E Shtunë, 12.07.2019, 10:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
LUTJET E DËRVISHËVE NË GJAKOVË - O ZOT, FROCOJE KOSOVËN E SHQIPËRINË!

E Premte, 10.31.2014, 11:14am (GMT+1)



Është muaji Muharrem, në Teqenë e Madhe të Gjakovës, e cila ka disa vjet që njihet me emrin Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike. Autoqefaliteti i këtij institucioni të besimit islam, me ndikim në Gjakovë e më gjerë në Dukagjin, në trevat shqiptare në Maqedoni, Kosovë Lindore e Shqipëri, u zyrtarizua nën mandatin e postmbajtësit aktual të Teqesë, Shkëlqesisë së Tij, Sheh Musa Shehu.

Kjo teqe e tarikatit Saadi, u themelua në vitin 1582, nga shehu i saj i parë Sheh Sylejman Axhiza Baba, i cili shërbimin e vazhdoi edhe në Prizren, duke themeluar teqenë tjetër në vitin 1608, buzë Marashit e Lumbardhit, aty ku edhe sot e kësaj dite e ka tyrben.

Teqja e Madhe Autoqefale Ballkanike në Gjakovë u ndërtua njëkohësisht me Xhaminë Hadumit, në të cilën myezin i parë ishte pikërisht Sheh Danjolli i kësaj teqeje. Sipas literaturës, bashkë me Xhaminë e Hadumit, kjo teqe shënon edhe fillet e ngritjes së qytetit të Gjakovës.

Për po kaq shekuj në këtë Teqe është mbajtur e shënuar edhe muaji i shenjtë i Muharremit, si respekt e përkujtim për dëshmorët e Qerbelasë. Një ndër dervishët e kësaj teqeje, Dervish Faik Doda, shpjegon për KosovaPress se si mbahet muaji Muharrem nga besimtarët.

“Në bazë të dokumenteve që posedon Teqeja, dhe në bazë të gojëdhënave që janë përcjellë brez pas brezi, ritet në muajin Muharrem janë mbajtur me përkushtimin dhe devotshmërinë më të madhe, që janë rite të cilat i dedikohen vuajtjeve të familjes së profetit Muhamed, të vazhdimësisë, të trungut gjenetik të tij, përkatësisht vuajtjeve të nipave të tij, në periudhat e ndryshme... Imam Aliu, Imam Hasani, Imam Hyseini dhe vajza e Hazreti Muhamedit, që në të njëjtën kohë është edhe nëna e Imam Hasanit dhe Imam Hysenit, janë familja profetike, që në tarikat ne i themi familja e Ehli-bejtit, që është familja e profetit Muhamed”, tha ai.

Sakrificën e Qerbelasë e respektojnë dhe kujtojnë, përveç tarikatit Saadi edhe 11 tarikatet tjera që shërbejnë ndër shqiptarë, Kadiri, Rrufai,Shazeli, Halveti, Bektashi, Bedevi,Mevlevi, Nakshibendi, Jesevi, Desuki, Bajrami.

Por të vërtetën e kësaj ndodhie, 14 shekuj më parë, kur pasardhësit e familjes së profetit u masakruan nga famëkeqi i kësaj lufte, Jezidi, dhe pse tarikatet e ndjekin këtë rrugë dhe e mbajnë zinë e Muharremit, ngjarjes që ndodhi në dhjetë ditët e para të këtij muaji, i ka treguar Dërvish Doda.

“E gjithë familja e Ehli-bejtit martirizohet, masakrohet persekutohet në fushën e mjerume të Qerbelasë. Të gjitha këto ngjarje kanë ndodhur në një periudhë 10-ditore të muajit Muharrem, sipas kalendarit islam, dhe pikërisht për atë e ka edhe muaji Muharrem, sepse ngjarjet, martirizimi i familjes profetike, përkatësisht Imam Hysenit, me të gjithë 72 bashkëluftëtarët e tij dhe gjithë familjen meshkuj, ndodhën pikërisht në këto 10 ditë të muajit Muharrem.

Fati, fuqitë hyjnore në të cilat ne besojmë shpëtoj një djalë i vetëm nga familja profetike, Imam Zenel-Abedini, që është djali i Imam Hysenit, i cili më pastaj e vazhdoi këtë rrugë në të cilën ne sot e vazhdojmë dhe e predikojmë”, ka shpjeguar ai.
Tarikati Saadi, por dhe të gjitha tarikatet tjera e kujtojnë këtë sakrificë. Por, a ka dallime midis tyre, në mënyrën se si e përkujtojnë dhe mbajnë Muajin Muharrem, këtë e shpjegon Dërvish Doda.

“Imam Aliu është i pari i 12 imamëve, 12 imamët pastaj vazhdohen nga 12 piranë që janë 12 tarikate, e që realisht të gjithë kanë një lidhje, e ajo lidhje është prijësi i 12 imamëve, që është Imam Aliu, dhe sigurisht te secili tarikat. Ne i përkasim tarikatit Saadi, Teqeja e Madhe Autoqefale Ballkanike është përfaqësuese e Tarikatit Saadi për Gadishullin Ilirik. Secili tarikat ka specifikat e veta, mirëpo esenca thelbi është i njëjtë.

