E Enjte, 11.26.2020, 08:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PËR RASTIN E KOSTANDIN XHUVANIT
Nga ROLAND GJOZA

E Premte, 11.07.2014, 09:47am (GMT+1)


Në Shqipëri u kuptua një gjë: s'jemi të gjithë njëlloj. Me një fjalë, ligji është yni, po vepron mbi ju. Ajo që ndodhi me Kostandin Xhuvanin, u kthye, nga veprim ligjor, në veprim politik. Më e gjëmshmja që mund të ndodhë në një vend që gjoja po lufton korrupsionin. Europa nuk i ka sytë nga ne. Po ne i kemi sytë nga ajo. Ja, ç’i tha kryeministri: Kthimi do të jetë i gjatë. Një i ri që ka marrë disa jetë njerëzish, është urdhër të kthehet një ditë. Dhe gjyqtarët dëgjojnë, se veshët s'duhet të kenë dyllë kur partia flet. Si m'atë kohë!

Kryeministri i vendit qëndron me një lustër vuajtjeje në fytyrë për deputeten e tij që po thotë fjalët e tij. Dhe kjo të kujton të kaluarën. E jep djalin për idealin. O Shqipëri që më bën për të vjellë! Gjen rast kryeministri, si një halabak lagjeje, të sulmojë opozitën, për dyfytyrësi me ligjin. Kopuk mbi kopuk e rezil mbi rezil, sa vendi është bërë kala me derbederë të shkërdhatë idealit. Poshtë është llauzi që në një ditë zie, është gati të duartrokasë e është gati të derdhë lot për një nënë që s'di ç’thotë. Ra sipari. Kaq ishte.

U dha kumti i kthimit. Policia mori dekoratë. Kryeministri gjeti rast t'ia përplaste edhe njëherë dorashkën opozitës, deputetja dha dorëheqje për te ruajtur të pastër figurën e partisë dhe në kafene u vu të këndohej; "Enver Hoxha edhe njëherë e mprehu shpatën.." Nuk ndryshojmë dot. E kemi të vështirë, Jemi si ai qeni i Monterrosos, që donte të bëhej njeri, po s'i harroi zakonet e shurrosjes dhe të lehjes sa herë dilte hëna.
Një gjë më shqetëson; ajo që ka thënë Kostandini: S'mbaj mend asgjë! Ja, kjo duhet për alibinë! E thamë që sipari ra dhe shfaqja s'do të jepet më. Po mund ta shikojmë rrugëve djaloshin plëngprishës që përgatitet për një shfaqje të re. Ai do të dalë, nga një klauzolë prej firauni në kartën e ligjeve; nga humbja e kontrollit dhe kapërcimit të arsyes për shkak të padrejtësisë që i është bërë! Si herën e parë. Për “vetëmbrojtje”, por që e paskësh kaluar cakun e arsyes së paarsyetuar të nenit kaq dhe aq. Ç’ta përsërisim prapë; Ligji është për ne, jo për ata! Gjyqësori është në duart e partisë që bën gjoja sikur s’e ka. Këtu ka një problem që është njerëzor. Dhe në një familje që ka fituar emër me vepra, jo me fjalë dhe para, mund të lindë një pinjoll i tillë. Por jo deri në këtë cak. Atëherë mund të themi se emrat e aktores, nënës dhe regjisorit, babait, ka mundësi të jenë fituar skajmërisht me një mani të sëmurë karriere. Ç’dua të them; joshja e lavdisë i do të gjitha orët për vete, mungesa është për të tjerët. Që të bëhesh një Ana Manjani, bie fjala, apo një Angelopulos, sërish bie fjala, kërkon sakrifikim krishtëror. Këtë mund të kenë bërë të dy, madje nëna e ka shkelur me një karrige në parlament, kur kishte karrigen aq fisnikërore dhe duartrokitëse në teatër. Ç’i duhej? Punë e saj. Kostandini është rritur vetëm. Plotësisht vetëm, në mes të plotësimeve ekstreme, siç po shohim të ndodhë me fëmijët e politikanëve, gjyqtarëve, biznesmenëve. Ishte një vetmi luksi, i vetëmjaftuar, në përkëdhelinë me mesazh dhe në duartrokitjet e sukseseve të prindërve si trofe për vete. Kështu dhe Kostandini mund të luante. A nuk është lojë të vrasësh kaq shumë njerëz dhe të thuash: Nuk mbaj mend asgjë?

