E Premte, 04.19.2024, 12:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
FATOS LUBONJA KONTROVERS - NDAJ FIGURAVE KOMBËTARE DHE SKUADRËS SHQIPTARE NË BEOGRAD!
Opinion nga ASLLAN DIBRANI

E Shtunë, 10.25.2014, 10:39am (GMT+1)


 
Shqiptarët do marrin dënimin e merituar, flamuri i ngritur në Beograd, s'ishte flamuri shqiptar. Kështu e titulloj artikullin më të ri Fatos Lubonja të botuar në Panorama dhe disa gazeta tjera në Shqipëri dhe Kosovë! Shkrimet e tij varg e vijë janë antishqiptare antidemokratike dhe pa cens argumenti. Shitet një njeri evropian dhe i maskuar i shitur si shqiptar, por veprimet e përplasin drejt një ekstremisti sllavo-greko -otoman . Kur do që ndodh diç madhore në interesin kombëtar, ky me çdo kusht merret me një mori shpifjesh në interesin grek, turk , rus maqedonas dhe malazez gjithmonë në anën e të huajve ,por antishqiptarëve antikosovarëve ,siç ndodhi edhe këto ditë me rastin e ndeshjes Shqipëri -Serbi !!!

-Edhe më këtë artikull ka ndërmarrë një fushatë antishqiptare duke e krahasuar ngritjen e flamurit kombëtar mbi Beograd nga një tifoz shqiptar i futbollit me terrorizmin fashist që tregoj Beogradi ndaj një populli të tërë me thirrjet çetnike , dhe fashisoide , "Ti presim shqiptarët, vdekje shqiptareve , Kosova është Serbi , shfarosje etj.

Edhe pse shqiptarët kanë qenë viktima të dhunës serbe në ndeshjen Shqipëri-Serbi, me fyerje dhe me thyerjen e kodit të sportit ndërkombëtar u sulmuan sportistet barbarisht në formë primitive dhe fizikisht. Lubonja nga mllefi qe ka për shqiptaret ,bënë thirrje që të dënohet Shqipëria edhe nga UEFA evropiane . Ky naiv gjak dhe plëngprishës përpiqet të jetë një proevropiane me bateria që kurrë nga Shqipëria nuk ka dalë . Ne, shqiptarët edhe 50 vite apo edhe 100 vite po i bëjmë në shtetet perëndimore dhe s'mud ti varim qepet ku ky përpiqet t'i varë për interesin e armiqve të shqiptarëve shekullor. Zoti Lubonja po del ma i mllefosur ndaj shqiptarëve se serbët .Për zotin Lubonja siç duket rrahja , sharja , cenimi deri në mos lejimin të përdorimit të simboleve kombëtare ,qe një situatë normale!?. Një degradim dhe një primitivizëm nuk është dëgjuar ndonjëherë në arenën ndërkombëtare të sportit. Që sportistit t'i ndalet simboli i vet dhe zoti Lubonja ta miratoj prapë një gjë të tillë mendoj se është një skandal në vete dhe diskriminim ndaj vetvetes ,pa edhe një fije turpi! Lubonja shkon edhe ma tutje ,kërkon që të dënohemi si skuadër sportive nga këndi që e quan veten evropian. A thua për nga identiteti si të quhet z.Lubonja si shqiptar si evropian apo një tjetër racë, po pse jo edhe asnjanës , si shumë shqiptar që ndërrojnë gëzofin sipas kuvendit. Zoti Lubonja , flamurin kombëtar e quan si jo të vetin ,andaj përse të quhet ma shqiptar ,edhe se duam të mbetet shqiptar. Po nëse nuk i pëlqen udha e mbare i qoftë, që veten ta quajnë serb, grek , turk, malazez apo edhe maqedon , po përse jo edhe evropian siç, po pretendon të jetë. U qofte udhë e mbare edhe tjerëve që mendojnë dhe veprojnë si Fatos Lubonja, edhe ashtu kombi shqiptar nuk duron përbaltje nga të tillët.

Nuk mbahet mend që të ketë shpifur deri më tash nga armiqtë më të përbetuar të shqiptarëve të Shqipërisë Etnike-Natyrale sikurse z.Fatos Lubonja , që ka plasuar një mori gënjeshtrash, intrigash dhe njollosje me përmasa kolosale antishqiptare!!!.
Ky bëri një fushatë kundër Ramush Haradinajt, në krah të i Dik Martit . Këngëtaren Vaçe Zela, ma me emër të Shqipërisë që la namë në interesin kombëtar e etiketoj e fyeu dhe e shau, për kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri . "Nënë Tereza ishte vllahinke e Maqedonisë dhe nuk ngeli një vllahinke të na tregojë kombin ne shqiptarëve. Nëse ka ndonjë person jo-shqiptar që ka shqiptarizuar Kosovën, ai është Sulltan Murati e hoxhallarët e besimtarët e Kosovës dhe jo vëllehët e serbët, sikur Skënderbeu e Nënë Tereza thekson ndër të tjera ky " Analist politik" me namë në Shqipëri . Rilindjen kombëtare e përdhunon për interesat e kulturave të huaja .Edhe një ja them se një popull qe se ndërton kuluaren e vet, as të huajën nuk din ta vlerësoj as ta çmoj. Ismail Kadarenë gjeniun e letrave shqipe e qorton qe s'ju ka nënshtruar letërsisë sllave dhe diktaturës së komunizmit me një opinion kotntraverz!Deri kur do ti mbledhin mëndet ne shqiptarët që mos të jemi vegël e huaj!!!?

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IN MEMORIAM50 VJET MË PARË U NDA NGA JETA NUREDIN BEJ VLORA (10.24.2014)
SHENJTORJA SHQIPTARE, QË I LUTEN SERBËTNga ARBEN LLALLA (10.23.2014)
RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE - PREVENTIV DHE AKT I DOMOSDOSHËM I QETËSIMIT NË BALLKAN DHE EVROPË!Nga ASLLAN DIBRANI (10.22.2014)
SOT U RRËZUA NJË LIS Poezi nga RENATO ÇUNI (10.21.2014)
NJË PRODUKSION I REZART JASA EVENT «ALBANIAN MEMORIES» KONCERT RECITAL - KLAIDI SAHATÇI NË VIOLINË DHURATA LAZO NË PIANO (10.21.2014)
SULEJMAN DIDA, A ASHT KJO LUFTA E FUNDIT?!Nga RAMIZ LUSHAJ (10.20.2014)
AGIM HUSHI E NISI ME 'TOSKËN', E MBYLL ME 'TOSKËN'Tenori i shquar e dha lajmin e tërheqjes nga jeta operistike në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Fejsbuk” (10.20.2014)
FALEMNERËS BABË!Nga LUMNIKA KACELI (10.19.2014)
35 VJET MË PARË NËNË TEREZA VLERËSOHEJ ME ÇMIMIN NOBEL PËR PAQEN (10.19.2014)
Nderim:SELIM MATOSHI, AUTOR I NJË â€œTRILOGJIE” PËR ARSIM-KULTURËN, NË MALËSINË E GJAKOVËSNga Prof. MURAT GECAJ (10.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]