E Premte, 12.13.2019, 03:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT (II)
Nga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU

E Mërkurë, 11.05.2014, 07:50am (GMT+1)



Bota e Astrid Lindgren në Vimmerby

Krahina apo regjioni Småland është i ngritur mbi relievin e vendit dhe këtë e thërrasin “Vendi i lartësisë suedeze”. Shumica e territorit të Småland është tokë gurore, kështu që nuk ka mundësi të punohet toka dhe bujqit të jetojnë nga puna e tyre me bujqësi. Këtu ka shumë pyje dhe njerëzit këtu janë orientuar në punë për punimin e drurit dhe gjërave nga druri, të cilat që nga koha kanë qenë mjet tregtie për banorët e  kësaj krahine. Edhe sot e kësaj dite kjo traditë vazhdon tek banorët e këtushëm. Punë me shumë dobi për ta është punimi i mobilieve. Dihet se nga ky regjion ka lindur edhe gjiganti i njohur në tërë botën sot për përpunimin e drurit dhe mobilieve IKEA. Në të vërtetë para 50 vitesh kjo ishte një firmë e vogël në një qytet të vogël në Småland të quajtur ÄLMHULT, e që më punë sot ka arritur të jetë e njohur në tërë botën.
Qytetin Vimmerby e zbuluan nga Epoka e Gurit. Në varrezat nga koha e Vikingëve janë gjetur edhe rruza qelqi dhe gjysmë-gurë të çmuar dhe kopse të vjetra karakteristike për regjionin dhe kohën, të cilat janë dëshmi për jetën në Vimmerby.
Qyteti Vimmerby ka vulën që përmendet si një dhuratë që daton nga viti 1350. Kjo është koha kur mbretëronte  Gustav Vasa, mbret i asaj kohe në Suedi.
Lexova nga Astrid Lindgren, “Pipi Çorapëgjata”, “Emili”, “Karlson në çati” e shumë libra të tjera të saj. Hulumtova, takova shumë njerëz, miq suedezë, por edhe bashkëkombës që jetojnë në këto anë dhe kudo gjeta  fjalë miradie, në çdo dritare informative ai m`u shfaq si diçka që veç rritet e zmadhohet në vlerat e tij kulturore.
Gjeta rrugë, objekte social-kulturore, punishte, restorante, kampingje dhe vende piktoreske për pushim. Në hullitë jetësore të vendlindjes së Astrid Lindgren ecën koha e cila nuk jeton dot pa historinë e saj,  e cila kohë ka mbetur histori më vete dhe se jo vetëm Vimmerby, por e tërë Suedia bëhet e njohur nga kjo histori.                                                     
 


Dhe për këtë, sikur duan të flasin të gjithë, edhe kopshti i Lindgren, edhe vizitorët nga të gjitha trevat e Suedisë, por dhe nga të gjitha vendet skandinave apo nga pjesë të Europës, të cilët bëhen pjesë e kësaj historie. Këto më ngacmojnë, më bëjnë të meditoj.
Po, cili është qyteti ku lindi dhe u rrit Astrid Lindgren?
E veçanta është se aty dallon shtëpi të ndërtuar me stilin Vimmerbyan. Karakteristikë e këtij qyteti është se shtëpitë janë rrethuar nga pemët e llojeve të ndryshme.
E madhërishme është përmendorja e shkrimtares Astrid Lindgren e derdhur në bronz, disa metra e lartë, vendosur mes qytetit Vimmerby.
Vimmerby është qyteti i shkrimtares së mirënjohur suedeze Astrit Lindgren, është vendi i lindjes së saj(1907-2002) që ishte dhe është një ndër shkrimtaret më të pëlqyera dhe të dashura për suedezët, në letërsinë për fëmijë. Veprat e saj në gjithë rruzullin tokësor kanë krijuar kënaqësi te fëmijët dhe të rriturit dhe se veprat e saj kanë kaluar kufijtë dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës.
 

