E Hënë, 08.03.2020, 04:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SHENJTORJA SHQIPTARE, QË I LUTEN SERBËT
Nga ARBEN LLALLA

E Enjte, 10.23.2014, 08:03am (GMT+1)


Shqiptarët janë një popull euforik, me ndjenja të forta emocionale dhe tolerantë, të cilët nuk janë kujdesur shumë për të shkruar historinë e tyre në përgjithësi. Kanë qenë të huajt, ata që kanë shkruar në përgjithësi historinë e popullit shqiptar dhe është e kuptueshme që këta të huaj të bëjnë shpeshherë edhe shtrembërimet e ngjarjeve historike ose të fshehin të vërtetat e krenarisë së kombit shqiptar.

Arkivat dhe bibliotekat e botës dhe manastiret e vendeve fqinje me Shqipërinë fshehin shumë të dhëna rreth shqiptarëve, ndoshta në këto vende gjenden edhe libra të shkruar në gjuhën shqipe të shek.XI. Si pasojë e këtyre që thamë më lart, kemi mungesa të lidhjeve të shumë ngjarjeve, duke krijuar një boshllëk të madh në historinë tonë kombëtare.

Shën Angelina ose Nëna Angelinë që serbët i përkulen dhe i falen me aq dashuri dhe përkushtim është një vajzë shqiptare. Për këtë figurë ne do japim disa të dhëna për t'ia bërë të njohur opinionit se shqiptarët janë një popull vital e me kulturë dhe nga ky popull kanë dalë shumë shenjtorë, që bota e krishterë i respekton dhe përkulet para tyre. Prandaj është më e pëlqyeshme kështu se sa të mbahet në heshtje dhe ky fakt i vërtetë që Shën Angelina e Serbisë është shqiptare me gjak, gjuhë dhe edukatë.

Angelina Komneni-Brankoviç (1440-1520) ishte e bija e princit Gjergj Arianit Komnenit (1383-1462). Gjergj Arianit Komnen Golemi Topia kishte për grua Marinë, e cila ishte e bija e Despot Gjin Muzakës. Angjelina Komneni u martua me Despotit serb Stefan Brankoviç (1417-1476), i cili ishte i verbër, ceremonia e kurorëzimit të tyre u bë në qytetin e Shkodrës në nëntor 1460. Nën mbrojtjen e Skënderbeut, çifti i ri qëndroi një vit në Shqipëri, ku lindi edhe djali i tyre i parë, Georgio Brankoviçi. Më tej me këshillimin të Skënderbeut, familja Brankoviç nëpërmjet Lezhës kaluan në Itali, pasi Serbia ishte pushtuar nga Turqit. Derisa sa vdiq, Despot Stefani jetoi me dhurata bamirësie nga Venediku, Dubroniku dhe Papa. Ai ishte Despot i Serbisë nga viti 1458-1459.

Angelina Komneni nga martesa me Despotin e Serbisë, Stefan Brankoviç lindi tre fëmijë, Gjergji - Georgio, Gjoni-Jovanin dhe Marinë. Pas vdekjes së Despot Stefanit në 9 tetor 1476, Angelina bashkë me fëmijët jetonin në mjerim dhe kështu ajo i shkroi një letër mbretit të Hungarisë, Mattias, i cili i ftoi për të jetuar në Hungari, duke i dhënë titull Despot në Mërgim të Serbisë Georgit më 1486. Në vitin 1496 Georgi u bë murg dhe titullin mbretëror ia la vëllait të tij, Gjonit-Jovanit. Georgio u bë Kryepeshkop i Beogradit me emrin Maksim-Maxim në vitin 1508 dhe ishte Arqipeshkv deri sa vdiq më 1516. (Titulli Arqipeshkv i përket kishës katolike dhe jo ortodokse).

