj jetnuan të dy emnat në ecje të pandalun në tokën dhe historinë ilire.

Pelagoni thuhet se i kishte shtatë djemë: Asteropi, Audelioni, Pologu, Pirikmi, Agi e Riani (binjakë), Almopiani dhe katër vajza: Laeinsa, Doberesa, Derrona, Tribalda, të cilët formuen fise paione: Pollogi, Agriani (Ag+Riani), Almopiani, Tribaldët e Aksit, Laeinsejtë, Doberesët e Derronët.

Nga Tribalët, që jetuan me gjak e emën në trevën iliriane paione, është edhe nana e Skënderbeut, shqiptarja e madhe, Vojsava Tribalda[12] nga dera princore e Pollogut.[13]

Ashtu si dikur fisi i lashtë paoinias e lindi prijësin e madh Pelagonin edhe Kelmendi, fis pasardhës modern, e rriti Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e Kosovës dardane.


Topografi e lëvizjeve fisnore "brenda shtëpisë së vet"

Përtej Gjirit të Kotorrit në detin Adriatik deri në lartësi malore të rrjedhës të Limit e Tara dhe deri tek grykderdhja e Vardarit në detin Egje, nga lumi Morava e Madhe (degët perëndimore dhe jugore) deri tek rrjedha e Vjosës etj., në këtë hapësirë gjeo-fizike e etno-historike shtrihet topografia fisnore e truallit historik të trashëgimtarëve të Illyrius. Në këtë territor etnik pellazgo-ilir, në kahje të ndryshme, në mijëra vite, ka lëvizë popullsia e tyne farefisnore.

Enkeleni, vllau i madh i Autariatit, mori rrugën nga vendlindja deri në liqenin e Ohrit, në trevën e ish mbretit Lykothers.[14] Në vendin e origjinës të atit të tij, dinastit Kadmi (që erdhi në fronin e Lykothersit pro-toilir) e ringriti një qytet të madh me emnin Enkelina dhe Ohrin si kryeqendër e mbretërisë së Enkelenjve (shek. IV-335 p.e.s.).

Taulanti, tjetri vlla i Autariatit, i pesti ndër djemtë e Illyrius, u shpërngul me të vetët nga vendlindja dhe u vendos diku përgjatë rrjedhës së Vjosës deri në qytetin antik të Durrësit (Dyrrah) dhe aty u epiqendrue mbretëria e Taulantëve (335-231 p.e.s.) si vazhdim i asaj të Enkelenjve.

Nga brigje të liqenit të Ohrit në juglindje, në rrjedha të lumit Vjosa deri në Durrës dhe, ma andejna, në Rizon në afrï të Gjirit të Kotorrit,[15] në këtë vijë shtegtimi të gjatë ka ndrrue vend administrativo-politik e historik edhe qendra e mbretnisë gene-njejtë dinastore (me lidhje farefisnore ndërveti) dhe me emna të ndryshëm: e Enkelejve të dinastisë Bardhyl, [16] e Taulantëve me mbretin Glakua dhe rikthimi tek mbretëria Ardiane (231-168 p.e.s.) në brigje të liqenit të Shkodrës e të fushës së Podgoricës.
Dardani, vllau tjetër i Autariatit, shtegëtoi në Rrafshin e Kosovës e deri në veri midis degëve jugore e perëndimore të Moravës, deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moraven e Madhe.[17] Mbretëria Dardane arriti të shtrihej deri në trevat paione.
Perribej. një nga vllaznit e Autariatit, i parafundit ndër djemtë e Ilirit (Ilirjam), sikurse edhe Paioni, në mos ma herët, iki andej nga grykderdhja e Vardarit, në Selanikun e sotëm (Thesaloniki) duke u bÃ¥ një fis i fortë në tokë e ma së shumti në det dhe ngritën një krahinë të hapët deri tek Dodona pellazge. Pak Ã¥ fol për këtë fis pellazgo-ilir që "luajti një rol të randsishëm në histori"[18]dhe ishin luftarak të fuqishëm.

