E Shtunë, 12.14.2019, 06:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AFRIM ZHITIA E FAHRI FAZLIU, DY HERONJ TË KOSOVËS TË LUFTËS TË 2 NËNTORIT 1989 NË KODËR TË DIELLIT NË PRISHTINË
Nga TAHIR GJONBALAJ

E Shtunë, 11.01.2014, 03:56pm (GMT+1)



Njizet e pesë vjet më parë, më 2 nëntor 1989, uturima e mjeteve të blinduara dhe e makinerisë së luftës bashkë me aradhen e bashkuar të milicisë speciale të shoqëruara edhe me helikopterë, kishin mësy’ e rrethuar në Kodren e Diellit në Prishtinë për t’i kapur ilegalët Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Pas një lufte të madhe ranë ashtu si bien trimat në fushën e nderit. Qëndresa e tyre jepte porosinë që kumbonte fuqishëm dhe tregonte qartë, se akti i trimërisë është vepra që ngre peshë zemrat e liridashësve deri në heroizëm të pashoq. E si mund të dorëzoheshin trimat, kur i priste beteja për ta mundur vdekjen, për të fituar lirinë e pavarësinë e Kosovës?

2 nëntori është treguesi më i mirë dhe amaneti që lanë Fahriu dhe Afrimi për të gjallët, për forcat ilegale të cilat vepronin kunder pushtuesit. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, mbyllën sytë duke e kryer obligimin kombëtar ashtu siç dinë vetëm pasardhësit e denjë të Oso Kukës , Mic Sokolit , Zhuj Selmanit , Jakup Ferit e Çel Shabanit, Vojo Kushit e Perlat Rexhepit, Isuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës , Rexhep Malës e Nuhi Berishës.

Heroizmi i rënies së Afrimit e Fahriut proklamonte fillimin e një epoke të re, zgjimin e krenarisë , identitetit , shpirtit kryengritës për Çlirim e Bashkim Kombëtar si domosdoshmëri e fuqizimit të përpjekjeve për organizimin cilësor të luftës sonë të pashmangshme çlirimtare, i cila rrënjët dhe forcën do e gjente në mobilizimin dhe organizimin e popullit të shumëvuajtur në luftë të armatosur.

Fahri Fazliu - Fatmiri u lind në vitin 1963 në Llaushë të Besianës (Podujevë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai gjendej aty ku fillonte liria dhe luftohej robëria, aty ku shpërfaqej bindshëm ideja dhe hidhej hapi për ta realizuar atë, aty ku gërshetohej teoria me praktikën për të fituar shpirt veprimi për çlirimin e trojeve të robëruara. Fahriu ishte palca e përpjekjeve për të krijuar dhe rivendosur lidhjet, për të hapur fronte pune për luftën, në aksion, në formën legale dhe ilegale.
Nuk janë të rastësishëm heronjtë tanë. Të tillë i patëm për së gjalli, të pavdekshëm u bënë me rënien e tyre. Të nevojshëm dhe të shquar i patëm për së gjalli, të bujshme dhe të ndritshme e lanë pas për ne veprën E TYRE madhështore. Të shtrenjtë ishin para rënies edhe më të shtrenjtë u bënë me rënien e tyre. Jeta e tyre është patriotizëm i kulluar, prandaj rënia e tyre është humbje e madhe.

Demonstratat e përgjithshme popullore të vitit 1981 Fahriun e gjetën në shkollën e mesme. Ai ishte pjesëmarrës aktiv i tyre ku u shqua për vendosmëri dhe guxim. Këto ngjarje do ta kalisin atë si patriot, atdhetar. Pas kryerjes së shkollës së mesme shkon në shërbim ushtarak '81-'82. Gjatë kësaj periudhe ai iu nënshtrua presioneve e provokimeve nga më të ndryshmet, por nuk u thye për asnjë moment. Të gjitha këto provokime iu bënë vetëm pse Fahriu s’mund të gjunjëzohej përballë shtypjes dhe padrejtësive që iu bëheshin atij dhe bashkatdhetarëve të vet.

Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, Fahriu u lidh më tepër me hallet e popullit duke u bërë shembull i veprimit patriotik, atdhetar. Krahas punës ilegale, pasi u punësua si dispeçer i trenave në Organizatën Hekurudhore "Prishtina", ai do të jetë i pari që urdhëresat do t’i shkruajë në gjuhën amtare, me çka u thoshte pushtuesve dhe veglave të tyre se gjuhë e këtij vendi është gjuha shqipe. Për qëndrim të këtillë i krijoj vetëvetes shumë problem, të cilat po i rrisnin përditë krenarinë kombëtare.

Fahriu, në vendin ku punonte, pati rast të takoj dhe t’i ndihmojë shumë nga ata që shkonin t'i vizitonin të afërmit e tyre nëpër kazamatet jugosllave. Nga fundi i vitit 1982, me qëllim të informimit të drejtë, të krijimit të lidhjeve dhe të frymëzimit të masave të gjëra popullore, vizitoj çdo krahinë që nga Ulqini e Tivari, Hoti e Gruda, Plavë e Guci, Dukagjin e Rrafsh të Kosovës, Gollak e Karadak, Preshevë e deri në Manastir, për të shkuar edhe ma larg krijojë lidhjet e veta dhe me diasporën e vjetër në Rumuni. Ai ishte student i vitit të dytë në Fakultetin e Ndërtimtarisë, ndërsa kishte dhe tre provime për të diplomuar Shkollën e Lartë të Komunikacionit në Zagreb.

Afrim Zhitia u lind më 14 shkurt 1965 në fshatin Llugë të Besianës. Ai pati një veprimtari kombëtare aktive. Në vitin 1984 u arrestua nga forcat pushtuese dhe u dënua me 4 vite burgim. Dënimi i Afrimit dhe i shumë veprimtarëve të tjerë edhe pse e goditi rëndë veprimtarinë ilegale të kohës, po nuk arriti ta shuaj atë. Përkundrazi, ajo u riorganizua përseri për ta vazhduar dhe me luftën kundër pushtuesit. Vitet në burg nuk e thyen Afrimin. Përkundrazi. ai u kalit dhe u përgadit më shumë që të vazhdoi bashkë me shokët e tijë luftën për clirim dhe bashkim kombëtar. Dalja e tij prej burgu ishte fitore e madhe për lëvizjen ilegale të kohës. Ishte një shtytje e madhe për shokët të cilët punonin pandërprerë në rrugën e lirisë.

Në valën e protestave, grevave, demonstratave '88-'89, ata, të dy, ishin pjesëmarrës aktiv, ndër organizatorët e tyre. Në këtë kohë kur minatorët gjendeshin në zgafelle ata ishin në sallë, në mesin e studentëve e të profesorëve, të cilëve u jepnin zemër të qëndrojnë të paluhatur e të pathyer në kërkesat jetike, mëse të domosdoshme për popullin shqiptar. Thjeshtësia e tyre, largpamësia e vizionarëve dhe qëndrimi prej atdhetarësh sypatrembur, të gatshëm kurdoherë dhe në çdo kohë e situatë të jenë në ballë të furtunës dhe sakrificës – ishin komponentë që aq bukur gërshetoheshin në personalitetin e Afrimit dhe të Fahriut, duke dhënë efektet e tyre.

Në ngjarjet mars-maj 1989 ata i gjeje kudo: Ishin në Prishtinë, në Ferizaj, në Besianë, etj.
Vrasjet e shumta, plagosjet, arrestimet e keqtrajtimet do t’i pikëllojnë pa masë Afrimin e Fahriun, por nuk do t’i thyejnë asnjëherë ata, sepse ishin të bindur se populli shqiptar mund dhe do t’i detyrojë pushtuesit të tërhiqen përgjithmonë nga këto troje.

Pra, vetëm përpjekjet e lufta e pandërprerë me të gjitha mjetet, pasurimi i kësaj lufte me forma të reja e më të larta organizimi e drejtimi, janë garanci se mund të fitohet liria. Flaka e luftës për çlirim do t’i lidhë ngushtë edhe me Fadil Vatën, lidhje këto që do të këputen vetëm pas vdekjes. Afrimi e Fahriu dhe vdekjen e bënë së bashku, kurse Fadili do të vdesë pas disa muajsh.

Në tetor 1989 Fahriu me Afrimin do të konstatojnë: "Situata është eksplozive, mjafton një xixë që ajo të shpërthejë në tërë Kosovën".

