E Premte, 01.24.2020, 10:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
'BESOJ SE RAMA ËSHTË I ÇLIRUAR FEVZI!'
Nga YLLI DYLGJERI

E Djelë, 11.09.2014, 06:50pm (GMT+1)



TIRANE - Duke kërkuar një foto të Beogradit.. , (pas shkrimit të Fevziut: A do çlirohet Rama nga "Sindroma e Enver Hoxhës"?…)
Besoj se Rama është i çliruar Fevzi!
Eshtë i çliruar se po shkon në Beograd me një axhendë Europiane. Rama në Beograd do ecë mbi vijat e bardha të Europës. Këshillat dhe shkrimet sot një dite para vajtjes janë vetëm një butafori. As për servilzmin ndaj Enverit, as për servilizmin tënd, apo servilizmin tim (cështë e drejta s'vuaj), por për ca dokumente që së fundi kanë dalë nga arkivat ruse lidhur me vizitën e Hoxhës në Beograd 60 vjet të shkuara. Dokumentet arkivore po thonë ndryshe nga c'shkruan ti në këmbë.
Cështë e vërteta, sipas dokumenteve të rusëve, vizita e Enver Hoxhës në Beograd paska qenë pak më ndryshe nga çkemi lexuar në veprën e tij Titiste apo gjetkë. Unë di që ti Fevzo tani nuk je më i përndjekur, që të mos t'ët lenë të hysh nëpër arkiva, aq me tepër kur Klani sot është vetë Arkiva.
Tashme i bie, që ti Fevzi, dhe ndonjë tjetër dhjet…orist, kanë nevojë për update lidhur me vizitën e Hoxhës. Në këto dokumente që flas, thuhet se pas takimit të Enver Hoxhës në Beograd, kur delegacioni shqiptar u kthye në Atdhe, ambasadori rus në Tiranë C… takoi menjëherë ambasadorin jugosllav në Tiranë dhe e pyeti:
Si shkoi vizita e Hoxhës?
Ambasadori Jugosllav i është përgjigjur:
Shumë keq! Hoxha në Beograd foli me zë të lartë! Duke sqaruar se cëshjen e bashkimit me Kosovën e kërkoi në mënyrë "brutale"… etj, etj.

Per te mos folur per letren qe Enver Hoxha i dergonte Stalinit ne vitin 49, ku i kerkonte: "meqenese Tito doli i pabese nga takimi i Beogradit, e vetmja alternative mbetej lufta ne marrjen e Kosoves". (kopje unikale e kesaj letre ndodhet ne Arkivat Ruse) Kjo eshte historia. Keto jane dokumentat.

Me vjen keq Fevzi po kam besim, se shkrimin te Gazeta Panorama, do ta ribotosh sërisht një ditë, siç e ke zakon, qe i riboton cdo katër vjet librat e tu, duke filluar nga "Pidestale pa Statuja". Cështë e vërteta me servilizmin që tregon, për çdo udhëheqës shqiptar tranzicioni, ke bërë Statuja të reja në këto 22 vite demokraci. Kaq!

A do çlirohet Rama nga “sindroma e Hoxhës”?
Nga: Blendi Fevziu
A do t’i shpëtojë Edi Rama “sindromës së Enver Hoxhës”? Kjo është pyetja e parë që në mënyrë figurative do t’i bëja vetes 24 orë përpara sesa Kryeministri i Shqipërisë të vizitojë Beogradin. Po ç’lidhje ka mes Enver Hoxhës dhe Edi Ramës veç faktit që të dy bashkë kanë qenë kryeministra të këtij vendi dhe që Rama është i dyti pas Hoxhës që viziton Beogradin? Lidhja qëndron në kontekstin në të cilin të dy kryeministrat kanë vizituar Beogradin dhe në sjelljen që Hoxha ka reflektuar dhe Rama pritet të reflektojë atje. Gjashtëdhjetë e tetë vjet më parë, kur Hoxha vizitoi Beogradin, ai ishte dukshëm një vasal politik i Titos.

Hoxha mbërriti në Jugosllavi si një i përzgjedhur i komunistëve jugosllavë në krye të Partisë Komuniste Shqiptare; ai nënshkroi të gjitha marrëveshjet që iu vunë në tavolinë, edhe pse ato ishin dukshëm nënshtruese për Shqipërinë. Hoxha u lut për një ndihmë ekonomike që përfshinte ndërtimin e një hekurudhe në Shqipëri dhe dërgimin e disa fabrikave të vjetra jugosllave. Në rrafshin politik, sipas dokumenteve të hapura së fundi, Hoxha u ankua më shumë për Plenumin e Beratit, sesa për shqiptarët e Kosovës; ai pranoi arsyetimin e Titos se çështja e Kosovës nuk duhej diskutuar tani se lëndonte serbët dhe nuk guxoi të shkonte në Prishtinë. Madje as u takua në Beograd me liderët shqiptarë komunistë të Kosovës, disa prej të cilëve kishin qenë edhe themelues të PKSH! Në librin “Titistët” Hoxha përshkruan me detaje se sa vështirë e kishte të qepte një kostum që të ishte dinjitoz për vizitën te Tito, dhe nuk e fsheh se ishte i impresionuar prej tij. Hoxhës i mbetej vetëm të lutej për gjithçka dhe në historinë e marrëdhënieve bilaterale kjo mbetet vizita më e shëmtuar që një burrë shteti shqiptar ka bërë ndonjëherë. Gjashtëdhjetë e tetë vjet më pas Rama shkon në Beograd në një kontekst krejt tjetër. Një kontekst që ka nisur të ndryshojë që 21 vjet më parë. Madje ai ka edhe një precedent për këtë, që përmendet fare rrallë në shtyp këto kohë. Më 1993-shin, Kryeministri i Jugosllavisë, Milan Paniç, vizitoi Tiranën. Ndryshe nga vitet e komunizmit, Paniç mbërriti si politikan që nuk demonstronte forcë, por kërkonte ndihmë në Tiranë.