Guneu, prijësi i Perraibojve pellazgo-ilir, sipas Homerit, mori pjesë në Luftën e Trojës me 22 anije, në krah të dardanëve, paionëve, etj. [19]

Në gusht të vitit 480 p.e.s. Perraibojt me Enienët morën pjesë në "Betejën e Termopileve", një luftë e madhe europiane kundër mësymjes luftarake të mbretit persian, Kserksi I, luftë të cilën grekët e ngrejnë në qiell si fitimtare, po në fakt ia mbrrini veçse me e vonue pak ditë riardhjen e persëve në tokën pellazge.

As perribejtë me degëzimin tjetër të tyne: enienët, ndryshe nga enkelenjtë e taulantët, ndryshe nga paionët, etj. nuk u rikthyen në vise të të parëve të vet, por qëndruan në troje ku lëshuan rrënjë e lidhën jetë në breza.

Nga bregdeti i Adriatikut të Mesëm (Shkodër apo Podgoricë) apo qendra të mbretërive të vllaznëve të vet, thuhet se çikat e Illyrius shkuan nuse (Dasara, Partha, Daorta etj.), të cilat në vendbanimet e reja në brendësi të truallit historik ilir, në breznitë e veta, formohen fise të fuqishme me emnat e tyne. Pas mbretërisë së Enkelejve shfaqen si fis i ri i fuqishëm, Dasaretët (Dasara) që patën ndikim në shtetin ilir të kohës. Në vend të mbretërisë së Taulantëve del fisi i Parthinëve (Partha). Në pellgun e lumit Neretva në jug të Bosnje-Hercegovinës, tek zotërimet e Autariatëve, kemi fisin e fortë të Daorsonëve (Daorta).

Një nga djemtë e Illyrius, Medini, vllai ma i vogël i Autariatit, u nguljetë në qytetin që mban emnin e tij Medun (Medin) "në një të çarë në mes dy maleve, në një luginë shumë të gjerë",[20] që përmendet nga autori antik romak, Tit Livi, si "qytet i labeatëve", një nga vendbetejat e luftës së tretë iliro-romake (v. 167 p.e.s., në kohën e mbretit Gent), një nga tetë qytetet e hershme të Sanxhakut të Shkodrës. Në këtë vend kah mesjeta formohet edhe fisi autokton shqiptar i Kuçit (berishas), të cilin e pushtuan përgjakshëm dhe e aneksuan pabesisht e padrejtësisht princi Danilo i Principatës së Malit të Zi me të vllain, Mirkon (baba i krajl Nikollës) dhe në vazhdimësi kohore shovinizmi i egër sllavo-malazez ua ndrruan shqiptarëve të atyshëm trojenik kombësinë dhe fenë duke i kthye në sllavë ortodoksë.

Në këtë kuptim, të gjitha fiset e këtij territori etno-historik e gjeo-politik, kanë lëviz brenda "shtëpisë së vet" nga daja te nipi, nga kusherini te kushërini dhe sado të largëta të jenë kanë shtegtimet (edhe për vendbanime të reja) ato kanë pasë lidhjet e gjakut në mes dhe kujdesin bestar të njëri-tjetrit.

Korridori Paion - Dardan

Dardania e Moravës [21] dhe Paionia e Vardarit si regjione fisnore të mëdha ishin të lidhuna tokë-det nëpërmjet "Korridorit Paion-Dardan" përgjatë luginës gjeostrategjike dhe fushave pjellore Vardar-Moravë nëpër të cilën kalonte vija longitudinale komunikative e Siujdhesës Ballkanike deti Egje-Selanik-Shkup-Nish-Beograd. Nga mijëvjeçari i dytë e deri në shek. XII p.e.s. ky korridor kishte lëvizje të mëdha dykahëshe në vijën Trojë-Paioni-Dardani Pas rënies së Trojës pati një ringritje në vitet e mbretërisë Paione dhe një ulje të pamendueshme në shekujt e parë të erës së re.

Njëherash edhe "Rruga Egnatia" (Kandavia) lidhte Perëndimin me Lindjen nga qytetet Dyrrahu (Durrësi) e Apollonia (Pojani) tue hipa-zbrit deri në zonën e liqeneve Lychnidòs (i Ohrit dhe i Prespës së Madhe e të Vogël) e truponte tokat paione drejt e në bregdetin Egje.