Gjon-Jovan Brankoviçi e mori titullin Despot më 1496 dhe e mbajti këtë titull deri sa vdiq më 1502 dhe ishte trashëgimtari i fundit i familjes Brankoviçe, pasi nuk lanë trashëgimtar të gjinisë mashkullore. Jovan Brankoviçi u martua me Jelenom dhe kishin pesë vajza, pas vdekjes gruaja e tij u martua me Ivanish Berisllaviç, duke i dhuruar edhe titullin Despot.

Për përkushtimin dhe devotshmërisë që tregoi Angelina për familjen e saj dhe dashurisë ndaj Zotit, duke ndërtuar manastire për gra, kisha serbe e shpalli atë të Shenjtë. Angelina Komneni e arsimuar dhe e edukuar në familjen prindërore, me dashurinë e saj për bashkëshortin dhe fëmijët qartë tregon shpirtin human të femrës shqiptare. Ajo u martua me një njeri të verbër dhe nuk e braktisi atë kurrë. Kur turqit pushtuan Serbinë, Angelina mori me vete për në Hungari reliket dhe eshtrat e burrit të saj.

Dita e përkushtimit të Shën Angelinës është 30 korriku, (me kalendarin e vjetër, 12 gushti), dita e vdekjes së saj, 1520. Çdo 30 korrik e tërë Serbia feston për të nderuar dhe kujtuar shqiptaren Angelina Komneni-Brankoviçin. Por Shën Angelina përkujtohet edhe më 10 dhjetor bashkë me burrin e saj, Despot Stefanin. Ajo nderohet si shenjtore nga Kisha Ortodokse Serbe me titullin Shën Angelina, Nënë e Nderuar.

Shumë relike dhe eshtra të familjes Brankoviç ndodhen në Manastirin e Krushedolac, midis tyre edhe krahu i majtë i Nënës së Nderuar Shën Angelinës. Ky manastir, që është ndërtuar nga vetë Angelina ndodhet në Vojvodinë afër qytetit Sremit. Nëse historianët shqiptarë do të ishin marrë pak më shumë rreth shenjtorëve me origjinë shqiptare që bota i respekton dhe i lutet, atëherë ne sot do u faleshim shenjtorëve shqiptarë dhe jo atyre grekë e sllavë.

Për rikujtesë urrejtjes së serbëve ndaj shqiptarëve.
ASLLAN LALA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE - PREVENTIV DHE AKT I DOMOSDOSHËM I QETËSIMIT NË BALLKAN DHE EVROPË!Nga ASLLAN DIBRANI (10.22.2014)
SOT U RRËZUA NJË LIS Poezi nga RENATO ÇUNI (10.21.2014)
NJË PRODUKSION I REZART JASA EVENT «ALBANIAN MEMORIES» KONCERT RECITAL - KLAIDI SAHATÇI NË VIOLINË DHURATA LAZO NË PIANO (10.21.2014)
SULEJMAN DIDA, A ASHT KJO LUFTA E FUNDIT?!Nga RAMIZ LUSHAJ (10.20.2014)
AGIM HUSHI E NISI ME 'TOSKËN', E MBYLL ME 'TOSKËN'Tenori i shquar e dha lajmin e tërheqjes nga jeta operistike në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Fejsbuk” (10.20.2014)
FALEMNERËS BABË!Nga LUMNIKA KACELI (10.19.2014)
35 VJET MË PARË NËNË TEREZA VLERËSOHEJ ME ÇMIMIN NOBEL PËR PAQEN (10.19.2014)
Nderim:SELIM MATOSHI, AUTOR I NJË “TRILOGJIE” PËR ARSIM-KULTURËN, NË MALËSINË E GJAKOVËSNga Prof. MURAT GECAJ (10.17.2014)
KOSOVA NË GJENDJE KOMENga SADRI RAMABAJA (10.16.2014)
NË STUTTGART HAPET RADIOSTACIONI 'DRITA KOSOVA'Nga XHAFER LECI (10.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]