Ai e ka nisur të kuptuarin e jetës mbi të tjerët, shkallë-shkallë. Nuk pikasën asgjë prindërit në sjelljen e fëmijës? Jo, madje ata u ngazëllyen për azdisjen lumturore të pinjollit shpërfillës, prej të mirave që i kishin siguruar. Po vetëm kaq. Krijonin sa më shumë të mira për të dhe ai luante. Vrau dhe luajti. Vrau sërish dhe luajti. Kujdes: ata luajnë! Janë mësuar të luajnë dhe me armë, veç që prindërit t'i shikojnë të ngopur gjer në grykë. Kjo është! Dhe tani luajnë prindërit. Ja, nëna, në ditën e gjakut, ajo dënon të birin, sikur tani ta ketë kuptuar vërtet që ai, ose më saktë ajo, kishte gabuar. Ai vrau me dorën e prindërve. Kjo duhet kuptuar. Në Shqipëri ka shumë vrasës, atje poshtë, por dhe atje lart. Ata poshtë e shtyjnë ashtu rrokopujshëm, pa letra e fjalime, pa miza skena artistike, ndërsa ata lart ia luajnë fenë. Sepse ata kanë pushtetin dhe do të bëjnë njërën që djali të dalë. I spërkatur, por jo i lagur! Pse, për ty e bëri atë vaj, ajo nënë, o zgjedhës, kaq naiv je, ajo e bëri për djalin. S'ka faj. Ashtu u mësua. Je e madhe, yll, si ty s'ka... Natyrisht, kështu dhe gjërat duhet të bëhen! Dhe tani... Do të bëhet se s’bën! Le të jepet dënimi, po pas dënimit ka dhe plot klauzola që ulin dënimin. Pse, a mund të ketë nënë që të thotë: Jo, mos ia zbutni dënimin djalit! Natyrisht që s'ka! Një sy qorr, një vesh shurdh dhe kalon kjo histori. Po historia vetë s'kalon dot. Se u bë e përditshme në Shqipërinë e xhepit të kryeministrit, kjo histori!

ROLAND GJOZA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRIA DHE FQINJËT E SAJNga BAHRI OMARI* (11.07.2014)
AVDYL SULAJ - DUHET TA MBAROJMË PASTËRTINË E SHQIPES NGA DYNDJET E FJALËVE TË HUAJABisedoi: ALBERT Z.ZHOLI (11.06.2014)
JEAN-PIERRE GARITTE - ARRESTIMI I ISH INSPEKTORES GOLEMI, RAST UNIK DHE I PAPRECEDENT (Intervistë) (11.05.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT (II)Nga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.05.2014)
KSENOFON KRISAFI - ABSURDI I LIGJIT GREK TË LUFTËS ME SHQIPËRINË (Intervistë) (11.04.2014)
REPLIKË - E VËRTETA E LUFTËS, PLENUMIT TË BERATIT DHE PRANISË JUGOSLLAVEProf. Dr. DEMIR DURMISHI (11.04.2014)
KUR TITO MË 1975 DHE 1979 VIZITONTE KOSOVËNNga YLLI POLOVINA (11.03.2014)
MESILA DODA - NUK MUND TË VAZHDOJMË ME PARTI-GARNIZON DHE DESPOTË POLITIKË (Intervistë)Doda - Opozitën sot po na e bën Ruçi. Mbështetësit e Olldashit janë mënjanuar (11.02.2014)
JA PSE DEMOKRATËT NUK DO TA ZGJEDHIN JAMARBRIN!Nga FATOS HOXHA (11.02.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT(Marrë nga libri me te njejtin  titull dalë nga shtypi këto ditë në Tiranë dhe që do botohet këtu me vazhdime)Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU (11.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2020  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30          
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]