Nëpër këto dy korridore "nga mali në det" e "nga deti në det" lëviznin fiset e fuqishme ilire si dardanët, paionët, perribejtë, eneinët, lynkistët, dasaretët, penestët, taulantët, autiariatët, enkelejtë, albanët, etj.

Paionët lëvizjet (i)migruese i kryejnë në udhë vertikale nëpër "Korridorin Paion-Dardan" duke kthye ma së forti kah Rruga Antike Naisus-Lissus (Nish-Lezhë), tue pasë një përqëndrim e organizim magnetik ma të madh dhe zhvillim të lartë ekonomiko-kulturor-ushtarak në Vaspas (VÃ¥-Spas) në rrjedhën e Drinit të Mesëm, përtej bashkimit të Drinit të Zi të Penestëve me Drinin e Bardhë të Dardanëve Alpinë.

Paionët dhe Aleksandri i Madh

Leka i Madh lidhjet e gjakut i ka ma të forta me shqiptarët, pellazgo-ilirët e kohës së vet, sepse është nga Paionia ilire, është shqiptar ilirian.[22]

Fakti i parë:
Akademiku britanik, Sir Uilliam Uoodthorpe Tarn, autor i një prej veprave ma madhore mbi Aleksandrin e Madh, dëshmon: "Aleksandri kishte nga babai dhe e ëma e tij gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel (384-322 p.e.s) që kishte mësuar mënyrat e grekërve,[23] për t'i dhënë dituri birit të tij, Lekës".[24]
Fakti i parë:
Aleksandri i Madh është nga Paionia ilire, është shqiptar ilirian.
Vendlindja e tij, Pella, thirrnohet me emën burimor shqip: Pela. Ndoshta emën-mbartet nga Pellagonia (Pella-gonia) ose i ka mbet' nga mbreti i hershëm paion, Pela (Pella). Përndryshe: tradicionalisht paionët, si edhe Leka i Madh, ishin tepër të dhanun pas kuajve, ndaj disa vendbanime emnohen Pella, Pelioni etj.
Kulmi i sllavo-maqedonasëve:
Këta sllavo-maqedonasit e trumbetojnë veten pasardhës të Lekës së Madh, ndonëse janë të ardhun së vonit në vendlindjen e tij pellazgo-ilire, ndërkohë që "janë popull i Sllavëve të Jugut, që emrin e marrin sipas rajonit Maqedoni dhe janë pasardhës të fiseve të vjetra sllave"[25]

Këta maqedonasit e përziem etnkisht, me shtet artificial, duan ta përvetsojnë lekën e Madh, sepse kanë probleme identiteti me vetveten e të tjerët: Bullgaria nuk ua njeh kombësinë e gjuhën, Serbia nuk ua njeh kishën, Greqia nuk ua njeh emnin, Shqipëria nuk ua njeh territoret. Rilindja maqedonase ishte një proçes i gjatë i zgjimit kulturor dhe kombëtar, dhe sipas Enciklopedisë Britanike, mendohet se ky proçes filloi në shek. XIX, kur edhe u paraqitën librat e rilindasve të njohur: Joakim Kërçovski, të Kiril Pejçinoviqit (1816) dhe të Pulevskit (1875).

Askush nëpër glob nuk e thotë se Leka i Madh është sllav, ndaj maqedonasit që e quajnë veten sipas stinëve politike "sllavo-maqedonas","bullgaro-maqedonas", maqedonas", nuk mund të jenë njehrash genetikisht edhe"shqiptarë", që të kenë priviligjin historik si pasardhës të Aleksandrit të Madh. Dijetari i madh, Straboni[26] te vepra "Gjeografiia"(Vëll.VII) shkruan:"Shqiptarët dhe Maqedonët flasin të njëjtën gjuhë, kanë të njëjtat sjellje në zakonet e tyre, i presin flokët njësoj dhe kanë aq gjëra të tjera të përbashkëta sa janë të shumtë ata që e kuptojnë Maqedoninë deri në Korfuz".

