E Premte, 03.29.2024, 08:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI - MESAZH PËR INTEGRIMIN E KOMBIT SHQIPTAR DREJT PERËNDIMIT!
Nga ASLLAN DIBRANI

E Hënë, 09.22.2014, 09:19am (GMT+1)


Vizita e Papa Françeskut në Tiranë, po cilësohet si historike për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Shtypi botëror për vizitën e sotshme të Papa Françeskut në Shqipëri, ka ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë e tij nga një frikë se do të sulmohet nga grupe ekstremiste te shtit islamik . Drojën mediat botërore e kanë përqendruar edhe tek shqiptaret që ishin pjesëmarrës në luftën e Sirisë dhe të Irakut. Pritjen në sheshin e "Nënë Terezës" Papa Francuskun, po e zbeh kjo aferë e keqe nga këta mercenar islamik. Këta i dhanë hije të keqe kombit si vegla të huaja me mashtrime denigrime dhe plaçkitje në emër te fesë tradicionale që u trashëguar me dhunë e zjarr nga terrorizmi osman i asaj kohe. Afera e burgosjeve së hoxhallarëve e ushqyen opinionin ndërkombëtar me një njollë dhe panikë. Klerikët hoxhallarë predikues e keqinterpretuan librin të shenjtë Kuranin nga veprimet që çdo gjë shqiptare e fshin nga faqja e dheut , duke i dhënë imazh të keq Kosovës . -Veprimet e tilla nga këto mbeturina aziatike i dhanë një epitet në nivel kombëtar me një fasadë të terrorizmit duke e larguar nga Perëndimi.

Në luftën e fundit të Kosovës nga dhuna serbe u dëbuan me dhunë mbi 90 për qind e popullatës,perëndimi ishte ai qe i nxori nga balta, male ,përronje dhe shpella dhe i riatdhesoj !!! Besoj se nuk ka koment këtu te bëjmë një balancim Perëndim - Lindje kur dihet se Lindja na sjell vetëm një kuran të botuar para njëmijë vitesh , ndërsa Perëndimi na sjell shkencë kulture ,art dhe një teknologji në zhvillim edhe ne kohën njëzetekatërorëshe.

Papa Francesku po e viziton Shqipërinë, po e viziton një komb të vogël, po bujar dhe me zemër të madhe . Po e viziton këtë popull pas një të kaluar të dhimbshme pushtimi (duke filluar me regjimin osmane në shekullin e 14-të), dhe represioni komunist qe përjetoj me shekuj.

Papa Françesku udhëtimin e parë në Evropë po e zhvillon në Shqipëri nga e cila do t'i ofroj të gjitha komunitetet fetare që të jenë në shërbim të atdheut,me bashkëjetesën fetare, per të treguar se të krishterë, myslimanë dhe ortodoksë mund të jetojnë bashkë dhe të qeverisin bashkë.

Vizita e Papës aktualisht Shqipërinë po gjënë si kandidate zyrtare për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, nga e cila kjo vizitë vetëm sa e përforcon qëndrimin e luhatur nga disa forca antishqiptare duke dhënë sinjale drejt shteteve aziatike, gjë qe do ti përgatitet varr Shqipërisë nga vetë bandat e veta,andaj kjo vizite do ti ndaj shapi nga sheqeri që shqiptarët nuk kanë dy rrugë, po vetëm një , (ajo është drejt perëndimit).
Kjo është arsyeja pse Papa Françesku, pas udhëtimit në Korenë e Jugut në gusht, zgjodhi Shqipërinë si destiancion për të bërë udhëtimin ë tij të parë apostolik në një vend evropian. Po kjo vizitë është edhe një obligim moral i Evropës që ta përkrah këtë popull të ndare sot në gjashtë shtete ballkanike sa me fajin e vet shqiptarëve, po aq edhe me fajin e Evropës që padrejtësisht na copëtoj duke ju dhënë tokat tona sllaveve ardhacak në trojet iliro-shqiptare.

Kjo vizitë shënon një moment tjetër të rëndësishëm të raporteve të ngrohta dhe të afërta midis shqiptarëve dhe Vatikanit, midis kombit tonë dhe botës perëndimore, në përgjithësi. Shqiptarët, në këto relacione, i kanë dhënë Evropës dhe qytetërimit perëndimor, heroin kombëtar dhe të Evropës, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, e ndërkohë dijetarë të mëdhenj gjatë shekujve qe Papa i sheh me sytë e vet të stolisur në sheshin e "Nënë Terezës". Ata u ekzekutuan nga vet dora e shqiptareve dhe ish pushtuesve të huaja që sunduan Shqipërinë .

Papa Francis do të nxjerrë në pah para botës emrin e Nënë Terezes një figure botërore që në sheshin e saj po mbahet kjo ceremoni , nga e cila vërteton se kjo nënë është e djepit shqiptar , nga e cila do të mishëroj me kombin e vet e jo siç pretendojnë disa forca ekstremiste ta hedhin në prehrin e popujve sllav maqedonas apo indian etj.
Kjo vizitë ka një rendësi dhe medalje tjetër duke ju sjell mesazhe se si të bashkëjetohet edhe në Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës, ku të krishterët janë duke u shënjestër nga militantët islamikë me masakrat ma barbare dhe prerje kokësh .Prandaj edhe frika për ndonjë atentat nuk përjashtohet nga xhihadistet dhe militantet islamik qe guri i tyre te rrokulliset edhe në Shqipërinë pasardhëse e iliro-pellazgëve qe i dhanë botes kulturën dhe dijen .

21.09.2014

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA KOMISIONI I CILI DO TË RISHKRUAJË HISTORINË E SHQIPËRISË (09.22.2014)
SHQIPTARËT - 39 KRYEMINISTRA NË STAMBOLL DHE SHTATË PAPË NË VATIKANDossier nga HARALLAMB KOTA, studiues (09.20.2014)
ENVERI VDIQ, KUJDES METASTAZAT E TIJ!Nga MARJANA BULKU, New York (09.19.2014)
WAITING FOR THE POPE - EMOCIONE NË KATEDRALEN SHËN PALI NË TIRANË (09.19.2014)
PAS 50 VITESH, ME PEDAGOGJIKASIT E SHKODRËSNga FRROK VUKAJ, Pedagog, studiues - Tiranë (09.17.2014)
ANGAZHIM PËR DIALOG NDËRFETAR - NË PRAG TË VIZITËS SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI (09.16.2014)
IKJA DHE KTHIMI PAS 100 VITESH I MBRETIT WILHELM WIEDINga PËRPARIM KABO (09.15.2014)
RISHKRIMI (A)POLITIK I HISTORISËNga Dr NDRIÇIM MEHMETI (09.12.2014)
SHQIPTARJA QË U ZGJODH SHOQËRUESJA E DYTË E MISS WORLD BIKINI (09.11.2014)
JEMI OSE NË PRAG TË NJË NDRYSHIMI TË MADH, OSE TË NJË FUNDOSJEJE TËRËSORENga SPARTAK NGJELA (09.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]