Në takimin me Kryeministrin Meksi ai ishte dukshëm inferior, madje sipas procesverbaleve, ka qenë pre e ironisë (thënies së Paniçit se ai diti të shkonte në SHBA me 20 USD në xhep dhe u kthye milioner, Meksi iu përgjigj: “Mund të shkosh me 20 USD e të bëhesh milioner në SHBA, por mund të vish milioner nga SHBA dhe të ngelesh me 20 USD në xhep në Ballkan”)! Thelbi i inferioritetit të Paniçit ishte i thjeshtë. Ai kërkonte ndihmën e Tiranës zyrtare në atë kohë që shqiptarët e Kosovës të votonin për të dhe jo për Milosheviçin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Shqipëria nuk u përzje në këtë histori dhe pas ngjarjeve të viteve 1999 dhe 2008, situata në Ballkan ka ndryshuar rrënjësisht. Rama do të shkojë nesër në Beograd si Kryeministër i një vendi anëtar i NATO–s; si Kryeministër i një shteti që në procesin e integrimit është po aq i avancuar sa Serbia; që e ka GDP-në për frymë thuajse të ngjashme me atë të Serbisë; që ka një marrëdhënie impresionuese me SHBA, fuqinë më të madhe të globit dhe i një vendi që s’ka asnjë dilemë për përkatësinë euroatlantike të tij. Këtë më shumë se kushdo e ka treguar samiti i Berlinit në gusht. Në rrafshin rajonal, Rama shkon si Kryeministër i një vendi, bashkëkombësit e të cilit janë përcaktues në stabilitetin e katër shteteve në Ballkan. Kosova është shtet i pavarur; shqiptarët e Maqedonisë janë element i rëndësishëm shtetformues atje dhe ata të Malit të Zi, garant të pavarësisë së këtij vendi në balancat e vështira etnike. Kryeministri i Shqipërisë reflekton në Ballkan një fuqi që Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë në 75 vitet e para të ekzistencës së saj si shtet dhe këtu qëndron edhe diferenca e tij me Hoxhën. Rama duhet të jetë koshient për atë që përfaqëson dhe duhet të çlirohet nga “sindroma e Hoxhës”; ajo e të ndjerit i vogël dhe inferior në raport me fqinjët.

Kjo është sfida kryesore e Kryeministrit të Shqipërisë dhe nëse ai nuk e reflekton këtë (pa arrogancë dhe pa teprim), vizita mund të quhet e dështuar. Në të kundërt, Shqipëria ka shansin të imponojë një imazh tjetër në Ballkan, një imazh që ka nisur të strukturohet dukshëm që pas mbarimit të izolimit dhe rrëzimit të regjimit komunist. Ngjarjet e ndeshjes Serbi – Shqipëri dhe deklaratat e Nikoliçit dhe Vuçiçit pas saj e kanë ndezur situatën, por kjo nuk ndryshon asgjë në raportet politike. Shqipëria ruan po atë status dhe Rama duhet të afishojë këtë. Ai duhet të rikonfirmojë fuqinë e një vendi që synon integrimin europian, Europën e bashkuar, por që e bën këtë po me ato aksione politike, madje edhe më të forta se sa fqinjët tanë. “Sindroma e Hoxhës” ka mbaruar dhe Kryeministri i Shqipërisë duhet të tregojë që s’vuan më nga kompleksi i inferioritetit, që ka qenë mallkimi ynë historik! Vetëm atëherë vizita në Beograd mund të quhet një vizitë e realizuar!

YLLI DYLGJERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUFTA DHE KOMUNIZMINga FATOS TARIFA (11.09.2014)
HISTORIA SHQIPTARE NË 'LUFTË CIVILE'Nga REZART PALLUQI (11.08.2014)
SHQIPËRIA E KUISLINGËVE - MENDJELEHTËSIA E BABALLARËVE DHE DISA PAKTE SKANDALOZENga PËLLUMB XHUFI (11.08.2014)
ZBULIMI PAS 70 VJETËSH - ENVER HOXHA ËSHTË TAKUAR ME GJERMANËT (11.08.2014)
PËR RASTIN E KOSTANDIN XHUVANITNga ROLAND GJOZA (11.07.2014)
SHQIPËRIA DHE FQINJËT E SAJNga BAHRI OMARI* (11.07.2014)
AVDYL SULAJ - DUHET TA MBAROJMË PASTËRTINË E SHQIPES NGA DYNDJET E FJALËVE TË HUAJABisedoi: ALBERT Z.ZHOLI (11.06.2014)
JEAN-PIERRE GARITTE - ARRESTIMI I ISH INSPEKTORES GOLEMI, RAST UNIK DHE I PAPRECEDENT (Intervistë) (11.05.2014)
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT (II)Nga Dr. Rovena VATA& Sokol  DEMAKU (11.05.2014)
KSENOFON KRISAFI - ABSURDI I LIGJIT GREK TË LUFTËS ME SHQIPËRINË (Intervistë) (11.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]