Kulmi i helenëve:


Këta grekët që kërkojnë ta "hipotekojnë" si helen Lekën e Madh kanë mbrrï deri aty e atje sa "t'ia mohojnë atësinë"(!) prindin e tij mbreti Filip II i Maqedonisë dhe të llapanojnë sikur është "i biri i Zeusit", se nana e tij paska "fjetë me të" (!) për me e sjellë në jetë Aleksandrin e Madh. Kështu ngrihen kundër të vërtetave të historisë e duan ta hyjnojnë Lekën e Madh si Krishtin apo Muhametin "edhe pse ai nuk ka bërë predikime filozofiko-fetare, por ekspedita ushtarake dhe reforma politike, ekonomike e ligjore".[27]
Këta grekët nuk e deshtën Lekën e Madh në krye herët, kur në moshën 33 vjeç kishte pushtue pjesën ma të madhe të botës për të vetmin fakt madhor se ishte prej origjine shqiptar ilirian i Paonisë, se në vitin 338 p.e.s. në Keronë në krye të 2.000 kalorësve i shpartalloi athinasit në fushë-betejë, çka çoi në pushtimin e Greqisë.Dy dëshmi: Nga 35 mijë luftëtarët e ushtrisë të famshme të Lekës së Madh gjatë ekspeditës në Azi vetëm 600 prej tyne ishin helenë, pasi shumicën e përbenin ilirët (paionët, epirotët, pelagonët, enkelejtë, dardanët, tribalët, penestët, lynkistët, etj.), thrakët, maqedonët antikë, etj.. Në të njëjtën kohë marrin pjesë me dhjetëra mijëra luftëtarë helenë të dërguem nga ana e qytet-shteteve greke në ushtrinë persiane të Darit që luftonte kundër ushtrisë së Lekës.

Fakti i dytë:
Leka i Madh lidhjet e gjakut i ka ma të forta me shqiptarët, pellazgo-ilirët e kohës, se me këdo tjetër. Sir Uilliam Uoodthorpe Tarn i Akademisë Britanike njihet botërisht se ka shkruar një nga veprat ma madhore mbi Aleksandrin e Madh, ku dëshmon:"Aleksandri kishte nga babai dhe e ëma e tij gjak Ilir, domethënë Shqiptar. Filipi II thirri shqiptarin e famshëm Aristotel[28] (384-322 p.e.s.) që kishte mësuar mënyrat e grekërve, për t'i dhënë dituri birit të tij, Lekës".[29]
Gjyshi paionas i Lekës së Madh, Amanti IIMbret i Maqedonisë, u martue me të bukuren Euridike, princeshën Lynkeste të ilirëve dhe nga kjo martesë iu lindi Filipi IIMbret i Maqedonisë.
Dy lidhje martesore kryen Filipi II me ilirët. Me stërmbesën e mbretit Bardhyl të Enkelejve, me fisniken Audata. Me princeshën Olimbia (Mirtal) vajzën e Mbretit Neoptolem I-rë i Epirit, çiftim bashkëshortor, nga i cili lindi edhe Aleksandri i Madh, djalë paion e nip epiriot.
Leka i Madh e kishte Pirron e Epirit kushëri të parë, djalin e dajës, ndërsa Pirro i Epirit e kishte kushëri të parë nga halla e tij, Olimbia, nana e Lekës. Fishta tek "Lahuta e Malcis" vargon fakte: Kush ka qenë trim një herë? / Aleksandr' i Math i vjerë / Pirrua me shokë të tjerë / në Shqipëri kanë lerë".Të dy Leka i Madh dhe Pirro i Epirit - e kishin simbol përkrenaren me bri dhiê, biles Leka i Madh përmendet edhe në Kuran me emnin DHIKEROS. Skënderbeu eci në këtë traditë. Tashti ky simbol është në Stemën e Republikës së Shqipërisë.
Olimbia, nana e Lekës së Madh ishte stërmbesë e Akilit të Luftës së Trojës dhe çika e mbretit mollos Neoptolem, që rridhte nga dera e fisit të shquar të Pirro Neoptolemit, stërgjyshit të saj, që mitologjia rrëfen se e vrau mbretin Priam të Trojës.
Vëllau i Olimpisë ishte Aleksandri i Epirit, Princi i Epirit dhe daja i Aleksandrit të Madh.
Jo rastësisht të dy e kishin emnin e përbashkët: Leka.
Fakti i tretë:
Filipi II dhe Aleksandri i Madh gjatë mbretërimit të tyne ua lejuan një pavarësi formale vendlindjes së vet Paionisë, e cila qeverisej nga mbretërit e saj, si aleat i maqedonasve...
Fakti i katërt:
Një mbishkrim i gjetun në Egjypt: "Meryamun setepenra Aleksandros" zbërthehet vetëm me gegnishten: (Mer + iam + un = Mer Jam Un). Edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kalue rreth 2.400 vjet, në trevën shqiptare të fisit etno-historik të paionisë, në kryerrjedhën e Vardarit, banorët e atyshëm autoktonë fjala-shprehen: "Meir Jam Un" (Mirë Jam Unë).[30]
Në Vaspas,
tek kështjella"Klementiana"
Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, pas luftërave romako-maqedonase, pas (ri)coptimeve administrative e shkatërrimit të mbretërisë paione nga pushtuesit e njipasnjishëm maqedonas, helenë, romakë, bizantë, bullgarë e serbë, fillojnë shpërngulje masive e periodike të paionëve.
Lëvizjet e tyre imigruese i kryejnë në udhë vertikale nëpër "Korridorin Paion-Dardan" duke kthye ma së forti kah Rruga Antike Naisus-Lissus (Nish-Lezhë), tue pasë një përqëndrim e organizim magnetik ma të madh dhe zhvillim të lartë ekonomiko-kulturor-ushtarak në Vaspas (VÃ¥-Spas) në rrjedhën e Drinit të Mesëm.
Pikërisht në këtë vend gjeo-strategjik, grupet e atyshme paionase që e adhuronin Papa Clement I (v. 90-101)[31]zëvendësi i tretë i Shën Pjetrit, nisën t'iu vnojnë këtë emën njerëzve e objekteve përrreth, që në Mesjetën e Mesme shndërrohet natyrshëm në emën fisi.

