E Martë, 08.11.2020, 05:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MËSIMI SERB
Nga DRITAN HILA

E Martë, 10.28.2014, 09:22am (GMT+1)


Tanimë që kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, me mendje të ftohtë mund të kërkojmë pse Serbia fitoi ndaj nesh. Pak rëndësi ka që sa pamë ishte në favorin e shqiptarëve. Më vonë gjithçka u kthye kundër si vërtetim i aksiomës se nuk ka rëndësi ç’ka ndodhur, por si e tregon atë. Mund të shfrysh dufin sa të duash në rrjetet sociale, të bësh programe ku komentatorë, drejtues dhe publiku shajnë në kakofoni kundërshtarin, Platininë dhe UEFA-n.

Kjo pak rëndësi ka, pasi jemi një vend i vogël, me një gjuhë që nuk e kupton kurrkush, televizion dhe gazeta që i lexon e shikon pakkush. Vaji ynë është një zë që e dëgjojmë veç ne. Logoreja jonë nuk i hyn në punë askujt. As neve vetë. Bota harroi thirrjet, sharjet, bombat dhe rrahjet që pësuam. Mbajti mend vetëm dronin. Dhe na dënoi për këtë. Jo vetëm se serbët janë sllavë dhe kanë familje më të madhe, por se u treguan më profesionalë për të mbuluar bëmat e tyre. Çfarë bëri kundërshtari ynë në çastin kur droni fluturoi mbi fushë? Po atë natë ministri i Jashtëm serb deklaroi fajin e shqiptarëve. Të nesërmen në mëngjes, presidenti dhe kryeministri i vendit pritës ishin në kor. Ministria e Jashtme na kishte lënë peshqesh notën diplomatike të protestës.

Me siguri nën dhe, kishin aktivizuar të gjitha lobet dhe kontaktet e tyre. Koordinimi, reagimi rrufeshëm, nëse nuk ishin të paramenduara, linin përshtypjen se shteti serb, ashtu si në urgjencën spitalore, vepronte sipas një protokolli të parashkruar. Dështimi ynë ishte administrata e futbollit. Kreu i Federatës Shqiptare, në ballafaqim të parë me publikun paraqiti minimalisht varfërinë leksikore. I zgjedhur katër herë në krye të institucionit, kishte fjalor aq rudimentar që i falet një tregtari pulash, por jo dikujt që përfaqëson vendin e tij. Në atë pozicion, personazhi duhet të bëjë dallimin në leksik dhe ekspresion mes një fjale përpara kombit dhe muhabetit në mejhanet e Shijakut! Nuk është faji i serbëve dhe as i evropianëve që nuk marrin seriozisht një federatë të tillë.

Pasi mëshira është ndjenjë e lejueshme për shoqatat e mbrojtjes së njeriut apo kafshëve, por në organizma ku luajnë interesa dhe miliarda, përpara mëshirës ndaj drurit që hëngrën 11 veta në fushë, vlejnë interesat. Dhe mungesa e klasit është një pikë e disfavorshme, i vetmi aspekt njerëzor përveç interesave, që vlen në prezantime të tilla. Ngjarja nxori në pah provincializmin e gazetarisë shqiptare. Është shumë të pretendosh që dikush prej tyre të jetë pikë referimi për rajonin, por zhgënjyese se asnjë gazetar shqiptar nuk është pjesë e network-ut ndërkombëtar. Dhe iu mungojnë edhe njohjet e thjeshta njerëzore që duhet të kishin me kolegë të rajonit. Qënia në rrjet, pasja e kontakteve që sjell marrjen e referencave nga kolegët e mediave evropiane, por edhe faktori i njohjes njerëzore do ta kishte sjellë ngjarjen në dritën e vërtetë. Mungesa solli që të shikohej nga bota me syze serbe.

E shumta që na dhanë ishin batare kundër shoshoqit. Tamam fshat i madh.  Ashtu siç mendonte Kubertin, sporti përveçse afrues popujsh dhe miqësie, shërben edhe si politikë dhe dhënien e mesazheve diplomatike. Por shërben edhe për të nxjerrë mësime. Ku si në rastin tonë, duhet të kuptojmë tashmë se fajin për gjendjen ku jemi para  së gjithash e kemi vetë. Çdo sjellje jona në politikë, në forume ndërkombëtare, e deri në salla aeroportesh krijon imazhin tonë në sytë e botës. Imazh, i cili është pikë vlerësimi e padeklaruar, por shumë e rëndësishme në afrimin me Evropën, e deri gjykimin në sport. Duhet të mësojmë të flasim si shqiptarë europianë, të mendojmë si ata, të sillemi si ata. Atëherë do të vlerësojnë se 11 lojtarët që u dhunuan në Beograd, kanë të drejtë të mbrohen dhe agresorët e tyre të dënohen.
DRITAN HILA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Dr ZEF MULAJ PËRURON LIBRIN POETIK 'LUMENJ ËNDRRASH' ITALISHTNga MURAT GECAJ (10.28.2014)
KOSTË ÇEKREZI DHE E PARA HISTORI E SHQIPËRISË NË GJUHËN ANGLEZENga ANDON ANDONI (10.27.2014)
SHQIPONJA E BARGULLASIT NËNË AZBIJE XHAMALLATI MBETI NË HISTORIPortret nga XHEVAHIR CIRONGU (10.26.2014)
MIKU I DUKËS QË NA E FUTI!Nga AHMET SHQARRI (10.25.2014)
FATOS LUBONJA KONTROVERS - NDAJ FIGURAVE KOMBËTARE DHE SKUADRËS SHQIPTARE NË BEOGRAD!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (10.25.2014)
IN MEMORIAM50 VJET MË PARË U NDA NGA JETA NUREDIN BEJ VLORA (10.24.2014)
SHENJTORJA SHQIPTARE, QË I LUTEN SERBËTNga ARBEN LLALLA (10.23.2014)
RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE - PREVENTIV DHE AKT I DOMOSDOSHËM I QETËSIMIT NË BALLKAN DHE EVROPË!Nga ASLLAN DIBRANI (10.22.2014)
SOT U RRËZUA NJË LIS Poezi nga RENATO ÇUNI (10.21.2014)
NJË PRODUKSION I REZART JASA EVENT «ALBANIAN MEMORIES» KONCERT RECITAL - KLAIDI SAHATÇI NË VIOLINË DHURATA LAZO NË PIANO (10.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]