Astrid Lindgren është unike dhe shumë e rëndësishme, si në Suedi dhe ndërkombëtarisht, ka një interes të fortë për lexim të librave të saj dhe për të mësuar më shumë rreth jetës së saj. Astrid Lindgren është bërë një model për mijëra njerëz në të gjithë botën, jo vetëm si një shkrimtare, por edhe si një kritike-sociale dhe komentatore me integritet të fortë dhe të pushtetshëm.
Për të përmbushur interesin e madh që ekziston dhe për të mësuar më shumë rreth jetës së Astrid Lindgren dhe arritjet e saj, shteti suedez është interesuar dhe këtu është formuar Qendra Kulturore Nöse, e ndërtuar në Vimmerby ku Astrid ishte lindur dhe rritur njëqind vjet më parë.
Kushdo që dëshiron të përjetojë mjedisin ku lindi dhe jetoi Astrid Lindgren, për të marrë njohuri në lidhje me personalitetin e saj, mund të vizitojë këtë qendër dhe do mahnitet nga faktet që ata do marrin këtu, për jetën dhe veprën e Astrid Lindgren.
Këtu, në Vimmerby pra në Nöse, lindi Astrid Anna Emilia Ericsson për më shumë se 100 vjet më parë. Ajo ka luajtur me vëllezërit dhe motrat e saj. Ajo këtu në shtratin e saj ka dëgjuar tregime të cilat kanë lënë gjurmë në jetën e saj dhe të cilat kanë qenë frymëzim për veprat e saj për fëmijë.
Nuk është ekzagjerim të thuhet se burimi i shkrimeve fantastike Astrid Lindgren janë nga këtu.
Shtëpia e fëmijërisë së saj është ende e paprekur, si ajo kur Astrid ishte një vajzë e vogël. Shumica e mobileve origjinale dhe shumë gjëra janë ende atje, të cilat janë unike dhe të mirëfillta të fëmijërisë së Astrid Lindgren. 
Falë një bashkëpunimi të ngushtë me familjen e Astrid Lindgren tani në shtëpi është përfshirë edhe fëmijëria e saj si një komponent i rëndësishëm i Qendrës Kulturore Nösenë Vimmerby.
Bota e Astrid Lindgren nuk është në fakt një botë e tëra, një vend magjik për fëmijë dhe të rinj, por pse jo edhe për të rritur.
Atje, do gjesh një botë krejtësisht të ndryshme, ku janë vendosur Të gjithë fëmijët e Byllerby, vazhdo pak më tej dhe papritmas është Emili, Vëllezërit zemërluan, para kësaj, do gjesh Karlson në çati. Të gjithë janë në mjedise që janë të njohur nga tregimet e Astrid Lindgren. Por është interesant se vizitat nuk do kishin qenë emocionuese, pa banorët e tyre, pa Pipin, pa Emilin e shumë personazhe të tjera.
Fëmijët e Byllerby janë personazhet kryesore në një seri të librave për fëmijë nga Astrid Lindgren. Ata jetojnë në tri shtëpitë me njëri-tjetrin. Në kopshtin e veriut jetojnë Britta dhe Anna, në të mesmin Lisa me vëllezërit e saj Lasse dhe Bosse dhe në të jugut, jetojnë OLLE dhe motra e vogël Kerstin. Kerstin është vetëm një vjeç, ndërsa fëmijët e tjerë janë dhjetë vjeç. Prandaj, Kerstin rrallë është në aventurat e tyre.
Astrid Lindgren e pa veten si një fëmijë në Byllerby, atëherë shumë nga ajo që është përshkruar në librat janë kujtime nga fëmijëria e saj.
Duhet të themi se shkrimtarja e njohur suedeze Astrid Lindgren kishte një aftësi të veçantë për emërtime. Vetëm mendoni se çfarë emrash ajo do gjej dhe e u vë personazheve të saj Tengil, Vëllezërit Zemërluani, ose Katla, ajo Kuçedra e tmerrshme, të cilën ajo e mbjellë në fillim të tregimit, por do të presë për të vënë në fokus të frikshme deri në fundin dramatik dhe në Ronja dhe hajdutët ku do gjejmë emra sa interesantë dhe karakteristik si: Tjegge, Knotas, Fjosek, Joe dheTjorm. Si i gjeti ajo këto emra?
Po, sipas vajzës së saj Karìn, ajo kishte studiuar një atlas nga krahina Lapland, kishte studiuar emrat e liqeneve dhe vendeve nga atje dhe nga këto pjesë emrash mori një copë për të shpikur një emër të ri. Ronja vetë vjen nga mesi i emrit të liqenit Jaronjaure.
Njerëzit e letrave, njerëzit e gjuhësisë pohojnë se duke lexuar veprat e Astrid Lindgren, Selma Lagerlöf, August Strindberg, Hjalmar Söderberg, Hjalmar Bergman, kuptojmë se për nga pikë vështrimi i gjuhës dhe shpirtit, suedezët janë në një stad të lartë të kulturës, respektit, traditës dhe njohjes antropologjike.
Këta përmes artit të të shkruarit kanë arritur të bëjnë atë çka shumë popuj të botës së zhvilluar nuk kanë arritur ta bëjnë, dhe me siguri shumë popuj dhe vende të botës këtyre ua kanë zili.
Në bazë të leximit të veprave të lartë përmendura  njeriu ndjen dhe fiton përshtypjen se është në mesin e këtyre njerëzve dhe se, edhe ti je vet pjesë e kësaj natyre dhe jetë në polin e veriut. Mëngjese të ftohta dimri, por edhe ato verore të freskëta, karakteristikë e polit verior, karakteristikë e një natyrë të virgjër, e cila çdo gjëje i jep jetë dhe bukuri.
Me siguri se edhe natyra ka ndikimin e vet në jetën dhe personalitetin e këtyre njerëzve aq të sjellshëm dhe fisnik. Kjo natyrë që të rigjallëron, kjo natyrë e cila ta shton jetën dhe të jep forcë për të shkuar përpara. Natyra është e shenjtë këtu. Natyra është me mbi vlerë te këta njerëz. Këta kujdesën ndoshta më shumë se për vetveten për natyrën, e jo sikur tek ne, ku ne jemi ata të cilët e shkatërrojmë natyrën dhe ambientin tonë.
Duke parë nga ky kënd jetën në këtë vend, them se jeta këtu ka vlerë!
Këtu sa duket ditët janë verës me plot vapë, edhe në vjeshtë me plot shi, por çka mund të konkludojmë se edhe ditët këtu janë ditë. Duke i radhitur këto gjëra ashtu çdo ditë e vendosin edhe një pjesë të jetës të tyre, një pjesë të shëndetit të tyre, “Ja falin” mëngjeseve të bardha dhe ditëve të gëzuara që këta njerëz në këtë vend të largët të veriut jetojnë jetën e tyre në harmoni.
Duke e marrë me vete këtë skenë, këtë pamje të natyrës dhe jetës, e vazhdoj rrugën bashkë më mendimet e mia. Nga njëherë si në amulli me vjen në mendje se a thua ka mundësi që këto gjëra, këto veti njerëzore ti kemi edhe ne, dhe them se po, dhe i kemi, por...
Qyteti Vimmerby është një qytet me traditë të lashtë, një qytet ku lindi tregtia dhe nga këtu u shpërnda në tërë vendin. Këtë  mund ta mësojmë edhe nga tregimet e Astrid tek Emili apo edhe Fëmijët e Byllerby. Unë jetova vet në rrugën “Byllerbygatan” në Vimmerby, ishte kënaqësi e vërtetë të jetosh në vendlindjen e të madhes Astrid Lindgren. Përjetova gjëra fantastike këtu, mësova shumë gjëra interesante për jetën e saj, të cilat më janë gjetur në situata të ndryshme kur ndodhesha në vështirësi. I jam mirënjohës këtij qyteti, këtyre njerëzve.
Këtu bëra shkronjat e para në gazetari në Suedi, në redaksinë e Vimmerby Tidning, botova poezinë e parë në suedisht, çka jam krenar më këtë.
Këtu mësova shumë për kulturën dhe traditën e këtyre njerëzve të qetë, të sjellshëm, të vëmendshëm për çdo gjë, për njeriun, për natyrën, për jetën, për kafshët, por edhe për bimët e në veçanti për lulet.
Njeriu do të kujtoj këtu edhe të madhen Selma Lagerlöf dhe fluturimin e Nils Halgersson mbi këtë vend nordik, mbi këtë vend të mrekullive natyrore dhe atyre njerëzore.
Nga këto rrugëtime, nga këto gjëra me vlerë njeriu mëson shumë dhe se me të vërtetë edhe tek ne, tek njerëzit e shoh se duhet të këtë më shumë ngrohtësi njerëzore, shtrëngim duarsh mes njëri-tjetrit sikur bëjnë këtu në këtë vend të largët nordik dhe të ftohtë miqtë tanë.
Le të marrim vetëm pakëz përvojë nga jeta e tyre, me siguri se do jemi ata që duhet të jemi e jo ata që ne jemi sot.