Në tanë historinë e tyre kelmendasit e kanë mbajt' Shën Clementin për Shenjt dhe mbrojtës të fisit, duke ia kushtue njëherit edhe tempujt e lutjes ndër kisha dhe, bash për këtë arsye madhore hyjnore, i nderonin në mënyrë të veçantë papët e Romës.[32]
Prokopi i Çezaresë, historian i shek. VI, e përmend kështjellën "Klementiana"[33] si një nga fortesat mbrojtëse që e (ri)ngriti Justiniani i Madh, perandor ilir i Bizantit. Milan Shuflaj i jep vendndodhjen tek dogana e "Shpëtimit të Shenjtë"(Svetog Spasa).[34] Vladislav Popoviç, historian serb, hedh mendimin se kjo kështjellë duhet të këtë qenë e vendosur ndër viset e Kelmendit, ose në veri të liqenit të Shkodrës.[35]

Në dokumenta arkivore mesjetare, te kalaja Clementiana, në vitin 1353, flitet për një banor të atyshëm:"Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga Spase (dominus Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso)[36].
Koncepti shkencor dhe ai popullor për etno-gjenezë fisi kërkojnë si bazë nistore ndonjë toponim (si fortesa"Clementinia") dhe antroponim në patronim (si mbiemni "Clementia"),çka gjenden në Vaspas. Kjo na provon se paionët kthehen në kelmendas tue nis rrugëtimin e tyne drejt Alpeve, në rrjedhën e Cemit të Bashkuar, sepse"mbeturinat e rendit fisnor në Shqipëri janë të trashëguara nga kohët më të lashta të historise sonë"[37]

"Kelmendi është një fis i lashtë, i cili gjatë invazioneve barbare sllavo-avare në trojet tona mbeti krejtësisht nëndhê deri në shek. XI (sikurse vetë emri i popullit shqiptar dhe historia e kishës shqiptare), sepse, siç e dimë,- nënvizon Dr. Dom Nikë Ukgjinaj [38]- ky fis në rrjedhën e historisë kombëtare shqiptare, luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe atij fetar në Shqipërinë e Veriut".

