E Enjte, 01.23.2020, 10:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
IN MEMORIAM
50 VJET MË PARË U NDA NGA JETA NUREDIN BEJ VLORA

E Premte, 10.24.2014, 08:20am (GMT+1)


Më 23 tetor 1964, plot 50 vjet më parë, u nda nga jeta Nuredin bej Vlora, pinjoll i shquar i familjes Vlora. Emri i tij, në dobi të çështjes kombëtare, filloi të dalë në pah menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë, gjatë viteve të vështira të lëvizjes vorio-epiriote dhe kryengritjes antikombëtare të Shqipërisë së Mesme. Në krye të vullnetarëve vlonjatë, kundër andartëve grekë dhe rebelëve të Haxhi Qamilit, Nuredin beu do demostronte trimëri dhe vetmohim. Në këto luftime u njoh edhe me Ali bej Këlcyrën, ku nisi bashkëpunimi i tyre dhe miqësia që vazhdoi deri në vdekje. Në vitet e Luftës Irë Botërore u vendos në Europë dhe më 1917 u martua me amerikanen Helen Margret Kelly (1884-1952). Po më 1917 u vendos në Amerikë dhe në fillim të vitit 1918 u zgjodh anëtar i Kryesisë së Partisë Politike të shqiptarëve të Amerikës, kryetar i së cilës ishte patrioti Kristo Dako. Vetë Ismail Qemal bej Vlora do ta priste me mjaft kënaqësi zgjedhjen e nipit të tij, të cilën do ta konsideronte «një nder për shtëpinë t'ënë», dhe do t'i propozonte Kryesisë që ta emëronin delegat të Partisë në Europë, për ta patur në krah në përpjekjet e tij për mbojtjen e interesave kombëtare pranë Konferencës së Paqes, që do mbahej në Paris.

Më 1925 Nuredin bej Vlora u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Vlorës, ku u dallua për kontributin e tij në zhvillimin e qytetit, falë shumë veprave novatore. Pas përfundimit të mandatit u vendos në Paris dhe u kthye në Shqipëri në vitin 1935, vit në të cilin u arrestua si i dyshuar në organizimin e Kryengritjes së Fierit dhe u dënua me vdekje. Falë ndërhyrjes së fortë ndërkombëtare (ku u prononcuan mjaft personalitete të kohës) dhe protestave të emigracionit politik shqiptar, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm dhe më pas, me amnistinë që Mbreti Zog shpalli me rastin e Festës së Flamurit (të po atij viti), u liria nga burgu. Nuredin bej Vlora ishte një ndër themeluesit e organizatës «Balli Kombëtar» dhe aktivist i saj deri në ditët e fundit të jetës. Sipas dëshmisë së ushtarakut anglez Julian Amery, i cili e konsideronte Nuredin bej Vlorën si një nga burrat më të respektuar në Tiranë dhe simpatizantë të anglezëve, gjatë vitit 1943 gjermanët i propozuan detyrën e kryeministrit ose regjentit, propozime të cilat ai i refuzoi. Më 1944 u largua nga Shqipëria por pa i nderprerë asnjëherë përpjekjet e tij kundër regjimit diktatorial që ishte instaluar në Shqipëri. Pas vdekjes së Ali bej Këlcyrës (24 shtator 1963), anëtarë të «Ballit Kombëtar» i propozuan që të vendoste kandidaturën e tij për Kryetar të Organizatës, por, i gjendur në kushte të rënda shëndetësore, e refuzoi propozimin e tyre. Vdiq në Heidelberg (Gjermani), ku kishte disa vite që ishte vendosur. Në dhjetor të vitit 2009 Këshilli i Qarkut të Vlorës e nderoi me titullin «Nderi i Qarkut Vlorë» me motivacionin «Patriot dhe intelektual i shquar, Kryetar novator i Bashkisë Vlorë, në vitin 1925».

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHENJTORJA SHQIPTARE, QË I LUTEN SERBËTNga ARBEN LLALLA (10.23.2014)
RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE - PREVENTIV DHE AKT I DOMOSDOSHËM I QETËSIMIT NË BALLKAN DHE EVROPË!Nga ASLLAN DIBRANI (10.22.2014)
SOT U RRËZUA NJË LIS Poezi nga RENATO ÇUNI (10.21.2014)
NJË PRODUKSION I REZART JASA EVENT «ALBANIAN MEMORIES» KONCERT RECITAL - KLAIDI SAHATÇI NË VIOLINË DHURATA LAZO NË PIANO (10.21.2014)
SULEJMAN DIDA, A ASHT KJO LUFTA E FUNDIT?!Nga RAMIZ LUSHAJ (10.20.2014)
AGIM HUSHI E NISI ME 'TOSKËN', E MBYLL ME 'TOSKËN'Tenori i shquar e dha lajmin e tërheqjes nga jeta operistike në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Fejsbuk” (10.20.2014)
FALEMNERËS BABË!Nga LUMNIKA KACELI (10.19.2014)
35 VJET MË PARË NËNË TEREZA VLERËSOHEJ ME ÇMIMIN NOBEL PËR PAQEN (10.19.2014)
Nderim:SELIM MATOSHI, AUTOR I NJË “TRILOGJIE” PËR ARSIM-KULTURËN, NË MALËSINË E GJAKOVËSNga Prof. MURAT GECAJ (10.17.2014)
KOSOVA NË GJENDJE KOMENga SADRI RAMABAJA (10.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]