Veprimtaria e dendur e tyre organizative do të hetohet nga UDB, por edhe ata shumë shpejt e hetojnë përcjelljen që po u bëhej dhe si atdhetarë do të thoshin: "Të gjallë nuk biem në dorë të armikut".

Më dy nëntor 1989, Afrimin sëbashku me Fahriun, i rrethojnë në banesën e babait të tij, banesa e Fazliajve në Prishtinë jo vetëm priste e përcillte veprimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe ishte shndërruar në një nga bazat kryesore të luftës për liri. Të betuar njëherë se nuk bien të gjallë në dorë të armikut, kërcyen nga dritarja dhe tentuan ta çajnë rrethimin. Afrimi plagoset rëndë, kështu që të dy detyrohen të barrikadohen në Hyrjen e VI-të.

Nga ajo se si ishte përgatitur armiku dukej se bëhej luftë e përmasave të mëdha. Inspektore, milicë, ushtarë me armë më moderne dhe autoblindë luftonin kundër dy të rinjve me vetëm dy armë, por me dy zemra të guximshme trimash, të brumosura me patriotizmin revolucionar të popullit tonë dhe idealin e madh për lirinë e Kosovës. Nga ora 12 e 45 minuta deri në ora 19.00 të mbrëmjes nuk ndalen të shtënat. Shovinistët serbomëdhenj duke parë heroizmin e këtyre dy trimave, nuk mundën t'i pranonin vetes se ata ishin vetëm dy shqiptarë të rrethuar, prandaj me mjetet e informimit në TV e Radio gjatë tërë ditës manipulohej me numrin e të barrikaduarve: Thuhej se janë barrikaduar 6 pastaj 4, etj. Kjo luftë e pabarabartë përfundoi atëherë vetëm kur UDB-ja kriminale vuri në dispozicion të gjitha mjetet, madje përdori edhe helme kimike. Fahri Fazliu me një plumb në ballë edhe një në këmbë dhe Afrim Zhitia me shtatë plumba në trup dhe një në ballë ranë heroikisht në luftën e nderit, ranë që të fitojnë përjetësinë.

Afrimi dhe Fahriu janë simbol i qëndresës së pathyer.Ata e pranuan dialogun me pushtuesit vetëm me pushkë, sepse kjo është gjuha e vetme që e kuptojnë pushtuesit.

Sot, pas 25 vjetësh të rënies së heronjve kombëtarë të Kosovës, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, i kujtojmë e nderojmë për veprën e kontributet e tyre, pasi ata janë në themele e lartësi të shtetit sovran e të pavarur të Kosovës, që po synon antarësime e integrime në OKB, Bashkimin Europian e NATO, lufton të jetë një shtet euro-atlantik i zhvilluar në Ballkan, në Europë, në botën e kohën e sotme.
TAHIR GJONBALAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË SUEDI NIS FUSHATA PËR TË MOS E DËBUAR 3 VJEÇARIN MAL OSMANI (10.31.2014)
DEUTSCHE WELLE - NGËRÇI POLITIK RREZIKON TA ZHYSË KOSOVËN NË KRIZË FINANCIARE (10.31.2014)
APOLLONIA NË VËMENDJE TË ARKEOLOGJISË EUROPIANE (10.31.2014)
LUTJET E DËRVISHËVE NË GJAKOVË - O ZOT, FROCOJE KOSOVËN E SHQIPËRINË! (10.31.2014)
UEFA=MAFIA, SA U PAGUAR - PLATINI PRITET ME PROTESTA NGA SHQIPTARËT NË FINLANDË (10.31.2014)
ATLETËT KOSOVARË NISIN PËRGATITJET PËR OLIMPIADË (10.31.2014)
VAJZA SHQIPTARE QË BËRI UEFA-n ME TURP (10.31.2014)
28 KËNGËTARËT QË KONKURROJNË SIVJET NË FESTIVALIN E RTSH (10.31.2014)
BIÇIKLETA E PARË NË SHQIPËRI - MË 1907 NGA KONSULLI SUEDEZNga SKËNDER TEMALI, shkrimtar, Shkodër (10.30.2014)
KËSHILLAT E MARSHALLIT DE BELE-ISLE BIRIT TË VETNga VELI HAKLAJ (10.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]