[1] Ramiz Lushaj. Nokshiqasit janë kelmendas, me prejardhje nga paionët. Gazeta "Zhurnal". Shkup. 12 tetor 2012. / Ma gjanësisht për paionët do të gjeni në faqe të kësaj gazete ditore shqipe /.
[2] HPSH. Po aty. f.44
[3] Herodoti i Halikarnasit (VII, 123). Jetoi në v. 484-425 p.e.s./ ALBANIEN Schätze aus dem Land der Skipetaren " ISBN 3-8053-0978-3 / etj.
[4] HPSH. Po aty, fq. 50
[5] Ernest Babelon. "Introduction générale à l'étude des monnaies de l'antiquité".ISBN-0405123485.
1979, p. 224. / D. M. Leëis, J. Boardman, S. Hornbloëer, M. Ostëald. "The Cambridge Ancient History" Vol. 6. 1994, p. 463 /
[6] George Grote: History of Greece: I. Legendary Greece. II. Grecian history to the reign of Peisistratus at Athens, Vol 12, 1856 / Encyclopædia Britannica: Volume 22, p. 465 /
[7] The Cambridge Ancient History, Volume 3, Part 2: The Assyrian and Babylonian Empires and Other States of the Near East, from the Eighth to the Sixth Centuries BC by John Boardman, I. E. S. Edëards, E. Sollberger, and N. G. L. Hammond, 1992, page 599, "
[8] Continuity and innovation in religion in the Roman Ëest"Ž by R. Haeussler, Anthony C. King, Phil Andreës, 2007, ISBN 1-887829-67-9.
[9]Appiani Alexandrini. Historia Romana. ("Historia e Romës"). "Illyriku".
[10] Homerus. "Iliada". Shqipëroi Gjon Shllaku. Onufri. Tiranë, 1965, f. 1-439.
[11] Edhe sot FYROM ka një rajon me emnin Pelagonia, që përfshin Manastirin etj. Ma shumë se një ndarje gjeo-administrative është një ndarje gjeo-politike e maqedonasve, që ende edhe sot, pas Marrëveshjes së Ohrit, nuk duan t'I njohin shqiptarët si shtet-formues (!).
[12] Sipas Marin Barletit, Gjon Muzakës etj
[13] Pologu (i Epërm dhe i Ulët) në veriperëndim të Maqedonisë së sotme (FYROM), në kufi me Republikën e Kosovës, ku përfshihen qytete të mëdha si Gostivari,Tetova etj.
...


RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME SHPATË N’ DORË, KUSH PRIU I PARI (04.25.2013)
BESIM NDREGJONI PRESIDENT I UNIONIT TË PËRNDJEKURVE POLITIKË, MJESHTËR I MADH -  KANDIDON PËR DEPUTET PËR KOALICIONIN E DJATHTË PËR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT (04.24.2013)
'NGJALAT E LALËZIT' DYSHES SË MAJTË I MBETËN NË FYT EDHE NË SHKODËRNga RAMIZ LUSHAJ (04.24.2013)
TË GJITHA FJALËT QË DO TË SHKRUHEN ME NDRYSHIME NË GJUHËN STANDARDE SHQIPE (04.24.2013)
KOHA ËSHTË TANI!Nga ILIR DEMALIA (04.22.2013)
AUTARIATËT: BANORËT E PARË TË NOKSHIQITNga RAMIZ LUSHAJ (04.21.2013)
NJIHUNI  ME  REVISTËN E RE, “HORA”…“Ti, gjak e dashuri ke dhënë, bujarisht,/  i ashpëri, fisniku, Vranisht…”Nga Prof. Dr. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (04.20.2013)
Mendime mbi shkrimet rreth kësaj temePUNË THELLIMTARE KËRKON PASURIMI I GJUHËS SË KULLUAR SHQIPENga SHPËTIM BOZHA (04.20.2013)
HISTORIKU I KAFENESË SË PARË NË LONDËR…Nga ILIR SECI (04.19.2013)
FAMILJA IME FALËNDERON SHBA PËR KUJDESIN DHE MBROJTJEN MORALE...Nga KASTRIOT ISLAMI (04.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]