Përkushtimi, devotshmëria dhe ndalimi nga gjitha kënaqësitë, izolimi në një farë mënyre nga jeta nga përditshmëria dhe përkushtimi dhe solidarizimi me vuajtjet dhe martirizimin që e bëri familja profetike në fushën e Qerbelasë…Esenca është përkushtimi, përkujtimi, solidarizimi me martirizimin, vuajtjet dhe sakrificën sublime të familjes së Ehli-bejtit, me në krye Imam Hysenin, në fushën e Qerbelasë. Kjo është esenca tek të gjitha tarikatet”, tha Dërvish Doda.

Për dhjetë ditë me radhë, të Muajit të Shenjtë të Muharremit, secili besimtar shkëputet nga jeta e përditshme, nga rutina, dhe i përkushtohet në një jetë tjetër respektit për Qerbelanë dhe atë që i ndodhi familjes së Profetit Muhamed.

Njerëzit largohen nga të gjitha kënaqësitë, ndryshojnë të ushqyerit, veshmbathjet, dukjen. Gjithçka është më e thjeshtë se rëndom. Kurse, pas krejt kësaj devotshmërie e përkushtimi, me mbarimin e ditës së dhjetë të Muharremit, vjen një moment tjetër, ai i ritualit të Ashures.

“Festa e Ashureve është një simbolikë, ushqim simbolik ta quajmë, i cili shpërndahet jo vetëm për besimtarët, por për gjithë njerëzit dhe është përmbyllje e ciklit të përkushtimit për vitin përkatës. Është një përmbyllje, me një simbolikë të shpërndarjes së ashureve dhe sigurisht se është dhe një shpërndarje në shenjë respekti për 72 shpirtrat e shenjtë, për 72 dëshmorët e rënë në fushën e Qerbelasë.

Është përmbyllje, lutje për shpirtrat e tyre dhe gjithmonë lutje edhe për të mirën e kombit tonë. Te ne, si Teqe e Madhe Autoqefale Ballkanike, për të mirën e kombit që gjitha lutjet janë të dedikuara, sigurisht që edhe fillimi, edhe mbarimi i lutjes është kështu: O zot forcoi dy shtetet tona, Kosovën dhe Shqipërinë, që të ecin barabartë me kombet tjera. Kjo është lutja që e fillon dhe e përfundon Teqeja e madhe autoqefale ballkanike”.

Por në këtë teqe ku historikisht qëndrojnë krahas flamuri i kombit, si i pari, dhe ai teqesë, portreti i Skënderbeut dhe ai i Imam Aliut, ashurja tashmë është bërë tradicionale edhe në një festë tjetër kombëtare.

Pas shpalljes së autoqefalitetit të Teqesë, Postmbajtësi i tashëm i saj, Shkëlqesia e Tij Sheh Musaja, ka marrë vendim që të shpërndajë tradicionalisht, tash e tri vjet edhe Ashurën e Pavarësisë së Kosovës. Ajo shpërndahet falas për qytetarët në secilin përvjetor të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

“Së pari duhet t’i nderojmë e kujtojmë heronjtë tanë, luftërat tona kombëtare, e atëherë mund dhe duhet t’i nderojmë edhe heronjtë dhe ngjarjet fetare”, ishte mesazhi i përcjellë nga Sheh Musa Shehu, Postmbajtës i Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike, duke elaboruar kuptimin e ashures tradicionale të kësaj teqeje, që shpërndahet në Gjakovë, në përvjetorët e Muharremit dhe në ata të Pavarësisë së Kosovës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UEFA=MAFIA, SA U PAGUAR - PLATINI PRITET ME PROTESTA NGA SHQIPTARËT NË FINLANDË (10.31.2014)
ATLETËT KOSOVARË NISIN PËRGATITJET PËR OLIMPIADË (10.31.2014)
VAJZA SHQIPTARE QË BËRI UEFA-n ME TURP (10.31.2014)
28 KËNGËTARËT QË KONKURROJNË SIVJET NË FESTIVALIN E RTSH (10.31.2014)
BIÇIKLETA E PARË NË SHQIPËRI - MË 1907 NGA KONSULLI SUEDEZNga SKËNDER TEMALI, shkrimtar, Shkodër (10.30.2014)
KËSHILLAT E MARSHALLIT DE BELE-ISLE BIRIT TË VETNga VELI HAKLAJ (10.29.2014)
GJEOSTRATEGJIA POLITIKE E SHQIPTARËVE NË BALLKAN DHE SYNIMET GRABITQARE!Nga ASLLAN DIBRANI (10.29.2014)
MËSIMI SERBNga DRITAN HILA (10.28.2014)
Dr ZEF MULAJ PËRURON LIBRIN POETIK 'LUMENJ ËNDRRASH' ITALISHTNga MURAT GECAJ (10.28.2014)
KOSTË ÇEKREZI DHE E PARA HISTORI E SHQIPËRISË NË GJUHËN ANGLEZENga ANDON ANDONI (10.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]