(Marrë nga libri me te njejtin  titull dalë nga shtypi këto ditë në Tiranë dhe që do botohet këtu në vazhdime)

                                                                  

Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KSENOFON KRISAFI - ABSURDI I LIGJIT GREK TË LUFTËS ME SHQIPËRINË (Intervistë) (11.04.2014)
REPLIKË - E VËRTETA E LUFTËS, PLENUMIT TË BERATIT DHE PRANISË JUGOSLLAVEProf. Dr. DEMIR DURMISHI (11.04.2014)
KUR TITO MË 1975 DHE 1979 VIZITONTE KOSOVËNNga YLLI POLOVINA (11.03.2014)
MESILA DODA - NUK MUND TË VAZHDOJMË ME PARTI-GARNIZON DHE DESPOTË POLITIKË (Intervistë)Doda - Opozitën sot po na e bën Ruçi. Mbështetësit e Olldashit janë mënjanuar (11.02.2014)
JA PSE DEMOKRATËT NUK DO TA ZGJEDHIN JAMARBRIN!Nga FATOS HOXHA (11.02.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT(Marrë nga libri me te njejtin  titull dalë nga shtypi këto ditë në Tiranë dhe që do botohet këtu me vazhdime)Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU (11.01.2014)
AFRIM ZHITIA E FAHRI FAZLIU, DY HERONJ TË KOSOVËS TË LUFTËS TË 2 NËNTORIT 1989 NË KODËR TË DIELLIT NË PRISHTINËNga TAHIR GJONBALAJ (11.01.2014)
NË SUEDI NIS FUSHATA PËR TË MOS E DËBUAR 3 VJEÇARIN MAL OSMANI (10.31.2014)
DEUTSCHE WELLE - NGËRÇI POLITIK RREZIKON TA ZHYSË KOSOVËN NË KRIZË FINANCIARE (10.31.2014)
APOLLONIA NË VËMENDJE TË ARKEOLOGJISË EUROPIANE (10.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]